OKB: Izraeli të heqë dorë nga planet e aneksimit

24 Qershor 2020, 12:40Bota TEMA

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shpreson se Izraeli do të heqë dorë nga planet e tij për të aneksuar pjesën e Bregut Perëndimor.

Guterres i konsideroi ato si ”shkelje shumë e rëndë e ligjit ndërkombëtar”.

Mediet izraelite raportojnë se për Guterres aneksimi do të ishte “shkatërrues” për rifillimin e negociatave dhe për zgjidhjen me dy shtete.

”I bëj thirrje Izraelit të braktisë planet e tij të aneksimit”, theksoi ai duke shpjeguar se këto veprime të Izraelit “kërcënojnë përpjekjet për të çuar përpara paqen në rajon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje