Një grua teksa bënte pazar në një dyqan, takohet rastësisht me J. Alexander Keung, një nga tre oficerët e policisë të akuzuar për vrasjen e George Floyd në Minneapolis.
Gruaja sapo e sheh tek bënte pazar, nuk ngurroi aspak të ndizte telefonin dhe të regjistronte oficerin duke i bërë disa pyetje shpotitëse. Videoja u bë menjëherë virale.
Gruaja nis dhe e akuzon oficerin, i cili, përpiqet të mos e humbi për asnjë çast qetësinë: “Ju nuk keni të drejtë të jeni këtu”, thotë ajo vazhdimisht ndërsa filmon gjithçka me telefonin e saj celular.
“Pra, ju jeni jashtë burgut dhe bëni pazar i qetë në një dyqan ‘Club Foods‘, sikur të mos kishit bërë asgjë?
Kujtoni se njerëzit nuk do t’ju njihnin?
A nuk ndiheni fajtor për atë që bëtë?”
Keung i ndjerë në vështirësi jep një përgjigje cinike: “Më vjen keq, kuptoj që më duhet të paguaj gjërat që kam blerë po largohem”.
Ndoshta ka qen aksidet! Mund te ishte i bardh ose i verdh! Ngjyra lekures nuk mund te na bej te interprerojm ndryshe ngjarjen. Fakti eshte 1 i vetem. Opinjonet jan te pafundme.