Memorie.al publikon historinë e panjohur dhe të bujshme të ndodhur në qytetin e Tiranës në 1942-in, kur gueriljet komuniste kryen aksionin e rrëmbimit të vajzës 12 vjeçare të Shefit të Policisë së Tiranës, Man Kukaleshit, të cilën e strehuan në një bazë të tyre në Rrugën Fortuzi, duke i bërë presion të atit të saj, që të lironte nga burgu, komunistin Shyqëri Ishmi, që pritej të ekzekutohej nga italianët. Dëshmia e rrallë e Vanda Çoratit, lidhur me rrëmbimin e Bale Kukaleshit (fqinjë dhe miq shtëpie të Çoratëve), nga i vëllai i saj, Agroni me Tonin Jakovën dhe Sabaudin Gabranin (“Hero i Popullit”), të cilët e morrën atë zvarrë me forcë, duke e futur në një automjet “Miloçento”, që e ngiste një shofer me pseudonimin “Sazani”. E gjithë kronologjia e asaj ngjarje që asokohe bëri bujë të madhe në Tiranë, duke alramuar kryeministrin Shefqet Vërlaci dhe Jakomonin, që nga paniku e tmerri që shkatoi në familjen Kukaleshi, hedhja e letrës nga Vanda Çorati në oborrin e Kukaleshëve, akuzat e Man Kukaleshit ndaj Agron Çoratit se ai kishte gisht në atë punë, kërcënimi i xhaxhait të vajzës, Qazimit, se do pushkatonte 100 komunistë, strehimi i vajzës në bazën te Rruga Fortuzi, ku ajo njohu nga zëri fqinjin e shtëpisë së tyre, urdhëri për lirimin e vajzës dhe kthimi i saj në shtëpi, akuzat dhe kërcënimi i Agron Çoratit ndaj Enverit vetëm dy tre ditë pas atij aksioni, ku u vra Vojo Kushi te Kodra e Kuqe, dërgimi i Çoratit “me shërbim” në Korçë, ku ai u rrezikua të vritej nga italianët, kthimi i tij në Tiranë dhe denoncimi që ai i bëri Partisë Komuniste me anë të një trakti ku e akuzonte atë për terrorizëm, largimi i tij me studime në Austri, kthimi në 1947-ën dhe kalvari i gjatë i dy vëllezërve dhe dy motrave Çorati, në burgje e internime.
Nga Dashnor Kaloçi
“Aty nga viti 1942 kur italianët kishin arrestuar Shyqëri Ishmin dhe pritej ekzekutimi i tij, mua më thirri vëllai im, Agroni dhe më tha se do të bënim një aksion për rrëmbimin e vajzë 12-vjeçare të Man Kukaleshit, shefit të Policisë të Tiranës, me të cilin ne kishim hyrje-dalje familjare dhe ishte komshiu ynë. Pasi Agroni më dha detyrat që unë duhet të kryeja në atë aksion, aty në të errur, unë i thashë Bales që të merrte gjymat dhe të shkonim për të mbushur ujë tek Bajat e Demnerëve në Pazarin e Ri, ashtu siç shkonim zakonisht mbrëmjeve ku merrnim ujin e pijshëm. Kur unë me Balen morëm gjymat dhe po dilnim në rrugën që të çonte tek Pazari, aty i bëra me shenjë Tonin Jakovës që doli nga vetura “Miloçento”, ku prisnin dhe Sabaudin Gabrani me shoferin, që e kishte pseudonimin “Sazani”. Sa u afruam aty, Tonin Jakova i tha Bales: ‘Hajde se të do Tata në zyrë’ dhe e tërhoqi me forcë duke e marrë zvarrë dhe e hypi në veturë”.
Kështu e kujtonte fillimin e aksionit, Vanda Çorati, ish-komuniste dhe partizane e Pezës, e cila na rrëfente ngjarjen e bujshëme të vitit 1942, kur gueriljet komuniste të Tiranës rrëmbyen vajzën e Shefit të Policisë së tiranës, Man Kukaleshit, për t’i bërë presion që ai të lironte Shyqëri Ishmin, aksion të cilin e udhëhoqi i vëllai i saj Agron Çorati, me dy shokët e tij, Tonin Jakovën e Sabaudin Gabranin. Po kush është Vanda dhe Agron Çorati e cila është e kaluara e familjes së tyre? Kush e urdhëroi aksionin për rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit, cilët ishin personat që morën pjesë në atë aksion dhe përse të nesërmen e asaj nate ata u detyruan që ta lëshonin vajzën 12-vjeçare pa e përmbushur qëllimin e atij aksioni?! A ishte Enver Hoxha ideatori i atij aksioni dhe përse ai urdhëroi për lirimin e vajzës që u muar peng dhe më pas i’a hodhi fajin Fiqret Shehut, Isuf Keçit dhe Agron Çoratit, të cilët i përjashtoi dhe nga partia? Cili ishte kërcënimi që Agron Çorati i bëri Enver Hoxhës në lidhje me vrasjen me tradhëti të Vojo Kushit dhe përse të nesërmen e asaj dite Enveri e dërgoi Agronin me shërbim në Korçë, ku ai mezi i shpëtoi vdekjes? Përse pas kthimit nga Korça, Agroni bëri promemorjen e famëshme kundër Partisë Komuniste, çfarë thuhej në atë deklaratë që ai e ngjiti në muret dhe shtyllat e Tiranës dhe përse pas kësaj ai u largua nga Shqipëria me ndihmën e Nako Spiros? Përse Agroni u akuzua si “agjent i gjermanëve” dhe si vuajtën kalvarin e gjatë të internimeve, dy motrat dhe dy vëllezërit e familjes Çorati, së bashku me nënën e tyre Feruzen, e cila i kërkoi Enver Hoxhës që nga katër fëmijët që i kishte dhënë Luftës, njerin t’ja kthente në shtëpi?!
Kush ishin Çoratët?
Nga dy vëllezërit dhe dy motrat e familjes Çorati, të cilët njihen si eksponentë kryesorë të gueriljeve komuniste të Tiranës që gjatë periudhës së pushtimit fashist e kthyen shtëpinë e tyre në një bazë të fuqishme, Mila me Vandën, kanë jetuar deri aty nga viti 2005, ndërsa dy vëllezërit e tyre, Muharremi me Agronin, ishin ndarë nga kjo jetë në vitet ’60 e ’70-të. Të vendosura në një shtëpi të vjetër tiranase, e cila ndodhet edhe sot diku në afërsi të Pazarit të Ri, dy motrat Çorati, Mila e Vanda, shtynin ditët e pleqërisë së thellë në vetminë e tyre dhe herë pas here sillin në kujtesë vitet e një kohe të shkuar që u solli shumë peripecira dhe brenga në jetën e tyre. Origjina e familjes Çorati, është nga Libohova e Gjirokastrës dhe gjyshi i tyre që quhej Beaudin Çorati, pasi ishte shkolluar në Stamboll për Drejtësi, punoi për disa kohë në Voshtinë të Janinës. Pas djegies së Janinës nga turqit, një pjesë e familjes Çorati u shpërngul për në Turqi (ku jetojnë akoma pasardhësit e saj) kurse Beaudini, erdhi e u vendos me banim në Vlorë dhe u caktua si gjykatës në Tepelenë. Gjatë kohës që Beaudini jetoi në Vlorë, atij i lindi një djalë që u quajt Ferit, i cili është babai i Milës, Vandës dhe dy vëllezërve: Muharremit e Agronit, që kanë ndërruar jetë disa vite para dy motrave të tyre. Pasi Feriti u lirua nga internimi në Ishullin e Sazanit ku e kishin degdisur italianët për pjesmarrjen e tij në Luftën e Vlorës, ai punoi për disa kohë në Post-Telegrafën e qytetit bregdetar dhe në vitin 1920, Drejtori i atëhershëm i Postave, Sadik Tirana, e transferoi atë në qytetin e Tiranës, i cili u vendos me banim në një shtëpi me qera tek Demnerët, në afërsi të Pazarit të Ri.
