Ndeshja me Teutën i përket së shkuarës, tashmë është momenti qe skuadra e Tiranës t’i kthehet rezultateve pozitive, për të mos e rrezikuar më shumë vendin e parë. Pavarësisht humbjes me Teutën, që erdhi pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive, trajneri Egbo reflekton qetësi. Sipas tij, skuadra duhet të mendojë vetëm për sfidat në vazhdim.
“Çdo ndeshje është si finale për ne dhe do futemi në fushë për të marrë maksimumin. Mund ta marrim si mësim takimin me Teutën. Nëse më parë ishim 100% gati, tani duhet të jemi 200% gati. Nuk jemi aspak në presion, jemi të qetë”.
Humbja nuk i ka vënë aspak nën presion kryesuesit, teksa Egbo shprehet se nëse ekipi jep më të mirën, puna do të shpërblehet.
“Do të jemi të shqetësuar nëse futemi në fushë dhe nuk japim maksimumin. Nëse futemi në fushë dhe japim maksimumin, Zoti do të na e shpërblejë. Pas Koronavirusit, u kam thënë çunave se të gjitha ndeshjet do të jenë si finale, nuk ka ndeshje të lehta as të vështira”.
Pyetjes për rreth çështjes “Ngo’o”, nigeriani iu përgjigj?
“Ngo’o ka dhënë më shumë asiste se të gjithë në skuadër, por ai duhet të vazhdojë të bëjë më mirë. Është gjithçka shumë në rregull me të dhe nuk kemi probleme”.
Hysen Dedja e nisi Aventurën e tij të katërt në pankinën e Vllaznisë me dy barazime me rezultat të njëjtë 2-2 në “Loro Boriçi”, përballë Teutës e Bylisit, ndërsa nesër pasdite shkodranët do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’u përballur me Tiranën kryesuese.
Tekniku shkodran ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp dhe ka vlerësuar shumë kundërshtarin, por është shprehur optimist që futbollistët e tij do të dinë të luajnë me dinjitet dhe të marrin pikë në kryeqytet.
Keni pasur mundësi të evidentoni gabimet e bëra në dy ndeshjet e fundit?
Gjatë këtyre dy ditëve jemi ndalur gjatë te gabimet e pjesës së dytë ndaj Teutës dhe po ashtu në ndeshjen me Bylisin, të cilat jemi munduar t’i korrigjojmë. Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion, pasi kalendari është shumë i ngjeshur, por jemi munduar të bëjmë më të mirën.
Si e keni përgatitur përballjen me Tiranën?
Nesër do ta luajmë sfidën me idenë se përballë janë dy skuadra me fanella të rënda në futbollin shqiptar. Pra, do të luajmë si të barabartë edhe pse jemi në fushë kundërshtare. Siç bën kundërshtari në Shkodër dhe merr pikë, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne.
A jeni optimistë se mund të merrni pikë në kryeqytet?
Jam optimist se do të luajmë si të barabartë nesër dhe duke përjashtuar humbjen çdo rezultat do ishte pozitiv për ne. Tirana vjen pas një humbje në Durrës dhe do të kërkojnë të rikthehen te fitorja për të ecur të sigurt, por duke ditur egon e ditur dhe duke pasur parasysh të gjitha, ne nuk i trembemi, por do të shkojmë me objektivin për të marrë pikë, ndonëse do kemi edhe mungesa në formacion.
Ja edhe nje tjeter fondamentalist fetar . Mavraj nuk ishte mjaft tani kemi edhe trainierin e Tiranes qe punet e zotit i ngaterron me ato te njerezve.
Ku e ka gjetur Tirana ke trainer idiot? Duke u falur fitohen piket?
…sepse i mbledh Halil islamisti , otoman muti , futbolli lindi ne perendim jo ne arabi dhe ky hashureja bashke me evgjitin na cane trapin , na e bene futbollin xhami . ptuuuuuuu byth ngritur