Mbi 1 mijë eurodeputetë thirrje Izraelit për të ndalur aneksimin dhe paralajmërojnë për pasoja

24 Qershor 2020, 18:06Bota TEMA

Mbi 1 mijë eurodeputetë kanë kundërshtuar planin e Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor në një letër të publikuar të mërkurën.

Ligjvënësit ka shprehur shqetësimin e tyre serioz për një plab të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës, i cili do të lejonte aneksimin e rreth 30 për qind të territorit të Bregut Perëndimor.

“Jemi shumë të shqetësuar për precedentin që kjo mund të krijojë për marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi”, shkruhet në letër.

“Jemi po ashtu thellësisht të shqetësuar për impaktin që kjo do të kishte në jetën e izralitëve dhe palestinezëve, si dhe për krijimin e një situate të paqëndrueshme në rajonin tonë fqinj”.

“Europa duhet të udhëheqë rrugën e bashkimit të aktorëve ndërkombëtarë për të shmangur aneksimin dhe për të mbrojtur perspektivën e një zgjidhjeje për të dyja shtetet e po ashtu edhe të konfliktit”, shkruhej më tej në letrën e eurodeputetëve.

Letra, e firmosur nga 1.080 eurodeputetë të 25 shteteve, e ka zanafillën nga disa figura të shquara izraelite.

Ata kanë argumentuar se plani “Vizioni për Paqe” i prezantuar nga administrata e presidentit Donald Trump “i largohet parametrave dhe parimeve të pranuara në rang ndërkombëtar”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se aneksimi do të vendoset përmes votës e cila pritet të mbahet më 1 korrik.

Plani i paqes së Trump është kritikuar gjerësisht pasi mban më tepër anën e Izraelit, ndërsa autoritetet palestineze kanë bojkotuar bisedimet.

2 komente në “Mbi 1 mijë eurodeputetë thirrje Izraelit për të ndalur aneksimin dhe paralajmërojnë për pasoja”

  1. hipokrizia shqiptare says:

    ku janë shqiptarët që duan drejtësi
    t’i dalin kundër pushtuesit Izrael

  2. undefined says:

    ku janë kosovarët dhe shqiptarët të mbrojnë drejtësinë e autoktonisë??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje