PËPLASJA: Samit virtual BE-Kinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

22 Qershor 2020, 09:47Bota TEMA

Europianët dhe kinezët organizojnë sot një samit virtual në përpjekje për të zgjidhur disa mosmarrëveshje dhe për të përgatitur një takim të jashtëzakonshëm të drejtuesve të tyre, pika kryesore e të cilit do të jetë nënshkrimi i një marrëveshje për mbrojtjen e investimeve.

“Uashingtoni e shikon këtë samit me një sy shumë të keq. Partia Komuniste kineze kërkon t’iu detyrojë të zgjidhni mes SHBA-së dhe Kinës”, paralajmëroi kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

“Përfaqësuesit e BE-së, si presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të takohen me kryeministrin, Li Keqiang. Edhe presidenti kinez, Xi Jinping do të marrë pjesë në takim”, sipas zyrtarëve kinezë.

“Kina i kushton një rëndësi të madhe këtij takimi dhe është e gatshme të punojë me BE për të arritur rezultate pozitive “, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje