"PD mbahet peng nga disa individë", Hajdari akuzon Bashën: Hapja ka vite që diskutohet, s'ka ndodhur kurrë. Kur s'je i besueshën s'të afrohet kush

25 Qershor 2020, 00:03Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari thotë se PD nuk mund të mbahet peng nga individë të caktuar sepse ajo është frymë, dhe jo individ.

Në emisionin RepolitiX, Hajdari foli dhe për deklaratat e Bashës për hapjen e partisë. Sipas saj, ka vite që kjo hapje e PD është premtuar por nuk ka ndodhur kurrë.

“Ka vite që dëgjoj këtë hapje por nuk ka ndodhur kurrë. Duhet të kuptojë që PD është një frymë dhe jo një individ dhe nuk PD nuk mund të mbahet peng nga individë të caktuar.

PD është një forcë e madhe që shtrihet në të gjithë vendin dhe ka kapacitete të bëhet më e mirë dhe e fortë, por nuk ndodh në këto kushte ku është sot, kur nuk je i besueshëm është shumë e vështirë të afrosh persona rreth vetes.

Nuk varet thjeshtë nga kryetari partisë por nga shumë të tjerë që e kanë humbur besimin.

Për momentin e rëndësishme për mua është beteja dhe jo kolltuku dhe nëse shkoj në parlament në 2021 dua që kjo të jetë një gjë reale që unë ta ndjej se bëra këtë  gjë”, u shpreh Hajdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje