Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pavarësisht ngecjes së procesit të vetingut, shprehet i bindur se reforma në drejtësi do të japë shumë shpejt rezultatet e pritura, ndërsa për hetimin parlamentar ndaj Presidentit thotë se shumë shpejt do të arrihet në përfundime.
Deputeti socialist e cilësoi aktin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale nga Ilir Meta si cenim serioz të stabilitetit në Shqipëri, kurse për opinionin e Komisionit të Venecias thotë se janë institucionet shqiptare ato që vlerësojnë se për shkallën e shkeljes së Kushtetutës.
“Komisioni nuk do të ketë shtyrje afati, do të ketë një produkt në mesin e muajit korrik. Duket si gjë e kaluar por anulimi i zgjedhjeve rrezikonte seriozisht stabilitetin në Shqipëri. Uzurpoi kompetencën kushtetuese. Venecia për zgjedhje e qershorit ka thënë se Presidenti nuk e ka kompetencë të shprehet në kushtet dekretimit të shtyrjes së zgjedhjeve. Nëse është e lehtë apo e rëndë ngelet të vlerësohet nga institucionet shqiptare”, tha Manja.
Ai shtoi se, Komisionit parlamentar Hetimor do të japë një vlerësim juridik dhe kushtetues të çështjes, ndërsa votimi i Parlamentit më pas tha Manja është politik. Por, deputeti socialist shtoi më tej se, edhe nëse Parlamenti do të votojë shkarkimin e Metës, është gjykata Kushtetuese që e vlerëson nëse shkelja që ka kryer është e rëndë për ta shkarkuar.
Kur kanë kaluar 4 vite nga miratimi i reformës në drejtësi në Parlament, Manja tha se tashmë ka përfunduar ngritja e arkitekturës së institucioneve të reja në drejtësi. Ai tha se pavarësisht se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jashtë funksioni, sistemi gjyqësor në shkallet e tjera është funksional.
“Nuk mendoj se vetingu ka krijuar thatësisë, ai për këtë u ndërtuar për të nxjerr nga sistemi pjesën e kalbur. Kam dhe unë merakun tim për vetingut, që është shpejtësia. Do të duhet ta përmbyllin misionin brenda afatit që është caktuar”, u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve.
Sipas Ulsi Manja reforma ka rikthyer besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe u shpreh i bindur se shumë shpejt do të vijnë dhe rezultatet e prekshme, madje dhe nivel të lartë.
“Reforma është konceptuar që politika ti ketë duart larg nga sistemi i drejtësisë. Opozita nuk ka dhënë asnjë kontribut për zbatimin e reformës në drejtësi. Ka brenda opozitës mjaftueshëm kolegë juristë që e dinë shumë mirë se reforma në sistemin e drejtësisë garanton pavarësinë nga politika”, përfundoi socialisti.
Ik more qiu se ne nje sahan hani ju..Kendej beni sikur do e shkarkoni, nga krahu tjeter pranoni ne komisionin e ligjeve kandidaturen e tij per ne KLSH…Arben Shehu eshte djali i tezes se Shkelqim Ganaj…kreu aktual i ILDKP…Rama pasi shiti Dvoranin, beri kompromis me Meten per Shehun..Keto jane pazare te qelbura…
VETEM ZJARRI VILÖAVE TE LALZIT
SHPETON SHQIPERINE !
MJAFTON NJI KONTRIBUTE MODEST HEDHUR ATJE
NE SHENJE TE SHQIPTARISE DHE NDERIT TE KOMBIT SHQIPTARE
SECILI NGA NJI SHISHE OSE BIDON 5 LITRO
NE RREESPEKT TE TE VRAREVE ATDHEUT TONE
E RRESPEKT TE AVNI RUSTEMIT
DHE SHKERDHIMIT TE SISTEMIT )( QE COJ SHQIPERINE DREJT ZHDUKJES PSEUDO – DEMOKRATIKE )
LAVDI PATRIOTEVE SHQIPTAREVE – VDEKJE TRADHETAREVE !
O SOT O KURR KUSH ESHTE BURRE
‘
SHKOI E PALLUHII ME GREKU E SERBIN TE GJITHE PEDERASTET QE NUK LUFTOJNE PER
NDERIN E SHQIPERISE TONE