SHBA, shkon në 123.500 numri i të vdekurve nga COVID-19

24 Qershor 2020, 16:57Bota TEMA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 123.500, prej të cilëve 841 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 35.608, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.425.424.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1 milion të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 29,6 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 412.636 raste të konfirmuara dhe 31.314 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.152.066 raste, Rusia me 606.881 dhe India me 461.828 raste.

1 komente në “SHBA, shkon në 123.500 numri i të vdekurve nga COVID-19”

  1. Zigur Qarri says:

    Bilanc lufte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje