Gjykata urdhëron presidentin brazilian: Vër maskë në publik, ndryshe do gjobitesh

23 Qershor 2020, 20:45Bota TEMA

Një gjykatës brazilian ka urdhëruar presidentin Jairo Bolsonaro që të vendosë një maskë në publik, sipas një vendimi të gjykatës të lëshuar të martën, pasi populisti i krahut të djathtë ishte pa maskë në dy mitingje politike në kryeqytet, raporton Reuters.

Gjykatësi federal Renato Borelli tha se Bolsonaro do të gjobitej me 2 000 reais në ditë (387 dollarë) nëse ai vazhdonte të mos i bindej një dekreti nga Rrethi Federal i kryeqytetit Brazilia, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Brazili është vendi i dytë më i prekur rëndë në botë pas Shteteve të Bashkuara, dhe të dielën, me më shumë se një milion raste infeksioni, kaloi zyrtarisht pragun e 50,000 vdekjeve të lidhura me COVID-19.

“Trump-i tropikal”

Bolsonaro, i njohur gjithashtu si “Trump-i tropikal”, shpesh është shënjestra e kritikave për mënyrën se si ai menaxhon krizën e koronës.

Presidenti brazilian po vazhdon të zvogëlojë shkallën e epidemisë, duke mbrojtur hapjen e ekonomisë dhe tashmë ka shkarkuar dy ministra të Shëndetësisë dhe ka emëruar një ish-gjeneral në post, i bindur se ai do të udhëheqë mirë sektorin.

Bolsonaro e sheh distancimin shoqëror si një masë që është më shkatërruese për ekonominë sesa vetë virusi. Ai gjithashtu, si Presidenti i SHBA Donald Trump, promovoi dy ilaçe anti-malarike, klorokuinën dhe hidroksiklorurinën, si ilaçe për COVID-19, megjithë ka pak prova për efektet e tyre pozitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje