PS i përgjigjet PD, ‘ndez’ nga Vlora motorët për zgjedhje, mobilizon strukturat dhe kërkon mandatin e tretë

23 Qershor 2020, 21:31Politika TEMA

Partia Socialiste duket se ka “ndezur motorët” dhe ka nsiur mobilizimin e strukturave të saj për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme paralamentare.

Deputeti i PS për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka publikuar disa foto nga mbledhja e strukturave të kësaj partie dhe shkruan se ato janë mobilizuar për përmbushjen e objektivave elektorale me synim marrjen e një mandati të tretë qeverisë për PS.

“Me Taulantin dhe Arbenin zhvilluam sot një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës.

Analizuam ecurinë e deritanishme të procesit të ristrukturimit, nevojën për tu përqëndruar gjithnjë e më tepër tek komunikimi dhe bashkëqeverisja me qytetarët.

Mobilizim i të gjitha strukturave partiake me synim përmbushjen e objektivave elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku Partia Socialiste do të marrë mbështetjen e qytetarëve për një mandat të tretë qeverisës”, shkruan Gjiknuri dhe dnan disa foto nga takimi.

1 komente në “PS i përgjigjet PD, ‘ndez’ nga Vlora motorët për zgjedhje, mobilizon strukturat dhe kërkon mandatin e tretë”

  1. Spinoza says:

    Asnje nga partite aktuale nuk do te jete ne zgjedhjet e ardhshme pritet furtune ne klasen politike ne fund te vitit do kemi aktore te rinj ne skenen politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje