Sassoli: Sistemi i BE-së për azilin jashtë funksionit

22 Qershor 2020, 15:27Bota TEMA

Sistemi europian për azilin nuk funksionon më, tashmë nevojitet të kemi një sistem të ri që mbron më të prekurit dhe e ndan në mënyrë të barabartë këtë përgjegjësi, theksoi në një mesazh në Twitter presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Në mesazhin e tij në Twitter Sassoli kujton se vitin e kaluar ky fenomen arriti një rekord të ri pasi 79,5 milionë persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftërave, persekutimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

”Nevojitet të kemi një sistem të ri”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje