Vota e diasporës, Majko: Zgjodhëm modelin kroat, duhet konsensus. Votat do numërohen në KQZ jo në godinën e PS

23 Qershor 2020, 18:53Politika TEMA

Çdo shqiptar që jeton jashtë vendit, qoftë verior apo jugor, votën do ta japë për deputetët e qarkut të Tiranës.

Por pse u zgjodh kryeqyteti? Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, tregon në një intervistë për A2 se modeli i propozuar është ai kroat.

“Bazuar në këtë sistem që kemi, ekspertët po shikojnë disa diskutime.

Për shembull, propozimi që erdhi nga grupi ndërinstitucional, i krijuar nga ekspertët e institucioneve të qeverisë shqiptare, ka qenë që të votohet në 12 qarqe.

Por, në propozimet e komisionit të reformës zgjedhore, mbase mund të ecim me idenë që të votohet në një qark, siç është modeli kroat”, shprehet Majko.

Të drejtën e votës e gëzojnë vetëm ata që janë në regjistrin e gjendjes civile, por zarfi nuk do t’u shkojë të gjithëve. Shqiptarët e diasporës duhet të shprehin dëshirën për të votuar, njësoj si në SHBA.

“Lista e votuesve jashtë vendit do të jetë bazuar mbi regjistrin e shtetasve që banojnë jashtë vendit, por kjo nuk do të jetë automatikisht listë votuesish. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse duhet të shprehet vullneti”.

Nëse Damian Gjiknuri flet për 20-30 mijë votues, Pandeli Majko ka në mendje shifra më të larta, në nivelin e Kosovës.

“Janë më shumë, por zoti Gjiknuri ka parasysh një mesatare të interesit. Për shembull, në Kosovë në këto shifra lëviz.

A është menduar se ku do të numërohen votat dhe si do të numërohen? 

“Padiskutim që nuk do të bëhet në godinën e PS-së, por në KQZ. Këto dy godina e ndan një bahçe, por nuk mendoj se bahçja do të jetë një arsye për të manipuluar zgjedhjet”.

2 komente në “Vota e diasporës, Majko: Zgjodhëm modelin kroat, duhet konsensus. Votat do numërohen në KQZ jo në godinën e PS”

  1. Pato says:

    Eshte paturpersi ky propozim. Perse duhet te votojne shqiptaret me banim jashte Shqiperise per Tiranen ku jane lindur e rritur ne Kukes, Sarande apo Korce dhe Shkoder? Cfare lidhje kane ata me Tiranen? Po per minoritaret keni menduar qe jetojne ne Greqi? Si mund tu kerkohet atyre te votojne per deputetet ne Tirane?

    Partia Socialiste te terhiqet nga ky propozim absurd. Me mire lere fare se vime vet ne Shqiperi votojme nese duam.

    Nuk bere nje pune te hajrit ne jeten tende o Majko.

  2. Elmaz Canaj says:

    Ky e mban veten si shume koke e madhe ne PS, dhe nje njeri me shume vlera te vecanta ….po ik e be ndonje dit pune o dembel muti , se ske bere sefte akoma ne pune, pune prodhuse e kam fjelen se keshtu gam gam gam gam i ke bere vitet e pensionit ….
    Ky dhe ai Finua jane prototipat klasik te dembelit , tere jeten ne parlament , do i kepusin dhe nje pension te majmur dhe hajde te ngre koke shteti nga keta kepushat qe e ropen se gjalli shtetin ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje