Partia Demokratike duket se po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, madje po mundohet të rikthejë në gjirin e saj disa nga demokratët e vjetër.
Për këtë ka folur edhe ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri Tritan Shehu, i cili deklaron se tashmë ka ardhur momenti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë.
“Opozita shqiptare ka nevojë për të gjithë ata që aspirojnë në Shqipëri. Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj përmbysje të madhe e cila do të ndodhë në Shqipëri sepse ka nevojë për të.
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë, për opozitën shqiptare, për PD, absolutisht asnjë nuk është i tepërt”, u shpreh ai në një prononcim për Abc News.
“Shqipëria që të dalë nga ky batak që është ka nevojë për të gjitha kapacitetet e saj. Kapacitetet që janë në Shqipëri dhe që nuk janë sot, të edukuar në perëndim, me një vizion të qartë, njerëz me kontribute të këtushme.
Prurje të reja vlera që janë në Shqipëri, vlera që janë jashtë Shqipërisë sepse vetëm në këtë mënyrë do të gjenerohet ajo që i duhet Shqipërisë, përmbysja e madhe”, nënvizoi Shehu.
PD eshte karte e djegur. Per sa kohe ne krye te saj te jene xhaketat e vjetra dhe te arnuara nuk krijon dot simpati ne popull. Duhet reformim total jo vetem tek drejtuesit por edhe ne mentalitetin e anetareve te saj. Por kjo eshte shume e veshtire se anetaresia ne gjysmen e saj jane shpellar.
PD është e lidhur me emrin e Berishës. Mund të mendohej një ndryshim nëse të paktën Berisha të vepronte si Fatos Nano në PS, i cili me bindje krijoi distancim nga ata që pretendonin marrjen e saj duke ju krijuar kushte për qëndrime të pavarura. Kurse Berishën, me psikologjinë që mbart, vetëm vdekja e largon nga dëshira e tij proverbiale për udhëheqje. Pra, shkurt, vetëm pas largimit të tij fizikisht nga kjo botë mund të pritet diçka ndryshe në PD.
Qe te hyjne te rinjte , duhet te dalin kllounet si ty
Pd ka nevoje per cilindo qe te beje minister e deputet PRESHIN e Lushnjes.
Ik mor MUT!