Çoratët, bazë e komunistëve
Muharremi që u lind në Vlorë në vitin 1920, ishte i pari i fëmijëve të Ferit Çotratit që vdiq në vitin 1930 në Tiranë. Të katër fëmijët e tij, Muharremi, Agroni, Mila dhe Vanda ,u shkolluan në gjimnazin e Tiranës dhe pas formimit të Partisë Komuniste, ata u lidhën ngushtë me Lëvizjen Antifashiste dhe e kthyen shtëpinë e tyre (aty tek Lik Demneri) në një nga bazat kryesore të komunistëve. Lidhur me këtë, Vanda tregonte: “Ishte shoqëria e ngushtë që kishte vëllai ynë, Muharremi, me Gogo Nushin dhe Nako Spiron, ajo që e bëri familjen tonë të lidhej ngushtë me Lëvizjen Antifashiste dhe ne të aderonim në Partinë Komuniste. Në atë kohë, nëna jonë Feruzja, që komunistët e thërrisnin Aneja, jo vetëm që nuk na solli pengesa, por ishte ajo që ua hapi shtëpinë shokëve të Lëvizjes, duke i pritur e përcjellë njëlloj si ne fëmijët e saj. Aty tek ne mblidheshin ndihmat për partizanët si dhe financat e Partisë, të cilat ne i mbanim në një kuti teneqeje, që e fshihnim brenda oxhakut.
Më kujtohet njëherë kur ra një shi i madh dhe e lagu kutinë që ishte e varur brenda oxhakut, gjithë natën ne u muarëm me hekurosjen e kartmonedhave, duke i tharë ato. Përveçse priste dhe përcillte komunistët ilegalë në shtëpi, nëna jonë Feruzja ishte e ngarkuar me detyrë dhe dërgonte postën sekrete të Partisë nga Tirana në Korçë. Në një nga ato shërbime të saj, ajo u kap nga xhandarët në postobllokun e Pogradecit dhë është shoqëruar me makinën e Petraq Pekmezit për në Korçë, ku u mbajt një muaj në burg. Në atë kohë, përveç Muharremit që punonte me teknikën e Partisë, duke shtypur në mënyrë ilegale traktet në Shtypshkronjën “Gutenberg”, edhe unë punoja me shtypjen e trakteve në Tiranë dhe në Pezë, ku u shpërngul më pas teknika. Përveç Gogo Nushit e Nako Spiros, që ishin shokët e Muharremit, gjatë periudhës së Luftës, aty tek ne vinin dhe Mustafa Gjinishi, Fiqëret Shehu, Nexhmije Hoxha, Hamit Keçi, Isuf Keçi, Qamil Poda, Ali Kubati, Tefik e Drit Çaushi, Shyqëri Këllezi, Pirro Dodbiba etj., të cilët qëndronin me ditë të tëra si ilegalë në banesën tonë”, kujtonte Vanda Çorati, atë kohë kur shtëpia e tyre ishte kthyer në bazë të rëndësishme të komunistëve.
Man Kukaleshi liroi disa herë nga burgu Çoratët
Ngjitur me shtëpinë ku banonin Çoratët, ishte dhe shtëpia e Man Kukaleshit, që në atë kohë ishte Shef i Policisë së Tiranës. Po cilat ishin mardhëniet e Çoratëve me familjen e Man Kukaleshit dhe si ishte e mundur që fare pranë shtëpisë së Shefit të Policisë së Tiranës, komunist të kishin një nga bazat më të fuqishme të tyre?! Lidhur me këtë, Vanda Çorati dëshmonte: “Të gjitha këto lëvizje komunistësh në shtëpinë tonë, bëheshin nën hundën e Man Kukaleshit, Shefit të Policisë së Tiranës, të cilin e kishim fqinjë dhe dyert tona ndodheshin vetëm pesë-gjashtë metra larg. Ndonëse shtëpia e jonë ndodhej ngjitur me shtëpinë e Man Kukaleshit, ne nuk kishim asnjë lloj frike nga ai, që jo vetëm që nuk na tregonte tek italianët, por përkundrazi ai na ndihmonte sa herë neve na kanosej ndonjë rrezik. Nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë së tij, Man Kukaleshi i shikonte të gjitha lëvizjet e komunistëve në shtëpinë tonë dhe kur ato bëheshin të shpeshta, ai i thoshte gruas së tij: ‘Shkoni i thoni zonjës Feruze, me i largu komunistët se janë grumbulluar shumë e do të bini në sy, se ka shumë kontrolle nga italianët’.
Sa herë që komunistët bënin mbledhje në shtëpinë tonë dhe kishte ndonjë sinjal për kontroll, të gjithë ata ne i largonim nga shtëpia e Man Kukaleshit dhe që andej ata dilnin në Pazarin e Ri. Po kështu, Man Kukaleshi na ka shpëtuar dhe na ka nxjerrë nga burgu disa herë, si mua, ashtu dhe motrën Milën, si dhe dy vëllezërit, Agronin e Muharremin. Kur nëna jonë Feruzja shkonte për t’i thënë zonjës së Manit se ndonjëri nga ne ishte arrestuar dhe t’i thoshte atij që të ndërhynte për të na liruar, ajo i thoshte: A prap i kapën o zoje”?!, kujtonte Vanda Çorati, miqësinë që ata kishin në atë kohë me familjen e Shefit të Policisë të Tiranës, Man Kukaleshit, i cili jo vetëm që nuk i ngacmonte Çoratët dhe komunistët kryesorë të Tiranës që mblidheshin aty, por ata nga shtëpia e tij largoheshin sa herë që kishte sinjale që lagjia do kontrollohej nga italianët.
Rrëmbimi i vajzës së Kukaleshit
Po si qëndron e vërteta e aksionit për rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit, për të cilin Enver Hoxha ka shkruar gjatë në një nga veprat e tij, duke akuzuar Fiqrete Shehun dhe Agron Çoratin, si terroristë? Lidhur me këtë, Vanda Çorati dëshmonte: “Aty nga viti 1942, kur italianët kishin arrestuar Shyqëri Ishmin dhe pritej ekzekutimi i tij, mua më thirri vëllai im Agroni dhe më tha se: do të bënim një aksion për rrëmbimin e vajzë 12-vjeçare të Man Kukaleshit. Pasi Agroni më dha detyrat që duhet të kryeja në atë aksion, aty në të errur unë i thashë Bales që të merrte shtamat dhe të shkonim për të mbushur ujë tek Bajat e Demnerëve në Pazarin e Ri, ashtu siç shkonim zakonisht mbrëmjeve ku merrnim ujin e pijshëm. Agroni për të mos rënë në sy se ishte ai organizatori i atij aksioni, qëndroi në shtëpi dhe herë pas here qëndronte në dritare që ta shikonin se ai ishte aty. Ndërsa dy shokët e tjerë Tonin Jakova, me Sabaudin Gabranin (“Hero i Popullit”) dhe shoferin, do të qëndronin me makinë në afërsi të Pazarit të Ri, aty ku do të kaloja unë me vajzën e Manit. Kur unë me Balen morëm shtamat dhe po dilnim në rrugën që të çonte tek Pazari, aty i bëra me shenjë Tonin Jakovës, që doli nga vetura “Miloçento”, ku brenda saj ndodheshin dhe Sabaudin Gabrani me shoferin që e kishte pseudonimin “Sazani”.
Sa u afruam aty, Tonin Jakova i tha Bales: Hajde të shkojmë se të kërkon Tata në Kuesturë’, ashtu siç e thërrisnin në shtëpi Manin. Ndërsa Balja i’u përgjigj duke i thënë: Përse më kërkon Tata?, Tonin Jakova e tërhoqi zvarrë, duke e futur më forcë në makinë dhe ndërsa Balja filloi duke bërtitur me të madhe, Sabaudin Gabrani, i mbylli gojën me dorë. Pas kësaj, vetura “Miloçento”, u nis me shpejtësi, kurse unë mbysha dy shtamat me ujë dhe u ktheva në shtëpi. Kur vajta atje, zonja e Manit më pyeti se ku ishte Balja dhe unë i’u përgjigja duke i thënë: E morën me makinë një dy vetë, pasi i thanë se e kërkonte Mani në Kuesturë. Ndërkohë që zonja e Manit u fut në shtëpi e tronditur, unë lashë brenda oborrit të saj, letrën që më kishte dhënë Agroni.
Në atë letër i thuhej Manit se: ‘vajza e tij ishte marrë peng nga komunistët dhe ajo do të lirohej me të vetmin kusht, në qoftë se Man Kukaleshi do të lironte nga burgu Shyqëriu Ishmin’. Pas kësaj, unë shkova në shtëpi dhe i tregova Agronit se aksioni kishte mbarur me sukses dhe ai vazhdoi të qëndronte në shtëpi, kurse mua më dha detyrë që të rrija në rrugë dhe të shikoja të gjitha reagimet që do bëheshin nga familja e Man Kukaleshit. I pari që erdhi tek shtëpia e Kukaleshëve, ishte vëllai i Manit, Qazimi, i cili punonte në Kuesturë dhe kur ai hapi derën e jashtëme, pa letrën që kisha hedhur unë aty dhe doli jashtë për t’a lexuar nën dritën e shtyllës që ishte fare pranë portës së tyre. Pasi e lexoi letrën, Qazimi filloi të bërtiste dhe duke u ngjitur për në shtëpi tha me zë të lartë: 100 komunistë do të pushkatoj sot. Kur hyri brenda, ai lajmëroi të vëllain Man Kukaleshin, i cili doli menjëherë dhe erdhi në shtëpinë tonë e takoi Agronin. Mani tepër i tronditur i tha Agronit: Aman o Gono, më kanë rrëmbyer Balen. Agroni duke u hequr se nuk dinte gjë fare, i’u përgjigtj: Si or Man e kanë rrëmbyer Balen, ça thu…?!
Mani vazhdoi përsëri dhe i tha: Agron, ti ke gisht në këtë punë, por të lutem ndërhy dhe ma liro se nuk të çoj njeri prapa. Pasi Man Kukaleshi erdhi në shtëpinë tonë dhe akuzoi Agronin, se ai kishte gisht në rrëmbimin e Bales, ai u largua nga ne, duke i thënë: Agron, këtë gjë ta kam lënë në dorën tënde. Atë mbrëmje, pasi Selman Kukaleshi u largua nga shtëpia jonë, Goni doli dhe shkoi tek shtëpia në Rrugën “Fortuzi” ku e kishin çuar Balen. Kur ai kishte hyrë tek shtëpia ku ishin shokët e tij, Tonini me Sabaudin, dhe kishin filluar të bisedonin rreth situatës së krijuar, Balja, e cila ishte në dhomën tjetër me sy të lidhur, e kishte njohur Gonin nga zëri dhe i kishte thirrur: O Goni, o Goni. Pas kësaj Agroni erdhi në shtëpi dhe na tregoi gjithë ngjarjen”, kujton Vanda Çorati lidhur me aksionin e rrëmbimit të vajzës së Man Kukaleshit.
Kthimi i vajzës në shtëpi
Çfarë ndodhi më pas me vajzën 12-vjeçare të Shefit të Policisë së Tiranës dhe si rrodhën ngjarjet në shtëpinë e Kukaleshëve? Lidhur me këtë, Vanda Çorati tregonte: “Të nesërmen në mbrëmje, Tonin Jakova e mori Balen me biçikletë dhe e solli dhe e la diku afër shtëpisë tek Selvija. Gjatë rrugës, ai i’a kishte mbyllur sytë Bales me letra, duke i vënë një palë syze të errta, dhe kur e kishte zbritur aty, i kishte thënë asaj që t’i hapte sytë, vetëm kur ai të numëronte deri në katër. Atë ditë përpara se të lirohej Balja, mua më thirri Agroni dhe më dha detyrë që të rrija duke luajtur në afërsi të shtëpisë së Kukaleshëve dhe të vëzhgoja lëvizjet dhe njerzit që do të hynin e dilnin aty. Po kështu më tha që: kur të vinte Balja, unë të bisedoja me të dhe pa rënë në sy të merrja të dhëna, nëse ajo i kishte njohur rrëmbyesit e saj, Tonin Jakovën, Sabaudin Gabranin, shoferin si dhe shtëpinë ku e kishin mbajtur të izoluar. Kur erdhi Balja në shtëpi, aty u grumbulluan shumë njerëz të afërm të Kukaleshëve, fqinjë të tyre, si dhe shumë personalitete që ishin shokë dhe kolegë të Manit, si Kuestori Papalilo, etj. Mbaj mënd që atë ditë apo të nesërmen, aty erdhi dhe gruaja e Jakomonit, e cila i solli Bales si dhuratë një biçikletë dhe një kukull shumë të bukur.
Unë, sipas porosisë që kisha nga Agroni, i’u afrova Bales dhe duke bërë xhiro me biçikletën që i solli gruaja e Jakomonit, e pyeta atë se ç’i kishte ngjarë. Balja më tha se në atë shtëpi ku e kishin çuar ata që e rrëmbyen, ajo kishte dëgjuar zërin e Agronit. Unë i thashë se nuk kishte mundësi, sepse Agroni kishte qenë gjithë kohën në shtëpi dhe nuk kishte dalë fare prej derës. Të gjithë bisedën që kisha bërë me Balen, i’a tregova Agronit, duke i thënë se ajo e kishte njohur nga zëri”, kujtonte Vanda Çorati, duke shtuar se: “Ndonëse Man Kukaleshi e mësoi krejt të vërtetën e rrëmbimit të vajzës së tij dhe personat që kishin kryer atë aksion, me në krye vëllain tonë Agronin, ai nuk mori asnjë masë ndaj nesh. Edhe pas asaj ngjarje mardhëniet tona familjare vazhduan krejt normale, njëlloj si më parë dhe Man Kukaleshi jo vetëm që nuk na dërgoi policët për të na arrestuar, por përkundrazi, ai na liroi disa herë nga burgu, si mua, ashtu dhe Agronin, Muharremin dhe Milën, që na arrestonte Kuestura herë pas here”.
