Di Maio: Vlerësojmë mbështetjen e Gjermanisë për planin ambicioz të Fondit të Rimëkëmbjes

22 Qershor 2020, 13:45Bota TEMA

Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Gjermanisë në planin ambicioz të Fondit të Rimëkëmbjes, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një konferencë për shtyp me kolegun gjerman, Heiko Maas.

“Dallimet midis shteteve anëtare europiane mbeten sado të dukshme. Italia dhe Gjermania duhet të punojnë krah për krah për të kapërcyer këto distanca dhe për të gjetur një marrëveshje ambicioze sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Di Maio.

“Ne nuk mund të pranojmë që të arrijmë në kompromise të dëmshme për të ardhmen e Europës”, theksoi ai.

”Shumë turistë gjermanë kanë mbërritur dhe janë duke ardhur në Itali, ky është një lajm i mirë për këtë ekonominë tonë”, përfundoi Di Maio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje