Një maskë 1 mijë euro nga këpucëbërësi i sheikëve

21 Qershor 2020, 11:22Lifestyle TEMA

Një maskë e artë. Antonio Vietri, “këpucari prej ari”, i cili dizajnon këpucë për sheikët, është autori i saj.

Në kohën e koronavirusit, ai dëshironte të falënderonte mjekët për punën e bërë në spitale në ditët më të vështira të epidemisë.

Maska, krejtësisht e punuar me dorë, është punim me ar në saten dhe mban simbolin e Torinos, ndërtesën Mole Antonelliana.

Krijuesi i saj ka ndërmend të organizojë një ankand dhe të ardhruat nga shitja e maskës do të shkojnë për Spitalin e Fëmijëve Regina Margherita në Torino.

Vlera e maskës? Çmimi do të fillojë nga 500 euro, ndërsa maksimumi mund të arrijë 1 mijë euro. / Corriere.it / 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje