Në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka nisur seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, Tahiri i është drejtuar dyerve të gjykatës, ndërsa nuk i ka kursyer batutat përpara fillimit të seancës.
Në momentin që njëri nga operatorët e media është rrëzuar, Tahiri është shprehur, se “kështu do ta hanë të gjithë”. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
Seanca e fundit ndaj Tahirit u zhvillua më 11 qershor, ku ish-ministri bëri i vetëm mbrojtjen para trupës gjykuese. Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Kjo e fundit u tërhoq 15 minuta pushim, por më pas njoftuan se seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku do të jepet edhe vendimi. Pas seancës Tahiri foli për mediat dhe u shpreh se beson në pafajsi, por shtoi se do respektojë vendimin e gjykatës.
Ndërsa, avokati i tij Maks Haxhia tha se procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike. Sipas tij posti i ministrit është politik, dhe si i tillë nuk merr ngarkesa personale, për shkak të politikës që ndjek organi kolegjial, në këtë rast qeveria.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”. Në shtator të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.
Më vonë avokatët e Tahirit apeluan çështjen dhe kërkuan pafajësinë për ish-ministrin. Nga ana tjetër Prokuroria shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.
A I MBARUAN PEMET PER TE MBJELLE LALI ERIT? SA TE MBAROJNE ATO TE LALI ERIT ,DO TE MBJELLESH PEMET E LALI EDIT ,PORE ATO TE LALI EDIT DIHET TE BESHE KUJDES SEPSE TYMOSEN ,DHE TE BEJNE DEME NGA TRUPI. PRANDAJ QENDROI SA ME LARGE KETYRE LALEVE.