Vanda Çorati: “Enveri urdhëroi rrëmbimin e vajzës”
Si qëndron e vërteta rreth rrëmbimit të vajzës së Man Kukaleshit dhe kush ishte personi që urdhëroi që ajo të merrej peng në këmbim të lirimit të Shyqëri Ishmit? Lidhur me këtë, Vanda Çorati, dëshmonte: “Që në atë kohë, vëllai ynë, Agroni, na ka treguar se urdhërin për rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit e kishte dhënë vetë Enver Hoxha. Por mbasi u pa se rrëmbimi i saj bëri bujë shumë të madhe dhe ai xhest u dënua nga gjithë qyteti i Tiranës, duke i quajtur komunistët “terrorisë që merren me rrëmbime fëmijësh”, po vetë Enver Hoxha dha urdhërin për lirimin e vajzës së Man Kukaleshit. Që Enveri ka qenë njeriu i cili urdhëroi rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit, nuk mund të vihet në dyshim. Ky fakt është i besueshëm për ne, jo vetëm nga dëshmia e Agronit, gjë të cilën ai na e ka përsëritur edhe shumë vite më pas, por duke ditur rregullat dhe disiplinën që kishte Partia në atë kohë, nxirret deduksioni llogjik se: Askush tjetër nuk mund të urdhëronte për një aksion të tillë që kishte të bënte me rrëmbimin e një vajze, dhe aq më pak atë të Shefit të Policisë së Tiranës. Por pas atij aksioni, duke parë situatën e krijuar, Enver Hoxha ngarkoi me përgjegjësi Agron Çoratin, Fiqret Shehun e Isuf Keçin, dhe vetë mori atributet e shpëtimtarit të situatës”, dëshmonte Vanda Çorati, duke treguar të vërtetën mbi atë ngjarje të bujshme të vitit 1942, kur komunistë morën peng vajzën 12-vjeçare, në këmbim të lirimit të Shyqëri ishmit, për të cilën Agron Çorati ka akuzuar Enver Hoxhën, si njeriun që urdhëroi rrëmbimin e vajzës së Kukaleshit.
Agroni kërcënoi Enverin se kishte gisht te vrasja e Vojo Kushit
A ishte Enver Hoxha personi që urdhëroi rrëmbimin e vajzës së Man Kukaleshit dhe përse ai bëri përgjegjës Agron Çoratin për atë aksion?! Lidhur me këtë, Vanda tregonte: “Dy tre ditë mbas ngjarjes së rrëmbimit të Bales, ndodhi dhe vrasja e Vojo Kushit, Sadik Stavelecit dhe Xhoxhi Martinit. Atë mbrëmje pak para se të fillonin pushkët, Agroni donte të shkonte tek shtëpa e Ije Farkës, për të takuar Enver Hoxhën dhe Vojo Kushin, që të nesërmen do të shkonte me një shërbim në Mal të Zi. Por pse nuk shkoi Agroni atje dhe kush ishte personi që e ndaloi, ai ma ka treguar vetëm në vitin 1960. Atë mbrëmje, kur ai dontë të shkonte për të takuar Vojo Kushin, u ndalua nga një shoqe komuniste, të cilën Qarkori i Tiranës e kishte caktuar që të strehoej në shtëpinë tonë. Ajo të cilën ne e konsideronim njëlloj si vajzën e shtëpisë, i doli përpara dhe duke i vënë shpatullat derës, i kishte thënë: Në asnjë mënyrë, ti nuk do të shkosh atje. Vetëm po të vdes unë, ti do të dalësh nga kjo derë. Dhe pak momente më vonë, kur u dëgjuan pushkët te Kodra e Kuqe, Agroni u kujtua se aty kishte tradhëti. Që atë natë pasi pushuan pushkët, Agroni shkoi tek Enver Hoxha dhe i tha: Vojo Kushi është vrarë me tradhëti. Por po e zbulova të vërtetën se kush është personi që e ka tradhëtuar, unë do ta vras me dorën time edhe pa lejen e Partisë. Siç na ka treguar Agroni, ato fjalë ai i’a tha Enverit, sepse ishte i bindur se Vojo Kushi e dy shokët e tij u vranë me tradhëti.
Agroni na thoshte se: Vojua është vrarë jo nga italianët, por nga dikush tjetër, dhe pas vrasjes, për të humbur gjurëmt e tradhëtisë, italianët filluan të qëllonin, se gjoja ata u vranë në përpjekje. Nuk është e vërtetë se Vojua ka hipur në tank e ka luftuar, ai është vrarë më përpara se të nisnin pushkët nga italianët. Unë e mbaj mënd si tani trupin e tij të vrarë, kur italianët e kishin vënë në një karrocë dhe e shëtitën nëpër Tiranë për të terrorizuar popullin. Që pas asaj bisede që Agroni bëri me Enverin, ku i tha se Vojua ishte vrarë me tradhëti, Enveri të nesërmen e nisi Agronin me shërbim në Korçë, duke e ngarkuar me kryerjen një aksioni me shumë rëndësi. Gjatë kryerjes së atij aksioni, Agroni u la në baltë nga personi që ishte bashkë me të dhe ai mundi që të shpëtonte pa u arrestuar nga italianët, vetëm në saj të aftësive të tij. Pas kryerjes së aksionit, Agronin e lanë vetëm në një shtëpi, duke e abandonuar plotësisht dhe ndonëse ai kërkoi lidhje me komunistë korçarë, nuk i shkoi asnjeri për ta takuar. Ai mbeti aty për disa kohë krejt i vetëm dhe i sëmurë, i ndihmuar vetëm nga plaka e shtëpisë, që i jepte ndonjë gjë për të ngrënë. Pas afro dy muajsh, Nako Spiro dërgoi nga Tirana një djalë 14-vjeçar, i cili në emër të tij, i tha që të mos i besonte asnjeriu dhe të kthehej urgjent në Tiranë”, kujtonte Vanda Çorati, lidhur me debatin që bëri i vëllai i saj, Agroni, me Enverin, për vrasjen e Vojo Kushit dhe dërgimin e tij për të kryer një aksion në Korçë, gjë për të cilën siç i ka thënë dhe Agroni: U dërgua qëllimisht, për t’u eleminuar fizikisht”.
Agroni denoncoi publikisht me trakt, Partinë Komuniste Shqiptare
Ç’farë qëndrimi u mbajt ndaj Agron Çoratit kur ai erdhi në Tiranë dhe përse ai e denoncoi Partinë Komuniste Shqiptare? Lidhur me këtë, e motra e tij, Vanda, tregonte: “Pasi Agroni erdhi nga Korça në Tiranë, ai u mbyll në shtëpi dhe u bë shumë pesimist për rrugën ku ishte futur. Duke analizuar ngjarjet që nga vrasja e Vojo Kushit dhe dërgimin e tij në Korçë, ku mezi mundi të shpëtonte nga vdekja e sigurt, ai bëri një deklaratë, tip ‘promemorie’, dhe pasi e shaptilografoi në shumë kopje, e ngjiti atë në mjedise publike, në shtylla dhe muret e Tiranës. Ndërmjet të tjerash në atë deklaratë Agroni shkruante se ai kishte vepruar aktivisht qysh nga themelimi i Partisë Komuniste Shqiptare, duke besuar në luftën për çlirimin e atdheut dhe për mëkëmbjen e një Shqipërie me të vërtetë Etnike, por PKSH-ja, i kishte tradhëtuar ato ideale dhe i kishte dalë zot, vetëm terrorit, anarkisë dhe vëllavrasjes. Më pas ai i bënte thirrje se: kush e donte Shqipërinë, të zgjidhte rrugën e arsyes dhe të shqiptarizmit, duke dalë kundër anarkisë dhe terrorizmit me markë të huaj.
Në fund të deklaratës, Agroni shkruante se: Balli Kombëtar, nuk ishte ashtu siç e kishin paraqitur drejtuesit e Partisë Komuniste, por tek Balli, ai shikonte shërbëtoren besnike të interesave të Atdheut dhe metodat e asaj organizate e kishin bindur për të vërtetën e cila shprehej dhe në Dekallogun e tyre. Kur unë e mora vesh se Agroni kishte ngjitur atë deklaratë në muret e Tiranës, dola si e çmëndur dhe i grisja ato kudo që ishin, duke menduar se vëllai im kishte tradhëtuar Partinë. Disa ditë pas kësaj, Nako Spiro i tha Agronit që të largohej nga Shqipëria dhe ai i nxorri një të drejtë studimi për në Austri, duke i paguar dhe lekët për vazhdimin e shkollës. Sipas porosisë së Nakos, që e donte shumë Agronin, aty nga pranvera e vitit 1944, ai u nis për studime në Austri, së bashku me 20 studentë shqiptarë”, kujtonte Vanda Çorati, lidhur me largimin e vëllait të saj nga Shqipëria, pasi ai kishte denoncuar publikisht PKSH-në se ajo ‘kishte tradhëtuar idealet dhe interesat e Shqipërisë’.
Çoratët në burgje dhe internime
Si u trajtua familja Çorati pas mbarimit të Luftës? Lidhur me këtë, Vanda kujtonte: “Në fillimin e vitit 1946, Agroni i ndërpreu studimet dhe u kthye në Shqipëri. Atë e arrestuan sapo mbërriti në Tiranë dhe e mbajtën për disa kohë të izoluar, duke i’a ndërruar disa herë vëndet ku e mbanin të mbyllur. Pas disa muajsh, Nako Spiro shkoi tek Koci Xoxe dhe i tha se: çdo të bëhej me problemin e Agronit? Pas shumë përpjekjesh të Nakos, Agronin e liruan nga izolimi dhe e dërguan të punonte si punëtor krahu në hapjen e rrugëve, ndërsa vëllai tjetër yni, Muharremi, ishte në funksionin e zv / ministrit në Komisionin e Planit të Shtetit, me Nako Spiron. Më pas Agroni u sistemua në punë si financier dhe mbaroi natën Fakultetin Ekonomik me rezultate të larta. Goditja më e egër ndaj familjes sonë filloi aty nga viti 1956, me arrestimin e Muharremit. Ndërsa ai pregatitej të shkonte familjarisht në Çekosllavaki, ku ishte caktuar atashe tregtar, atë e arrestuan duke e akuzuar si “mbështetës të Konferencës së Tiranës”. Pas kësaj, ai u lirua vetëm me ndërhyrjen e Dr. Stavri Lekës, i cili u tha oficerëve të Sigurimit të shtetit, se ai mund të vdiste në qeli nga çasti në çast.
Pas kësaj, Muharremin e internuan në Llakatund të Vlorës, ku dhe vdiq në shtatorin e 1968-ës. Po kështu, në vitin 1960, u arrestua dhe Agroni, të cilin më pas e internuan për pesë vjet në ishullin e Zvërnecit. Pas dënimeve të Muharremit dhe Agronit, na përjashtuan nga Partia edhe mua, e motrën Milën. Nisur nga persekucioni i egër që u ndërmor ndaj familjes sonë, nëna Feruzja, të cilës nuk i dhanë kurrë pensionin e Luftës, i bëri një letër Enver Hoxhës, duke i thënë: Nga katër fëmijë që i dhashë Luftës, ma kthe njërin në shtëpi. Vetëm pas kësaj Enveri dha urdhër dhe Agroni u lirua nga internimi e erdhi në Tiranë, ku punoi punëtor ngarkim shkarkimi, deri sa vdiq në punë në 15-janar të 1977-ës”, e përfundonte rrëfimin e saj, Vanda Çorati, duke shtuar se persekucioni ndaj familjes së Çoratëve që kishte qënë një nga bazat më të fuqishme të komunistëve gjatë kohës së Luftës, vazhdoi edhe më tej: Në vitin 1973, në qelitë e Degës së Punëve të Brendëshme të Durrësit, u zhduk fizikisht në mënyrë misterioze, bashkëshorti i Milës, mjeku i famshëm me origjinë nga Izraeli, Natan Schacner, të cilit nuk i dihet ende varri.
. Asgje nuk ka ndryshuar, bandite paralufte, bandite gjate lufte, bandite ne komunizem, bandite ne demokradhi.
Çar pergjigje t’lejsh me jahu! Na dali t’persekutu k’to qi kon rremy kalamoj e komshijvet t’vet. Prite Zot rrezikun. T’pakten t’myllishin gojen e ti mershin me vet n’vorr krimet qi kishin bo . Ai kopili i gjinokastres gjejte ksi hajvonash qe i perdorte per punet e veta. Ai me dor t’vet nuk ka ther i pul. Kurse k’to organiojshin sekuestrimin e goces se komshiut qi i kishin dyret njit. Kafsh ! Kushdo mun ta bojte ate aksjon vetem ju qe e kishit deren njit jo kurr. Ene thoni masanej se ju urdhnoj Enveri . Po ju çar bot? Kur organizut vjedhjen e goces e menut se ishit komshi? Ene bojshit sikur s’dijshit gjo kur erdhi bab e nona e goces me ju pyt. Ehh…. pjell kjo toka jon xhahila me shumic.
Ca te verteta, ca rrena dhe hajde ta moresh vesh se ca ka bo vaki.
Ai sistem ishte si ishte e mbaroj funksionin e vet , na shkolloj na edukoj na siguroi pun buk dije jet te garantuar dhe shkoi me dinjitet pa borxhe , as na vodhi as na drogoj e çnderoj , naj la vendon te pa prekur pa ambasador amerikan , i dha dinjitet familjeve shqiptare qoft edhe me dhun atyre qe kishin lindur te pa ndershem , sot kan dal te ter origjinal siç kan qen ne fakt SHQIPTARET , te ter ai brez i vjeter i luftes ka vdekur tashme , tani te na tregojn kta te internuarit e te vuajturit qe na çajn trapin ka 30 vjet qe kerkojn te rregullojn biografin e dhjer se kujtojn se u be deti kos , por qe kjo biografi ne fakt si hyn kerkuj ne xhep , sot çfar kerkojn kta njerez , lek qyl apo çfar , çfar bejn sot ne jeten e tyre , sa te ndershem jan sot ata dhe pasardhesit e tyre e çfar po bejn per kte vend , kte te na tregojn mos na tregojn prralla me mbret . Heroizmat e familjeve te mbaruara ne shekuj histori pa kurr far vlere.
Kjo po qe eshte pune. Te besh pasuri duke bere propagande duke shfrytezuar e botuar materialet arkivore. Kusare.
Nuk jane materiale arkivore,jane shpifjet e Kalocit dhe tradhtareve.
Po po po i nxorret bojen Enver Hoxhes!
Akoma ju o gomere kujtoni se do t’i prekni ndonje qime bythe Enverit me mbrockullat tuaja?
nuk jane zakone shqiptare te merresh me gra e kalamoj ..serbi dhe greku dhe palestina i bo keto gjona harram qumshti i nones.
pse e arrestoi Enveri Isuf Kecin?pse e akuzuan Gonin per agjent te gjermaneve?pse e vrane Vojo Kushin dhe ca ipat thene Isuf Keci Nako Spiros ne vesh kur po pinin kafe tek Zogu Zi..ç’dinte Qazimi per “pordhen” e Enverit ne dyqanin “Flora”,cfare mesazhi donte tiu percillte italianeve nepermjet pordhes?
pse i kerkoi nonë Feruzja Enverit t’i leronin vetem 1 femije nga 4 qe kishte,cfare dinin ata 3 te tjeret per mjekun izraelit qe u zhduk nga hetusia fill mbasi hengri grosh(fasule) te zime
pse e urdheroi Enveri kidnapimin e vajzes 12 vjecare pastaj ktheu mendje,cili ishte roli Stalinit ne kete mes,ca pat thene Curcilli ne House of Commons dhe si u pasqurua ne shtypin britanik,rasti i kidnapimin..
pse Enveri nuk foli kurre per kete?
kush ishte personi me nofken “tata” qe pinte puro ne zyre?
???
SOS, ke thene nje histori te TERE me kete shprehje tenden!
Ec e merrevesh ca ka ndodh kur e tregojn kta lloj njerzish historin.Nako Spiru ne ilegalitet si nje nga eksponentet e lart te Pksh i paska nxjerr te drejt studimi Agron Coratit ne austri ne pranveren e 1944.O Enver Hoxha ishte burr i vertet shqiptar dhe ju nuk hudhni dot balte mbi figuren e tij o dobica.
Ec e merrevesh ca ka ndodh kur e tregojn kta lloj njerzish historin.Nako Spiru ne ilegalitet si nje nga eksponentet e lart te Pksh i paska nxjerr te drejt studimi Agron Coratit ne austri ne pranveren e 1944.O Enver Hoxha ishte burr i vertet shqiptar dhe ju nuk hudhni dot balte mbi figuren e tij o dobica.
Perralla nga plaka te rrjedhuna. Nako Spiro i nxorri te drejte studimi ne 1944????? Ca ishte Nako, minister arsimi??? Tamam pordhe pleqsh te rrjedhun. I tregojne historite si ti foje bytha Kaloqit. O zotrinj ku i keni faktet jo dokrrat e te shkareve. Ene e rrembente vete komshien e pasndaj thoshte na tha Dulla. E ka plas Moni ca ore mrene dhe e konvertoi ne ballist.
1- Man Kukaleshi nuk ka qenë kurrë Shef i Policisë së Tiranës. Ka qenë thjesht spiun me njihje të shumta, të cilat i përdorte për të marrë rryshfete për lirimet e njerëzve. Ka qenë thjesht spiun dhe sekser, pikësrisht punën që pati edhe para Luftës, sekser shtëpish.
2- Urdhlrin e rrëmbimit të vajzës së Manit nuk e ka dhënë Enver Hoxha. Urdhlrat jipeshin me shkrim dhe askush nuk mund të mohonte një urdhlr të dhënë. Jo vetëm kaq, por Enveri urdhëroi lirimin e vajzës dhe i përjashtoi nga PKSh organizatorët e rrëmbimit.
3- Agron Çorati, pas përjashtimit, afrohet me Ballin Kombëtar. Balli kishte deklaruar se afronte cilindo që largohej nga PKSh, pavarësisht çfarë kishin bërë më parë. Kështu që edhe shumë atwntatorë aventurierë që i pati përjashtuar Partia, ose që ishin pjesë e fraksioneve komuniste që nuk i afroi PKSh, iu afruan dhe u lidhën me Ballin.
4- Agron Çoratit iu fal jeta, se për veprime dhe shpifje të tilla në Luftë të ikte koka.
5- Vanda ka pasur konflikt interesi me agjentura të huaja.
6- Kaloçi është një pykë me majë të thyer.
MORE DASHNORE VETEM DUKE LEXUAR FJALEN .:ABANDONUAR :PO E KUPTOJE SE SA E VERTETE ESHTE ZBULIMI YTE.JU PO FLISNI PER NGJARJET E VITIT 1942 DHE KJO FJALE ISHTE SHKRUAJTUR NE MEMORJEN E HISTORISE SE LUFTES. A MUNDET TA SHPJEGOSH SI E GJETE KETE FJALE NE TEKSTIN E SHKRUJTUR ,APO E KE DEFORMUAR TI SI NJE INTELEKTUAL ME EKSPERIENCE.MOSE DEFORMONI HISTORINE E NJE POPULLI ,SEPSE NJE POPULL PA HISTORINE E TIJE ESHTE SI NJE KOLLOVARE QE MBI RROBAT E TIJE,E ZONJA E SHTEPISE VARE BREKET E VETA.
TE SHOHIM HISTORITE E TJERA QE DO NA ZBULOSHE.PO PSE NUKE NA SHKRUAN NDONJE HISTORI ME SALI BERISHEN,APO MBASE VDEKJES.
MERU ME TE GJALLET ,DHE JO ME TE VDEKURIT. PERSE NUKE DEMASKON POLITIKEN MBASE VITEVE 90 ,SEPSE TE JANE VRARE ME SHUME SE SA U VRANE GJATE LUFTES ,PA BERE ASNJE LLOJE LUFTE.VETEM LUFTE MIDISE BANDAVE QEVERITARE ME KOLLARE PER TA PLACKITUR EVJEDHUR ATE VENDE.
Mon Kukaleshi, ishte burre Zotni Tirone ,si te gjith tironcit e vertete,kush ka shkrujt se ishte spiun ti Plasmon syte e te lexoj, nuk u hakmor edhe pse e mori vesht mire,kush ha kishte rremby pjesen e shpirtit (gocen).po ai ven ,kshu mso me komunista drejtus.ai ven se pa 1 dit te mire ,mas 1941 .Respekte per te gjith qe vujten ne at sistema,respekte per Z Mon Kukaleshi ,dhe ZOJEN E MODHE BALEN ,QOFSHIN NE REHAT TE XHENETIT
Ça flet moj sharabajgë?? I paska falur Moni?? Debile, të nesërmen Moni ngriti 10 trekëmbësha për të varur 10 të burgosur nqs kamunistat do i bënin gjë vajzës. Vajzën ia liroi Enveri, i cili përjashtoi edhe përgjegjësit e rrëmbimit. Pastaj Moni, këta përgjegjës i lidhi me Ballin Kombëtar, me qëllim thellimin e kontradiktave. Spiuni i ndyrë ishte ndër organizatorët e 4 Shkurtit. Apo edhe ata mirë bënë që u vranë nëpër rrugë kot???
Yyyshht, rracë e ndyrë turkoshake. Ju ka ngelur Moni, Qozimi, Mejremja, Zhelali, Tefiku, në gojë, se aq e keni horizontin. Tironsa t’b¥thës.
Ca thuj ti re, Moni ishte shpirt njeriu. I vajti Agronit tu qa: amon e Gono ma liro gocen se do ta lej sumen per darke. Goni u perlot ene u pendu, ene shau Partine ene Dullen qe e futen ne qorrsokak. Per ket pendese Moni e dergoi ne Vjene me studime, ku Goni hapi syte e mesoi ca ish komunizma, nje e keqe modhe. Pasndajna mesoi ca ish Facizma nja si tip hallvasije qe bo nsndaja per baramllik. U bo i zgjut Goni e pasndajna filloi me i ra sumes. E me vone e zuni sifilizi se u ngatru nji note me ca zezake norvegjiet. Kjo asht istoria e Gonit te Tofikut ke Vorri i Ashikut. Tung
Agron Corati qe ishte eksponent i guerileve te Tiranes, po aq i njohur sa dhe M. Keta, ne mos me shume, dhe Fiqerete Sanxhaktari qe ishte e fejuara e tij dhe qe me me vone e martua me Mehmet Shehun, ishin kryesoret ne kete rrembim. Agroni pastaj, per te shpetuar koken, sepse vajza e Mon Kukaleshit e njohu, beri deklaraten kunder Partise Komuniste dhe si shperblim u dergua me burse ne Vjene. Atehere ai u perjashtua nga Partia. Si mund t’i jepej burse dhe te nisej per ne Vjene gjate pushtimit gjerman. Motra thote e ndihmoi Nako Spiro, qe ishte ne udheheqjen e Partise Komuniste??? Zor te besohet, per kete histori ka shkruar E. Hoxha dhe ne mos gaboj Astrit Leka, nje tjeter antar i njesiteve guerile, dhe pjesmarres ne kete aksion dhe shume te tjere, qe me vone doli partizan.
Femijet e Agronit dhe gruan e tij si dhe Anene kam patur rastin t’i njoh, i kishim komshinj, njerez shume te mire, shume puntore, dhe te respektuar. Agroni nuk rrojti shume mbasi u kthye nga internimi. Kishin nje apartament afer shkolles Misto Mame tek Medreseja.
Please Public my comments
Please Public my real comments and not only this text
Histori te trishtme,tipike komuniste.Terroor,dhune,mashtrim,zhgenjim dhe pendim.Te gjitha veprimet terroriste te ideuara nga dy krijusit e partise komuniste shqipetare ,Miladin Popoviç,Dushan Mugosha dhe te perqafuara dhe pasuruara nga krimineli antishqipetar ay vagabondi i Gjirokastres qe ju shofte emeri,tregojne me se miri fytyren ekomunizmit shqipetar.Fytyre eshperfytyruar,e perçudnuar veçanerisht mjeshterisht nga shoku Taras.
Dhe sot detyre e çdo shqipetari patriot e te ndershem eshte dhe duhet te jete ndriçimi i vertete i portretit te diktatorit tone unikal ne Europe e ndoshta ne glob.
Po e ka shkrujz kokoloqja dmth eshte Komplet e kunderta.
Lexoni o njerez Si ka ndodhur ne te vertete e mos u merrni me kokoloqen:
http://www.enverhoxha.info/shqipe/biografi.php
http://www.enverhoxha.info/shqipe/libra.php
http://www.enverhoxha.info/_books/e7x6xKUR%20LINDI%20PARTIA.doc
Kete rrembin e vajzes se monit, Bales (qe e ka botuar e ribotuar kokoloqja) e organizuan jo komunistet (PKSH e sapo formuar) por nga drejtuesit anarkiste trockiste te grupit te zjarrit (provokatori aristidh qendro dhe andrea zisi si dhe spiuni zef mala) dhe te grupit te te rinjve (anastas lula dhe sadik premtja).
Dhe per keta te fundit ka shkrojtur e rishkrojtur kokoloqja sa per dite mbush faqet e gazetave online me falsifikime.
Keta anarkiste luftonin me vjedhje e me rembime gjoja fashizmin dhe me veprime te tjera imorale midis anetareve te grupit te tyre Si dashuri e Lire (Sex me kedo).
Keta jo vetem qe nuk luftuan fashizmin por me veprimtarine e tyre anarkiste imorale U perpoqen te prishnin imazhin dhe percanin perkrahjen dhe mbeshtetjen e Po fitonin PKSH dhe bijte me te mire ne mbare popullin shqiptar per tu mobilizuar ne Lufte te armatosur kunder pushtuesve e tradhetareve.
Gjithe prallat e fallsifikimet qe ka botuar kokoloqja keto javet e fundit per sadik premten (pseudonimi xhepi ), ketij provokatori qe Conte Uje ne mullirin e fashizmin dhe anastas lulon dhe hysni lepenicen dhe ngjarjen e Gjormit ne Vlore.
Sa U perpoqen komunistet e Duke bere Pune me TA (Si U theriten te marrin pjesen ne thmelimin e PKSH dhe Si deri ne Fund U perpoqen Ti percanin grupet e ndryshme komuniste ne Shqiperi dhe sabotuan deri ne Fund krijimin e nje Partie unike qe do ti dilte zot vendit te vet)
Lirimin e vajzes se kukaleshit e urdheroi PKSh se te qe per xhepin (sadik premten) qorrin (anastas lulin) aristidh qendro, kush e di ckish per te ndodhur me vajzen e shkrete, perdhunuara e vrare e hedhur gjekundi. Me keto veprime ata “uftonin kunder fashizmit”.
Anarkiste imorale Pa asnje lloj vyrtyti.
U denuan njezeri per gjithe demet qe i kishin bere kauzes se shenjte te Clirimit te Atdheut me veprimet e tyre anarkiste sabotatore provokatore imorale percarse.
I gjeni te gjithe keta faqezinj ke faqja kujto.al
Me Redaktor gontufen uranbutkostreci dervishi kokoloqen.
Se marr vesh kokoloqen, mbron e shkruan per Bale kukaleshin, mbron e shkruan per rrembyesin e saj sadik premten.
Po ti smund ti mbrosh te gjithe Si te rembyeren dhe rrembyesin, e te thuash komunistet rrembyen Balen, vajze 12 vjece.
Qe s’eshte aspak e vertete.
Komunistet luftonin me ideale, me gjak, me vyrtyte e Moral teper te larte prandaj populli i mbeshtetur Pa kurfare rezerve.
Djaloshin komunist Shyqyr Ishmi qe permendet ketu e varen ne litar fashistet me firmen e mustafa krujes -( merlikes) tek pazari i Ri -dheshi Avni Rustemi ne Tirane. Deri ne 1990 ndodhej monumentin i tyre. U hoq nga Neo fashiste e pasardhesit e baballareve koolaboratore te kombit sapo erdhi ‘demokracia”.
Pse cu beri Shyqyriu i exekutuar ne tetor 1942?
Hoqen monumentin e Shyqyriut dhe ngriten ate te mustafa fashist krujes, kriminel qe ka duarte e lyer me gjak.
Keto dokumenta arkivore nuk i tregon kokoloqja
http://www.aqshf.gov.al/archive/load/id/1132
E ka mendjen te fallsifikoj e genjej lexuesit Si ca komentues me siper.
Pse nuk Ju bashkua populli ballisteve dhe nacionalisteve ”baballare te kombit”?
Kjo vanda qe flet tashti mos ka qene dashnore e ndonjerit prej tyre. Se grupi te rinjve nuk e kish per turp te flinin me njeri tjetrin Si “shoke”.
Pse skish trun e vet kjo Po i dhane urdher dhe kjo e hipnotizuar e zbatoi. Nuk i erdhi turp.
Zuske. Na Hape barkun.
Komuniste kjo.
Po te thoshin hidhu ne pus do TA Beje ti “komuniste” e grupit te te rinjve te zjarrit. Si brigate rosse.
Kuptohet jo te gjithe, Po ishin Si te thuash paraprijsit e hipive te amerikes se viteve 60: sex drugs and Rock’n’Roll
Why you are so scared from tje authenticity of my comments?
**********
Po e ka shkrujz kokoloqja dmth eshte Komplet e kunderta.
Per lexuesit e rinj ne moshe dhe per ata te paditurit:
Lexoni Si ka ndodhur ne te vertete e mos u merrni me kokoloqen:
http://www.enverhoxha.info/shqipe/biografi.php
http://www.enverhoxha.info/shqipe/libra.php
http://www.enverhoxha.info/_books/e7x6xKUR%20LINDI%20PARTIA.doc
Kete rrembin e vajzes se monit, Bales (qe e ka botuar e ribotuar kokoloqja) e organizuan jo komunistet (PKSH e sapo formuar) por nga drejtuesit anarkiste trockiste te grupit te zjarrit (provokatori aristidh qendro dhe andrea zisi si dhe spiuni zef mala) dhe te grupit te te rinjve (anastas lula dhe sadik premtja).
Dhe per keta te fundit ka shkrojtur e rishkrojtur kokoloqja sa per dite mbush faqet e gazetave online me falsifikime.
Keta anarkiste luftonin me vjedhje e me rembime gjoja fashizmin dhe me veprime te tjera imorale midis anetareve te grupit te tyre Si dashuri e Lire (Sex me kedo).
Keta jo vetem qe nuk luftuan fashizmin por me veprimtarine e tyre anarkiste imorale U perpoqen te prishnin imazhin dhe percanin perkrahjen dhe mbeshtetjen e Po fitonin PKSH dhe bijte me te mire ne mbare popullin shqiptar per tu mobilizuar ne Lufte te armatosur kunder pushtuesve e tradhetareve.
Gjithe prallat e fallsifikimet qe ka botuar kokoloqja keto javet e fundit per sadik premten (pseudonimi xhepi ), ketij provokatori qe Conte Uje ne mullirin e fashizmin dhe anastas lulon dhe hysni lepenicen dhe ngjarjen e Gjormit ne Vlore.
Sa U perpoqen komunistet e Duke bere Pune me TA (Si U theriten te marrin pjesen ne thmelimin e PKSH dhe Si deri ne Fund U perpoqen Ti percanin grupet e ndryshme komuniste ne Shqiperi dhe sabotuan deri ne Fund krijimin e nje Partie unike qe do ti dilte zot vendit te vet)
Lirimin e vajzes se kukaleshit e urdheroi PKSh se te qe per xhepin (sadik premten) qorrin (anastas lulin) aristidh qendro, kush e di ckish per te ndodhur me vajzen e shkrete, perdhunuara e vrare e hedhur gjekundi. Me keto veprime ata “uftonin kunder fashizmit”.
Anarkiste imorale Pa asnje lloj vyrtyti.
U denuan njezeri per gjithe demet qe i kishin bere kauzes se shenjte te Clirimit te Atdheut me veprimet e tyre anarkiste sabotatore provokatore imorale percarse.
I gjeni te gjithe keta faqezinj ke faqja kujto.al
Me Redaktor gontufen uranbutkostreci dervishi kokoloqen.
Se marr vesh kokoloqen, mbron e shkruan per Bale kukaleshin, mbron e shkruan per rrembyesin e saj sadik premten.
Po ti smund ti mbrosh te gjithe Si te rembyeren dhe rrembyesin, e te thuash komunistet rrembyen Balen, vajze 12 vjece.
Qe s’eshte aspak e vertete.
Komunistet luftonin me ideale, me gjak, me vyrtyte e Moral teper te larte prandaj populli i mbeshtetur Pa kurfare rezerve.
Djaloshin komunist Shyqyr Ishmi qe permendet ketu e varen ne litar fashistet me firmen e mustafa krujes -( merlikes) tek pazari i Ri -dheshi Avni Rustemi ne Tirane. Deri ne 1990 ndodhej monumentin i tyre. U hoq nga Neo fashiste e pasardhesit e baballareve koolaboratore te kombit sapo erdhi ‘demokracia”.
Pse cu beri Shyqyriu i exekutuar ne tetor 1942?
Hoqen monumentin e Shyqyriut dhe ngriten ate te mustafa fashist krujes, kriminel qe ka duarte e lyer me gjak.
Keto dokumenta arkivore nuk i tregon kokoloqja
http://www.aqshf.gov.al/archive/load/id/1132
E ka mendjen te fallsifikoj e genjej lexuesit Si ca komentues me siper.
Pse nuk Ju bashkua populli ballisteve dhe nacionalisteve ”baballare te kombit”?
Kjo vanda qe flet tashti mos ka qene dashnore e ndonjerit prej tyre. Se grupi te rinjve nuk e kish per turp te flinin me njeri tjetrin Si “shoke”.
Pse skish trun e vet kjo Po i dhane urdher dhe kjo e hipnotizuar e zbatoi. Nuk i erdhi turp.
Zuske. Na Hape barkun.
Komuniste kjo.
Po te thoshin hidhu ne pus do TA Beje ti “komuniste” e grupit te te rinjve te zjarrit. Si brigate rosse.
Kuptohet jo te gjithe, Po ishin Si te thuash paraprijsit e hipive te amerikes se viteve 60: sex drugs and Rock’n’Roll
Shoh se shume komentues dyshojne se Nako Spiru mund te kete nderhyre per bursen e Agronit,por besoj asnje nuk e di se familja Spiru nga Durresi ka qene nder familjet me te pasura ne Shqiperi ne ate kohe dhe Nako kishte lidhje miqesie dhe familjare me te gjithe anetaret e qeverive te asaj kohe edhe pse ishte komunist,se nuk kane qene aq te ndara gjerat ne ate kohe, edhe Enver Hoxha e kishte kunatin minister.
Zagarët e tipit të Kaloçit dhe ca të tjerë që komentojnë këtu, nuk e thonë të plotë të vërtetën. A e dinit që Agron Çorati, asokohe ka qenë i fejuar me Fiqrete Sanxhaktarin, më vonë e fejuar dhe martuar me Mehmet Shehun??