Nga 66 rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit, 6 janë në qytetin e Durrësit.
Dy nga gjashtë rastet janë konstatuar pasi ishin paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit bregdetar.
Në bazë të shenjave të tyre, personeli shëndetësor ka dyshuar dhe u ka bërë skaner e më pas testin e tamponit.
Mësohet se dy nga personat e infektuar janë një burrë dhe një grua e moshuar, fqinjë mes tyre.
Ata po mbahen në mbikqyrje teksa janë izoluar.
Ndërkohë që burri dhe fqinja e moshuar janë me Covid, gruaja e tij ka rezultuar negative.
Hahahaha
I paska vajt menja per i çike plake, nuk thonë kot se qejfi ha kumbulla të tharta
…kumlla t thata…e kishe fjalen,si biçim fiq t that…plot rrudha …