Akuzat për krime lufte, reagon Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, bëmë luftë të pastër

24 Qershor 2020, 18:17Rajoni TEMA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ‘besojmë në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë’.

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit”, shkruan Haradinaj.

Ai ka shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.

Reagimi i plote

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. 

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.

2 komente në “Akuzat për krime lufte, reagon Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, bëmë luftë të pastër”

  1. Kuq e zi says:

    Ramush ti je burre nuk ju friksove kurre hages
    Edhe dorheqjet qe ke bere kane qene shantazh i paster por prap su tutte
    Normal qe lufta per liri eshte lufta me e paster por fatkeqsisht thaci nuk ndoqi rrugen tende ai ka bere shume kompromise ose me mire ka pranuar shume shantazhe vetem mos me shku ne hage, kete duhet ta pranojme

  2. Nafia says:

    Keta dy burra dhe shume te tjere sakrifikuan per pavaresine e Kosoves,por sot kane dale disa lapanjoz te ww-es me ne krye demagogun dhe pseudopatriotin Albin Kurti qe po hedhin balte mbi UCK dhe drejtuesit e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje