Çfarë na shtyn drejt tradhtisë?

17 Qershor 2020, 14:53Lifestyle TEMA

Një hulumtim i ri botuar në Journal of Sex Research ka hetuar mbi arsyet që e shtyjnë një person të tradhtojë.

Kur flasim për tradhti, kemi dy lloje tradhtish: atë seksuale dhe tradhtinë emocionale. Rasti i parë është kur thjesht kryen marrëdhënie seksuale me persona të tjerë, ndërsa e dyta është tradhti ku përfshihen edhe ndjenjat emocionale ndaj tjetrit.

Studimi u bazua në 545 pjesëmarrës ku ata që morën pjesë plotësuan një formular anonim duke treguar arsyet që i shtyjnë drejt tradhtisë.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin meshkuj të moshës 40-vjeçare.

Shumica e personave që morën pjesë në studim theksonin se shkak kryesor i tradhtisë është mungesa e kënaqësisë në lidhjen ekzistuese. Mungesa e emocioneve dhe nevoja seksuale i shtyn drejt tradhtisë. Gjithashtu, theksuan se ndjenjat për një person tjetër nuk janë arsye kryesore e tradhtisë, por mund të ndodhë që me kalimin e kohës të ushqesh ndjenja për personin me të cilin ti tradhton partnerin aktual. Duke fajësuar kështu partnerin aktual për faktin se ndihen të lënë pas dore.

Meshkujt, ndryshe nga femrat, janë më të prirur për tradhtinë seksuale, sjellje që nënkupton pakënaqësine seksuale me partnerin parësor.

Sidoqoftë, studiuesit arritën në përfundimin se tradhtia shpesh bie në kundërshtim me qëndrimin e atyre që tradhtojnë: “Unë tradhtoj, por e di se është gabim të tradhtosh” dhe shpesh kjo mospërputhje krijon ankth dhe stres. /stateofmind.it/

1 komente në “Çfarë na shtyn drejt tradhtisë?”

  1. sadna babul ka bidai says:

    tema interesante do tjy keshilloj te gjithe qe dashuria eshte nje verbim te shkalles se verbus se mos perpudhje bashkeshorte si dashuri divorci dhe mos te qenerit familje e shejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje