A do jetë ky njeriu që do zëvëndësojë Angela Merkelin?

18 Qershor 2020, 11:14Bota TEMA

Ministri gjerman i Financave dhe Zv.Kancelari Olaf Scholz ka një shans të mirë për t’u bërë kandidat i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD) për kancelar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Shumë socialdemokratë mendojnë se në kohë të pasigurt është një avantazh të garosh në një garë zgjedhore me një fytyrë që qytetarët e dinë dhe i besojnë”, tha një burim nga majat e partisë dhe klubi parlamentar i SPD për Die Zeit.

Kandidati për kancelar propozohet nga kryetarët e partive Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans.

Për dallim nga Scholz, i cili i përket krahut më konservator të SPD-së, ata përfaqësojnë fraksionin e majtë të partisë.

Esken dhe Walter-Borjans do të komentojnë vetëm çështjen e kandidatit socialdemokrat për kancelar në zgjedhjet e Bundestagut 2021 vetëm pas pushimeve të verës.

Scholz, nga brenda partisë është kritikuar shumë për të qenurit shumë afër Kristian Demokratëve, një partner më i madh i koalicionit në qeverinë e tanishme të Kancelares Angela Merkel dhe një ithtar i vazhdimit të koalicionit CDU / CSU.

Kjo mund të jetë problematike, pasi SPD është e ndarë për çështjen e një koalicioni me Kristian Demokratët që nga fillimi i periudhës aktuale të zgjedhjeve.

Avantazhi i Scholz është përvoja e tij shumëvjeçare në poste të ndryshme ministrore dhe në pozicionin e kryetarit të Hamburgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje