FOTOT: Vladimir Putin tregon forcën ushtarake të Rusisë, në mes të pandemisë

24 Qershor 2020, 20:42Politika TEMA
FOTOT: Vladimir Putin tregon forcën ushtarake të Rusisë, në

Me 14 mijë ushtarë, 216 mijë mjetë ushtarake, 75 avionë, 80 veteranë të Luftës së Dytë Botërore dhe 10 krerë shtetesh e qeverish, Moska festoi përmes një parade triumfuese, 75-vjetorin e fitores sovjetike ndaj fashizmit.

Në një fjalim në Sheshin e Kuq, presidenti Vladimir Putin tha festimet për Ditën e Fitores, mbaheshin për t’i kujtuar njerëzve dhe popullit se ushtria e Bashkimit Sovjetik, ishte forca më e rëndësishme në luftën kundër nazizmit. Lufta e Dytë Botërore i kushtoi jetën mbi 20 milionë njerëzve në ish-Bashkimin Sovjetik.

“Është detyra jonë të kujtojmë se populli sovjetik mbajti barrën kryesore në luftën kundër nazizmit. Ishin njerëzit tanë ata që arritën të tejkalonin të keqen, duke mundur më shumë se 600 divizione të armikut, e duke shkatërruar 75-përqind të arsenalit të tyre ushtarak”, tha Putin.

Ai që konsiderohet si eventi më i rëndësishëm në vend, ishte parashikuar të mbahej në 9 maj, por situata me pandeminë detyrojë shtyrjen. Ushtarët që morën pjesë në paradë iu nënshtruan karantinës së detyruar para mbajtjes së aktivitetit, ndërsa të ftuarve iu bë testi për koronavirus, qytetarëve ju kërkua të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin festimet nga televizioni.

Parada e këtij viti mbahet në prag një votimi mbarëkombëtar mbi ndryshime kushtetuese, që pritet t’i hapin rrugën zgjatjes së mandatit të Putinit në pushtet përtej 2024-tës. Parada në Sheshin e Kuq është gjithmonë një rast i mirë për evokimin e ndjenjave patriotike, ashtu si në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Gjermania naziste i dha fund të gjitha operacioneve ushtarake në 23 të orës evropiane në 8 maj të1945. Rusia dhe disa shtete të ish-Bashkimit Sovjetik e festojnë fitoren në 9 maj, për shkak të ndryshimit të zonës kohore.

12 komente në “FOTOT: Vladimir Putin tregon forcën ushtarake të Rusisë, në mes të pandemisë”

  1. PSE ? says:

    Parada e sotme ruse me kujtoi pashket e kishes famekeqe
    greke , qe i ” festuan ” kohe me vone per shkak te pandemise ,
    por qe nuk donin te humbisnin asnje qindarke , nga fitimi
    i planifikuar !

  2. patrijoti says:

    he mo ,ku jeni futur…

  3. 14 mije ushtar,dhe 216 mjete ushtarake ?! Parada e Parkut Automobilistik,apo e Ushtris ? Raporti 12 Shofera,= 1 ushtar ! Perktheje edhe nje her nga Rusishtja,se si shum te ekzagjeruar e ke numrin e mjeteve motorike ! Po te ishin ne parad Trenat,me nga nje Mashinist per 50 vagona, at`her do ta besoja numrin 216 mij.

  4. 007 says:

    Hallall Rusia paska ushtare krye pidhra

  5. TENI says:

    FORCA E ATDHEDASHURISE

  6. Zgalem says:

    Parade staliniste , ne kuptimin e plote te fjales . Ndoshta kjo Pandemi , do t’i detyroje te kufizohen shpenzimet astronomike ushtarake , qe i moren frymen ekonomise se popujve . Zgalem

  7. Ardi says:

    Ushtria per nje komb eshte si palc kurrizore per njeriun!

  8. 17nentori says:

    Ti njet pa njimajish tavarish!

  9. ZIGUR QARRI says:

    Epo, atje ne Rusi, nuk ka PD.

  10. sopiqoti says:

    LAVDI ushtareve te Ushtrise Kuqe qe rane ne fushen e betejes kunder forcave nazi/fashiste .

  11. xherri says:

    Si gjithmone, duhet te degjojme ne rradhe te pare perendimoret qe, dhe per luften e dyte boterore, ne te gjitha menyrat e mundeshme, do tregojne vetem fitoret e tyre. Per shembull nje llogo zyrtare e tyre > Nga pese betejat me te medha te kesaj lufte, kater ishin anglo amerikane, ku fitorja me e madhe ishte D day, ku u humben jeten 15 000 ushtare, nga te cilet 7000 u mbyten. Faktikish lufta mbaroi me renien e Berlinit ne 02.05.1945 Ceremonia zyrtare e nenshkrimit te mbarimit te luftes midis gjithe aleateve,perfshire BS,dhe Gjermanise filloi ne 08.05.1945 ora 23 dhe mbaroi me thirjen e perfaqesuesit gjerman ne ora 02.45 dt 09.05.1945 vetem per nenshkrim, ne nje tavoline rrumbullake qe u soll nga Moska. Tani lexues gjeje vete kur eshte data

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje