Trondit Ema Andrea me rrëfimin e saj: Jam përballur me dhunën ndaj grave, mikeshat e mia e fshehin

19 Qershor 2020, 20:00Lifestyle TEMA

Aktorja Ema Andrea, gjatë fjalës së saj në “Top Talk” foli për dhunën ndaj grave, ku nuk u kursye të rrëfejë ngjarje personale, por edhe të mikeshave të saj.

Ema Andrea: Po nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh. Dhuna verbale, arrogancë, është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë.

Siç kam pasur dhe fatin që të punoj në ambiente krejtësisht ndryshe nga çfarë po flasim më lart, por është e pashmangshme për të mos u përballur me dhunën verbale, por po jam përballur dhe me dhunën fizike.

Mikeshat e mia e kanë fshehur. Meqenëse më pëlqen të kem ndërgjegje të bëj timen në këtë shoqëri, i jam afruar shumë edhe grupeve fort të prekura. Nuk është e thjeshtë vetëm të denoncosh.

Gratë varen ekonomikisht tek burrat. Ku kanë kundër dhe familjen së tyre, kundër ndarjes, ku mentaliteti është, ‘hë se burri do ta ngre njëherë dorën’, nuk e kanë kaq të thjesht të denoncojnë.

Natyrisht edhe gratë që e kanë një farë pozite, jetojnë në shoqëri, as ato se kanë të thjesht të denoncojnë.

Për një mijë motive, për atë që bëhet publike, për reagimin social, për shqetësimin që do të sjelli, shumë gra e mbyllin në heshtje këtë çështje dhe shumë gra të tjera që ngrenë zërin ndihen vetëm, ose kthehen mbrapsht dhe nuk është kaq e lehtë sepse janë të varura ekonomikisht.

Nuk vijnë të gjitha me edukim, nuk janë të gjitha në punë. Këtu unë besoj se rregullatori më i rëndësishëm është shteti.

3 komente në “Trondit Ema Andrea me rrëfimin e saj: Jam përballur me dhunën ndaj grave, mikeshat e mia e fshehin”

  1. Shtetin Shqiptare e mbajne qellimishte varur prej Koqesh Aleatet tane te Medhenj ,qe te thellohet cmenduria dhe shkaterrohet Shoqeria Shqiptare says:

    Qellimi dihet tashme nga tee gjithe .
    Eshte ai qe nisi me Deklaraten e njeriut me Shpirt Kafshe bissMARK
    se Shqiperia duhet te zhduket nga Harta e Europes
    Gjermanet mbajne Flamurin e Greqise kunder Shqiperise
    qyssh prej 1813
    ku Bavarezi Otto Mbret i Greqise hodhi Planet e Politikave te kafshes Bissmark
    per zhdukjen e Shqiperise .
    Mbas Politikave tee Greqise qendrojne edhe sot Keshilltare Gjermane
    97 -shkon po ne Konton e tyre trimave te Babaleve

    1. ILYRIA / Frankfurt am Main says:

      Zoteri,
      keni Fakte per ato qe thoni apo………Otto u largua vete me opinion shume negative per Fqinjet tane Jugore……cfare Politikash kunder shqipetareve……….ai mendonte se ata ishin grekerit e lashte…..utopi dhe dritshkurtesi e Mbretit Otto nga Bavaria…….por kur e kuptoj se ata nuk ishin grekerit e lashte, mori njerezit e tij dhe u largua i ctjetersuar nga “GREQIA E LASHTE”……..
      Cilet keshilltare gjermane qendrojne sot mbas politikave antishqipetare te Greqise……..??????

  2. Asd says:

    Nuk kuptova ne cilen pjese kishte “tronditje”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje