Spartak Ngjela: Loja me KLSH skandaloze, aleatët të marrin masa ndaj Metës, po tenton të shpëtojë pronat korruptive

24 Qershor 2020, 09:20Politika TEMA

Ditën e djeshme Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të zgjedhur si kryetar të KLSH Arben Shehun.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili deklaroi se në krye të këtij institucioni të rëndësishëm duhet të vendosen persona të botës ekonomike ose akademike që të jenë të njohur për qytetarët.

Por për avokatin, propozimi për të emëruar në krye të KLSH persona anonimë është një skandal.

Ai shprehet se kjo taktikë e presidentit Meta po bëhet për t’i shpëtuar reformës në drejtësi për të shpëtuar pronat që ka fituar në mënyrë korruptive, duke thekuar ndërkombëtarët në vendin tonë janë në dijeni të këtij skandali dhe duhet të marrin masa të menjëhershme ndaj kreu të shtetit.

Por Ngjela komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, nëse mazhoranca arrin të emërojë këtë kandidaturë të Metës në KLSH edhe Rama do t’i bashkohet grupit të hajdutëve.

“Në KLSH janë të detyruar të vendosen personalitete të njohura nga opinioni publik.

Fakti që vënë njerëz anonimë dhe të dyshimtë kuptohet që kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe duan të shpëtojnë pronat e vjedhura. Për Metën kjo dihet, se çfarë do bëjë mazhoranca është punë e mazhorancës. Por edhe ndërkombëtarët duhet ta dinë.

Ambasada amerikane duhet të marrë masa. Nëse do lejojnë të vinë në Kontroll të Shtetit siç kanë ardhur njerëz të cilët justifikojnë pronat e vjedhura nga shteti atëherë çështja do të rëndohet edhe më tepër. Fakti që Meta nuk paraqet një personalitet të ekonomisë, të botës akademike që i njeh opinioni publik kuptohet që po punohet për të shpëtuar pronat e tyre të vjedhura. Po Rama çfarë do bëjë? Nëse edhe Rama bashkohet me këtë, edhe ai ka hyrë në këtë grup vjedhësish”, u shpreh Ngjela.

Ngjela i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të vijojë me reformën në drejtësi deri në fund, në mënyrë që sipas tij vendit tonë t’i hapet drita jeshile nga Brukseli. 

“Kryeministri Edi Rama duhet domosdoshmërish të vazhdojë reformën në drejtësi dhe gjithë reformën në spektrin institucional, të ketë parasysh që Shqipëria është në një moment jo të favorshëm në lidhje me gjendjen që ka në funksion të çeljes së negociatave. 

E them këtë se nuk është situatë e favorshme për faktin që mund të ketë trazira të brendshme. Trazirat e brendshme nuk janë krejtësisht fenomene shqiptare, janë edhe kërkesa që bëjnë kundërshtarët tanë, qoftë Beogradi qoftë Moska, të cilat kërkojnë destabilizimin e vendit. Prandaj doli me aq forcë ambasadorja amerikane. 

Duke u nisur nga të gjitha këto, Meta nuk ka shpresë. Ciceroni ka thënë: “E vetmja shpresë e të mundurit është që të mos ketë asnjë shpresë”. 

Meta është një i mundur nga drejtësia shqiptare, ka shkelur ligjet në funksion të korrupsionit”, u shpreh Ngjela.

8 komente në “Spartak Ngjela: Loja me KLSH skandaloze, aleatët të marrin masa ndaj Metës, po tenton të shpëtojë pronat korruptive”

  1. Lennard says:

    Ok.Analize e Sakte.Mbeti Shpresa vetem tek America

  2. Luli says:

    Analiza shume e hollesishme dhe e ekzakt e avokatit. Madje kandidati Agim Shehu si vlonhat qe eshte ja ka parawitur me force presidentit nga Bujar Leskaj. Ky kandidat nuk ploteson nenet 21 dhe 22 te Ligjit te KLSH.germa /b/ pasi ky kandidat nuk ka asnje eksperience ne fushen profesionale financiare. Ky ka mbaruar per administrim biznes keto 2 vitet e fundit dhe nuk ka punusr adnje dite ne finance. Me jeto nene kuvendi ka rrezuar edge 3 kandidaturat e thera. Mos beni te tilla diskriminime. Turp komisioni i kivendit.turp kuvendi dhe shume turp PS.

  3. FORSTER says:

    Zoti avokat Spartak-NJgjela ju keni shume te drejte ,por Struci Edvin eshte ai qe e zgjodhi President Hajdutin ,eshte po ai qe e lejon te pengoje Hajduti “Drejtesine”:Armiku kryesor per Reformen ne Drejtesi eshte Struci “Edvin-Rama.

    1. I treti ne Bronx says:

      Nuk votonin Demokratet tjeter kanditature apo harruat pse u zgjodh ilir muti president
      Rama nuk besoj ta pranoje dhe kete sfide

  4. rexha 10 says:

    TAKU ,RAMA ESHTE ,DHE KA QENE NE GRUPE ME HAJDUTET.SI SE KUPTONE NJE GJE TE TILLE ,APO PRETE QE TI VENDOSIN PRANGAT VETES .TANI E DINE EDHE BUFI. te fala Sandrit te TV KLANIT.

  5. Shenjestra says:

    Analize e drejte.Meta po ja dredh Rames.Duket qe Rama u gjunjezua nga presionet e Metes.Ne te vertete,Meta nuk eshte me te drejten por me te shtrembeten.Meta eshte per ne burg.Meta duhet shkarkuar menjehere nga detyra e presidentit se po demton vendin,po pengon reformen ne drejtesi,bashk me Sali Berishen.Keta dy jane bere bythe e brek me njeri tjetrin dhe po thurin intriga dhe plane djallezore per te prishur gjithe punen e bere deri tani per reformen ne drejtesi.NGJELA ka te drejte kur thote se e bejen per te shpetuar gjen e vjedhur.Amerika,Evropa nuk duhet ta tolerojn me Meten dhe Berishen, se ata jane armiqet me te medhenj te shqiperise.Rama nuk duhet te bjere prè e planeve te mbrapeshta te Metes dhe Berishes.Ai duhet ta çoi deri ne fund reformen ne drejtesi.

  6. betixho says:

    Kujdes! Janë disa veprime,deklarata,përpjekje për nderhyrje, dhe, sidomos fokusimi nga ana e disa aktoreve politikë,me qëllim frikësimi, të
    trupës së sistemit të drejtësisë.Kujdes! roli i dhunës ka efekt të heshtur,në psikologjinë e njeriut dhe çon në psikologjinë e heshtjes,mungesës së inisiativës dhe thyerjes.Këjo do të ishte një përmbysje e objektivit dhe disfatë e sistemit, dhe e gjithë investimit të bërë deri tani nga gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje