Pavarësisht humbjes së mbrëmshme, Lacio është në garë për titullin kampion dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Igli Tares i lind detyra të përfitojë sa më shumë para nga shitja e disa yjeve dhe t’i zëvendësojë ata me lojtarë po aq të mirë, por më të lirë.
Marash Kumbulla është një prej objektivave të lacialëve, teksa kundërshtarë për djaloshin nga Malësia e Madhe janë Interi dhe Juventusi.
Dy gjigantët italianë e duan 20-vjeçarin, por në javët e fundit kanë ndaluar tratativat dhe kjo i jep mundësi Lacios të ndërhyjë me shpejtësi, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me Veronën.
Megjithatë, Tare po punon për të sjellë një tjetër talent në “Olimpico”. Mario Vuskoviç është një tjetër objektiv i Lacios.
19-vjeçari aktivzohet me Ismajlin te Hajduk Split dhe është një prej talenteve më të spikatur të skuadrës kroate. Mbrojtësi është plot 1.89 metra i gjatë dhe konsiderohet një lojtar shumë premtues në atdheun e tij.
Tare ka nisur bisedimet me Hajdukun për të arritur te talenti kroat.