Deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalës që mbajti në Kuvend ka ripërsëritu qëndrimin e saj për hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit.
Më tej Hajdari hodhi akuza ndaj këshillit politik për Zgjedhoren duke thënë se ky këshill është kthyer në një arenë tjetër politikanësh që shikojnë vetëm interesat e tyre
“Asnjë deputet nuk shikon një lidhje të drejtpërdrejtë me elektoralin, qytetarët kanë humbur besimin te çdo politikan.
Këshilli politik është kthyer në një arenë tjetër politikanësh që shikojnë vetëm interesat e tyre. Kanë kapur disa avantazhe që nuk i shërbejnë qytetarëve.
Në momentin që reforma kodifikohet duhet ti shtojmë elementë të rëndësishëm. Do luftoja që bashkë me koleget e mi t’i qëndrojmë fort kauzës së hapjes së listave.
Duhet të mbarojë koha kur ne nuk përfaqësojmë elektoratin, kur ne nuk i japim shpresë këtij vendi. Duhet t’ja lëmë në dorë qytetarëve nëse ne duhet të hyjmë në parlament apo jo.
Të vijë rinia dhe jo babëzia e cdo deputetit që rri pas një kryetari, këtu do të fitojë fermeri dhe jo gangsteri, dhe duke i qëndruar besnike kësaj kauze ne do t’i japim shpresë këtij vendi dhe do ta çojmë drejt rrugës evropiane”, tha deputetja Rudina Hajdari. (TemA)
Si erdhi yt at gangsterri me kryetar Arturo Ui nga Vicidoli