Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka treguar detaje nga mbledhja e zhvilluar sot në mbrëmje.
Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se sot është përfunduar puna dhe është arritur marrëveshja për të gjitha pikat e mbetura pezull më herët.
“Sot përfunduam punën dhe gjetëm dakordësi për të gjitha, që kishin mbetur pezull në mbledhjet e kaluara.
E them pa droje që kemi plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës.
Unë dua të them që të plotësohet të gjitha kërkesat dhe frikërat e opozitës në ligjin e ri zgjedhor, tani është në dorë të ekspertëve që të zbardhin marrëveshjen”, tha Gjiknuri.
Më tej deputeti i PS u shpreh se është arrit dhe marrëveshja për ligjin zgjedhor për vitin 2023, siç është folur dhe më herët.
“Punë e lodhshme ishte, për shkak dhe të klimës së tensionuar politike. Sot arritëm marrëveshjen për KQZ-në që do të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një anëtar të dërguar në Kuvend dhe do të ketë të drejtën e përjashtimit për anëtarët e propozuar prej nesh, afërsisht siç është tani”, u shpreh anëtari i maxhorancës.
Në fund ai foli edhe njëherë për votën e emigrantëve, duke thënë se do u garantohet e drejta për të zgjedhur.
“Vota është e garantuar, vota e tyre do të bëhet e mundur pasi ata të regjistrohen në regjistrin e gjendjes civile, pasi ata e kanë të drejtën e zgjedhjes.
Kemi rënë dakord që aktet normative të miratohen me konsensus”, tha Gjiknuri.
BOJKOT ZGJEDHJEVE
LERNI TE ZGJEDHIN VET POLITIKANET DHE AMBASADORET
SHQIPERIA I PERKET KTYRE DY BANDAVE MAFIOZE
E turpshme o gjinkuri, ateher pse u dashka te behen zgjedhje,pse behet qeveria,kur çdo rregull e vendos sali berisha e lul basha.
E dini si eshte kjo loja e votes se emigranteve, qe keta plehra do bejne te pamunduren qe emigrantet te mos votojne, tani bien dakort ne parim, por kur te jene afer zgjedhjet do gjejne ndonje klecke per te mos votuar, jam shume i sigurte, se te dyja palet e dine qe jane te humbur nga vota e emigranteve