Bashkimi Evropian tha të enjten se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk kanë alternativë dhe ato duhet të vazhdojnë muajin e ardhshëm.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se “kur flasim për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, flasim për bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian”.
Të enjten u anulua një takim i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump.
Planet dështuan pasi Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, publikoi akuzat ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Zëdhënësi Stano tha se BE-ja pret që “autoritetet e Kosovës do të vazhdojnë të angazhohen në përkushtimin e tyre ndaj sundimit të ligjit dhe punës e mandatit të Prokurorisë së Posaçme”.
Ai ritheksoi se Bashkimi Evropian pret që bisedimet të rifillojnë në muajin korrik sikundër ishte paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimi Evropian Miroslav Lajçak, i cili këtë javë i dha fund një vizite në rajon.
Për datën 10 korrik është paralajmëruar që në Paris palët të bisedojnë në një takim të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Ambasada franceze në Prishtinë shkroi në rrjetin twitter se “Franca dhe Gjermania presin rifillimin e shpejtë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me kancelaren (Angela) Merkel, presidenti (Emmanuel) Macron mbetet i gatshëm të jetë mikpritës i një takimi të lartë në Paris”, thuhet në postimin e kësaj ambasade.
Hiqini edhe ca lojtare e pse jo edhe portierin e thuajuni kosovareve te vijne e te luajne me ekipin serb?!
Kerkese egoiste e Europes ne kete moment!
Dinjiteti i Kosoves kerkon qe edhe kete takim ne Paris te mos i pergjigjet!
Europa dhe amerika konsiderohen nga 90% e shqiptareve si miqe te sinqerte qe na duan te miren! Qeveria Shqiptare duhet te gjej argumente kunder kesaj sjellje egoiste dhe karshilleku te Europes. Eshte kriminale qe per mosmatrveshjet qe Europa me Ameriken te perdorin Kosoven ne kete moment.
Europa duhet te mesoj se ka edhe nje cilesi qe quhet dinjitet kombetar.
Europa kerkon te tregoj se ja ne Europa jemi me te forte se Amerika.
Shqiptaret ne ndergjegjen e tyre i quajne si motra dhe i duan pa dallim.
Francaaaaa???!!!!
NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!
I derguari i posacem i BE, Miroslav Lajcak perpara se te jape mend se kur dhe ku duhet te fillojne bisedimet
duhet te
bisedoje me kryeministrin e vet te shtetit te dhjere te sllovakise qe SI FILLIM TE NJOHI KOSOVEN SI SHTET
Pasi te bej kete pune,,, mund te hapet bythesh e te jape mend se bashku me kurven Macron se ku behen bisedimet dhe kur
fare e ndyre pro sllave
Cfare eshte Europa pa aleatin natyror SHBA?
Pa SHBA ne tryezen e dialogut udheheqesit e Kosoves nuk duhet te ulen per bisedime.
Per qoke le te shkojne e vijne ne Paris apo Berlin, por pa SHBA nuk behet asnje hap ne rrugen e duhur per Kosoven dhe Shqiperine e shqiptaret kudo qe jetojne.
Aha po evropa plake me francezet, po i lane punet ne dore te kurves plake dihet dhe resultati. Bisedime vetem me usa she pike.