Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka thënë mbrëmjen e djeshme se kreu i PAA Agron Duka ka pasur oferta nga mazhoranca aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri.
Në emisionin Tempora, Malaj tha se Agron Duka nuk i ka pranuar këto oferta.
“Z. Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik. Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni.
Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend. Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha”, u shpreh Malaj.
Kujtojmë se, pak kohë më parë ish-ministri Malaj iu bashkua Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës si këshilltar strategjik për hartimin e platformës së kësaj partie, për zgjedhjet e ardshme parlamentare.
Ti je një skuth dhe mosmirënjohës.