Rritja e rasteve me COVID-19: Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, lejohet hyrja tranzit vetëm për shtetasit që kanë bërë tamponin

20 Qershor 2020, 10:34Rajoni TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Njësia Operacionale e Krizës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokesorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të kryer brenda 48 orëve.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

Ky regjim fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.

Për informacion të detajuar, mund të vizitoni linkun ? https://www.cdm.me/english/montenegro-further-opens-to-other-countries-with-caution-and-protection-from-coronavirus/

1 komente në “Rritja e rasteve me COVID-19: Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, lejohet hyrja tranzit vetëm për shtetasit që kanë bërë tamponin”

  1. tori says:

    Bravo Mali ZI.Inshalla i ndjek Europa.Te mos lejohet shqiptar te dale jashte Shqiperie,se jane bombe me sahat e krejtesisht te padeshrueshem ne Europe.Te izolohen, te mos kalojne kufijt shqiptar.Te mos infektojne Europen,te mos vjedhin apo te vrasin se koti njerez,qe te ulet ne nje fare menduRe edhe droga qe tregetohet nga shqiptaret ne Europe.Ata jane kaq injorant te pasjelleshem sa ndjen dashte pa dashur urrejtje ndaj tyre.i NSHALLA RRITET NUMRI I TE INFEKTUARVE QE KUFIJT TE MBYLLEN HERMETIKISHT E QE SHQIPTARET INJORANT TA KUPTOJNE REALITETIN,TA KUPTOJNE SE KU I CON MOSZBATIMI I DISTANCIMIT SOCIAL E VENDOSJA E MASKAVE E ZBATIMI I UDHEZIMEVE TE MIN.SHENDETESIS.sA MA SHPEJT AQ MA MIRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje