DEBATI/ Deputeti i opozitës: Po bëni pazar me Metën për t’i dhënë KLSH. Ruçi: Ja pse u vonuam

25 Qershor 2020, 11:31Politika TEMA

Ka nisur me një akuzë të fortë nga ana e deputetit të opozitës, Halit Valteri seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, që filloi me një orë vonesë për shkak të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

“Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së. Seanca ka filluar në 11:00, ndërkohë që duhet të niste në 10:00.

Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për t’i dhënë KLSH-në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve.

Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS-ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata.

Në përgjigje të kësaj vërejtjeje, ka reaguar kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.

“Nuk do përsëritet më, e thashë edhe në nisje të seancës.

Eshtë e drejtë ekskluzive e cdo grupi parlamentar të kërkojë ndërprerje e seancës deri në nje orë, por nuk ishte ky rasti, nuk do përsëritet më”- tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje