Sociologu Ergys Mërtiri tha në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, në News24, se në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ditën e nesërme do të diskutohet për grupin, i cili përflitet se do të ndjekë procesin e listave që do të hartohen.
“Di që ka një mbledhje, ku do të diskutohet për grupin, i cili përflitet se do të ndjekë procesin e listave që do të hartohen. Flitet që Genc Ruli do të jetë pjesë e këtij grupi.
Me sa di unë në PD listat do të dalin sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Nuk dihet çfarë kompetencash do të ketë Ruli këtu, pasi është një çështje që do të shihet në vazhdim.
Basha e ka zgjedhur Rulin si një prej njerëzve, që ka qenë kritik ndaj tij, por edhe për të treguar se listat nuk i kontrollon ai.
Në një far mënyre ka hequr nga vetja zërat për një konflikt në PD. Për të shmangur këtë ja ka deleguar kompetencat një grupi”, tha Mërtiri.
Ndërsa botuesi Fahri Balliu dhe keshilltari i afert i Bashes dhe Metes, theksoi se Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur, dhe pikërisht për këtë ka pas njerëz që i kanë ikur.
“PD është e hapur, ka qenë e hapur. Pikërisht për këtë, ka pas njerëz që kanë ikur, se po të ishte e mbyllur, do të ishin brenda ata.
Në qoftë se partia vendos për një njeri që nuk do të jetë deputet, kjo nuk do të thotë që ai është hequr.
Hapja e PD nuk konceptohet sikur ishte mbyllur dhe është hapur, përkundrazi ajo ka qenë gjithmonë e hapur.
Nuk i ka ikur elektorat Partisë Demokratike”, u shpreh Balliu.
Nderkohe qe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2017, Basha humbi mbi 240 mije votues traditcionale dhe potenciale te PD, Balliu ka rikthyer optimizmin ne kete parti.
O Fahari! Iku treni juaj edhe kët radhë .
Foli ky fshatari i Mokres, lepiresi i Hekuran Isait, eh ju qifsha te djathten te gjithe juve shkerdhatave qe keni ende iluzionin qe Rama s’do t’jua beje mamane, babane e xhaxhane ????
Ska çbën. dhe ky Bahri Falliu ja fut pord…
Po e la punen ne dore te balliut, basha e ka te sigurte humbjen, bile te thelle. Balliu eshte nje pleh, qe nga spiun (ushtari) hajdut me firmen e te bijes neper tendera, me gazeten monster 55, e shume e shume te tjera. Keto nuk harrohen or balli, sepse jane bemat tuaja.