FOTOT: Tirana me një shesh të ri, ja si u transformua zona e uzurpuar nga parkimet pa leje

19 Qershor 2020, 10:53Sociale TEMA
FOTOT: Tirana me një shesh të ri, ja si u transformua zona e uzurpuar

Një tjetër lagje në kryeqytet do të ketë një hapësirë të re për banorët e saj. Bëhet fjalë për sheshin më të ri që i është shtuar kryeqytetit, i cili ndodhet në rrugën “Kont Urani”.

Sheshi Bukureshti tashmë do të jetë një tjetër destinacion i rëndësishëm i qytetit tonë, me infrastrukturë rrugore, ambiente çlodhëse dhe plot gjelbërim.

Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës sheshi Bukuresht ka marrë një pamje krejtësisht të re.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, krahas vendosjes së stolave për t’u ulur, në shesh janë vendosur edhe pemë të reja si dhe lule dekorative.

Hapësirat publike në Tiranë po transformohen çdo ditë duke i kthyer identitetin dhe bukurinë kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje