Ilir Meta nuk i "ndahet" Avni Rustemit që vrau Esat Pashën në mes të Parisit: Akt shtetformimi. Hodhëm në det dhe pushtuesit e fundit(italianët)

23 Qershor 2020, 20:06Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi etnomuzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Ramadan Sokoli (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje si themelues i etnomuzikologjisë shqiptare, muzikolog, kompozitor e pedagog. Vepra e tij studimore e muzikore është pjesë e patjetërsueshme e identitetit kulturor evropian të shqiptarëve.

Kontributet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që të flasin shqip zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore, duke dhënë përgjigje shteruese për mënyrën e organizimit dhe tipologjisë bazë të folklorit muzikor shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të vendit tonë”.

Por gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kreu i shtetit nuk kurseu as mesazhet e koduara duke risjellë në kujtesë vrasjen e Esat Pashës.

“Viti 1920 është një vit i bekuar në historinë e kombit e të shtetit shqiptar. Nis me një ngjarje të madhe siç ishte Kongresi i Lushnjes. 

Vazhdoi me një ngjarje tjetër në Paris, shumë të madhe që gjithashtu ishte një akt shtetformues. 

Dhe përfundoi me hedhjen në det të pushtuesve të fundit, duke i dhënë kështu jetë shtetit shqiptar dhe kurorëzuar me sukses ato tetë vite aq të mundimshme, të lodhshme e rraskapitëse që nga 28 Nëntori 1912”, u shpreh ndër të tjera Meta.

2 komente në “Ilir Meta nuk i “ndahet” Avni Rustemit që vrau Esat Pashën në mes të Parisit: Akt shtetformimi. Hodhëm në det dhe pushtuesit e fundit(italianët)”

  1. Zigur Qarri says:

    Kur flet per patriotizem dhe Ilir Floriri ky hajdut i pasurise se popullit shqiptar i akuzuar nga Berisha dhe per 2 vrasje e zhdukjen e kufomave pas malit te Dajtit.

  2. Koli says:

    Kur flet per shtet Like Pordha qe ja ka zene greqia dhe Janullatosi koken me deren e nevojtores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje