Anashkaluan BE-në për Shtëpinë e Bardhë: ​Raportuesja për Kosovën në PE skeptike për dialogun në Uashingtonin

19 Qershor 2020, 15:17Rajoni TEMA

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka shfaqur hezitime për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Ajo tha se nuk pritet të ketë marrëveshje përfundimtare në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Eurodeputetja pohoi se Kosova po instrumentalizohet për fushatën presidenciale të presidentit Trump për të arritur publicitet për çështje elektorale.

Këto komente, raportuesja për Kosovën i ka bërë ditën e sotme në forumin parlamentar të procesit për bashkëpunim mes shteteve të Evropës Juglindore.

“Mesa duket nuk ka të bëj me ndonjë marrëveshje të madhe, përfundimtare. Të njohjes përfundimtare të dyanshme. Por më shumë ka të bëj me marrëveshje ekonomike. Mirëpo kjo duket që dy vendet, e në veçanti Kosova do të instrumentalizohet për kampanjën (fushatën) presidenciale të presidentit Trump. Është shumë me rëndësi që për të bëhet një lloj publiciteti për çështje elektorale. Ka pasur më parë çështje që janë realizuar nga Grenelli, çështja me vijën ajrore, hekurudhave, mirëpo ende nuk shohim diçka konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se nga do të shkojë dialogu”, u shpreh ajo, raporton Kosova Press.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën shtoi se ndjehet e turpëruar nga disa shtete të BE-së, të cilat shfaqin hezitim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosvës.

Ajo shpreson që në presidencën e Gjermanisë t’u jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave.

“Është për të ardhur keq ajo çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave. Kam lobuar vetë për këtë çështje, ndihem e turpëruar. Në disa prej kryeqyteve ka shumë hezitim e thonë se s’janë përmbushur kriteret. Por ka më shumë çështje të reputacionit, krimit të organizuar në Kosovë. Në një farë forme nuk ka informacion të plotë për situatën. Nuk është çështje teknike, nuk ka një arsye të qartë pse ende mos të largohen vizat. Shpresoj që në presidencën e Gjermanisë t’u jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave”, tha ajo.

6 komente në “Anashkaluan BE-në për Shtëpinë e Bardhë: ​Raportuesja për Kosovën në PE skeptike për dialogun në Uashingtonin”

  1. Bllokmeni says:

    Jo po tju presi juve, qe mbasi i premtuat vizat , duke leshuar ne demarkacion, i kthyhet kurrizin. Europa mbetet gjithnje kontinenti plake.

    1. vang says:

      Grenell deklaroi se ka njoftuar gjermanet dhe francezet.Ata ne SHTEPINE E BARDHE NUK DO VENE NE TAVOLINE HARTEN E KOSOVES dhe do fillojne ta presin me gershere.Sa per BE e pati aq vjet dhe jo vetem nuk po ecej drejt zgjidhjes por po shkohej drejte ndarjes me kryesimin e Mohgerinit.

    2. ben says:

      Bllokmeni-sakter.
      Europa ka qene dhe do jete gjithmone kunder nesh. Kjo Europe, po te mos ishte per shqiptaret, sot do kishte gjuhe zyrtare gjuhen Osmanllishte.
      Si shperblim per sakrificat e te pareve tane, kjo Europe lozi futboll me trojet tona historike duke na shperndare si zogjte e korbit nga te kater anet e globit.

  2. olsi says:

    po te ishte per be , kosova as do ishte bere shtet ndonjehere. be hante e pinte kembekryq me muzhiket e siberise , dhe do e bente akoma kete gje , vetem qe amerikani iu futi kembet ne nje kepuce ,kuptohet per interesat e veta, se asgje sbehet falas , por te pakten kosova sot eshte ,shtet i lire. se ,sa per be aha, i pate mire hollandezet dylbera cfare bene ne bosnje. kjo eshte be.

  3. TT says:

    Evropa kurve , i do aq shume Shqiptaret qe me dominim dhe pasaporte jugosllave leviznin lirishem,kurse sot I mban te mbyllur ,Racizem dhe diskriminim ne mase…ik moj zhabe Gjermane ben seks me qenin se u ngopem kulture evropiane.

  4. Idiote te lindur paskeni qene... says:

    Shkoni tek Trumpi, se jua mbath mire “patkonjte” o kerrica! ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje