Rama: Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit sikur të ishin akuza ndaj regjimit serb, tronditëse gjuha e përdorur

25 Qershor 2020, 22:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se ishte i tronditur nga akuzat e ngritura nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas tij, teksti ishte skandal dhe i ngjason sikur i drejtohet një regjimi kriminale.

“Ajo çka mua më ka indinjuar thellë dhe më ka bërë që ndoshta për herë të parë, të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur.

Ai tekst mu duk përtej shumë, përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me çfarë presupozohet ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të saj.

Sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detajet e historisë që kanë lexuar atë tekst, kanë menduar dhe kanë ndjerë jo si për dy themelues të UÇK-së, por si dy pjesëtarë të një regjimi kriminal.

A thua se po flitet për Serbinë dhe regjimin serb dhe jo sikur po flitet për udhëheqësit e një vendi që ishte viktimë e regjimit të një agresioni.

Kjo ishte ajo që më ka tronditur. Pa marrë parasysh edhe faktin se si munde të flitet për të vrarët duke folur për shuma të përgjithshme; rreth 100.

Flitet për obstruksion, apo përpjekje për pengim që është një hata më vete. Unë jam dëshmitar i disa bisedimeve dhe i një bashkëbisedimi që kam zhvilluar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën në Prishtinë kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special dhe e di shumë mirë që të dy udhëheqësit në fjalë, ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë pa rezervë, nismë që vinte nga jashtë dhe nga ana tjetër kishin problemin e mungesës së kuorumit për ta bllokuar.

Ky tekst është një skandal”, tha Rama për “Rubikon” në KlanKosova në Prishtinë.

5 komente në “Rama: Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit sikur të ishin akuza ndaj regjimit serb, tronditëse gjuha e përdorur”

  1. Revizori says:

    Ore, lereni Ramën, se si eshte kryeministri i Shqipërisë, dhe e ka per detyre te flasë, te mbroje, te akuzoje, per llogari te binomit tone Kombetar Shqiperi-Kosove.
    Por nuk eshte çeshtja ketu. Pyetja qe mundon sot publikun shqipetar anembane botes eshte:
    “Ku eshte patrioti me i madh i te gjitha koherave, legjenda e hakmarrjeve tropojane, ideatori i levizjes komuniste qe themeloi PD (ose ne fakt manipulatori), ai qe u dha dhurate shqipëtarëve vitin e mbrapshta 1997, si qe futi me mjeshteri ne sistem vjedhjen spektakolare te votes se popullit (e kujt i duhet vota e popullit?), ai qe e bëri Parlamentin shqipetar si shurrtore publike, ai qe la pas toke te djegur, duke thene “Pas meje, kiameti” – Sali Katunaro-Kinezi.”
    Ku eshte dhe pse nuk flet ky strateg i madh, qe theu embargon kunder Service, gjithmone ne ndihme te Kosoves?
    Kjo eshte çeshtja. Pa Rama? Ehuuuu, Rama ate pune ka.
    Zike Qorri – di gje ku e ke shefin mo?

  2. Eno says:

    Të gjithë ju baballarët e kombit, vraponi dhe po bëni patriotin e flaktë. Jeni vetë kryeintrigantë ndaj këtij vendi dhe këtij populli. Po të ishit patriotë, me “zgjuarsinë” tuaj, do tu kishit paraprirë këtyre mekanizmave antikombëtarë. Por për ju atdheu , është vetëm paraja.

  3. shqiptaria says:

    RAMA, I KE TE GJITHA TE DREJTA !!!!!
    DUKET QE TE FLET SHPIRTI !

    POR NUK MJAFTON, SE NDERKOHE VUÇIÇI NA E FUTI SA KRAHU TE GJITHE SHQIPTAREVE !!!!
    SI FRANKOFON QE JE, I KE PARE GAZETAT FRANCEZE KU GELOJNE KOMENTUESIT KUNDER SHQIPTAREVE DUKE I NXJERRE DROGAXHINJ, KRIMINELE, ETJ. E KE PARE SE ÇFARE POSTESH KYÇE KANE MARRE SERBET NE KETO GAZETA ? SHKO HIDHI NJE SY “LE FIGARO” E DO KONSTATOSH SE KORRESPONDENTJA PER BALLKANIN ESHTE SERBE.
    E NDERKOHE QE NE MERREMI MES VETES, SERBET KANE MARRE NE DORE TE NA NXIJNE PORTRETIN NE PERENDIM !

    PROAKTIV, JO REAKTIV PRESIM NE TE JETE KRYEMINISTRI SHQIPTAR !!!!!

  4. Alban Dega says:

    PROKURORI SPECIAL PERDORI GJUHEN E AVOKSTEVE TE VUCICIT DHE PUTINIT DHE JO NJE PROKURORI AMERIKAN I NJE GJYKATE NDERKOMBETARE !

    Nga pukepamja juridike gjuha e tij eshte me shume gjuha e nje pijaneci apo te shkalluari .
    Edi Rama i ka bere radiografine e shkelqyer ketij prokuhori racist antishqiptar qofte ai edhe i biri i Trumpit !
    Keshtu ndodhe kur mungojne burra shtetl qe u ua vene kufirin tek thana cilitdo qe perdhos luften e shenjte clutimtare te popullit te vet, duke ia bere varrin vetvetes.

  5. Doda says:

    Shqiptaret kur jan neper pikat kyçe punojn kunder rrymes , kunder kombit te vet , se ndihen inferior gje qe tek serbet nuk egziston , dashuria per kombin tek serbet esht me e madhe shum me e madhe se tek ne SHQIPTARET , shqiptaret shajn vendin e tyre nga mengjesi ne dark nga politikanet gazetaret tvt dhe anal istet e famshem , ne jemi popull qe urrejm ushtrin nacional clirimtare , urrejm pjesen ton me atdhetare deshmoret e atdheut ajken e komtaris , dhe kte urrejtue kemi 30 vjet qe e kemi kultivuar tek brezi i ri qe partizanet qe u vran per Çlirimin e vendit i mbajn per kriminela , kemi 30 vjet qe i thurim lavdi ish tradhtarve te kombit bashkepuntorve te pushtusit kuislingeve dhe agjenteve qe punonin per UDBn Asfalin Greke dhe sherbimet e tjera inteligjente , qe ktu kerkoeni te keqen kur ju vjen veza tek bytha thoni naj futen , jo or njerez te kqinj jo ja keni futur vetes se pjesen me te mir te kombit tuaj e keni shkelur me kemb ka 30 vjet , ju keni punuar pa u lodhur ter kto vite demokracie per interesin serb e grek me shum se serbet vet dhe greket , tashti ju vjen keq , pse serbet kan zen pikat kyçe ne dipllomaci dhe punojn pa u reshtur per interesat e serbis , se ata jan edukuar atdhetar se po te dali nje si dulja ose saliu tek ata qe punojn per te huajt , ata ngrihen si popull ne kemb e shqyejn te gjall si hienat se jan atdhetar, dhe punojn kudo dhe ne çdo koh ne interesin e vendit vet se keshtu i edukon politika shkolla kisha jan ne unison , ne kishen e kemi me prifterinj grek te shikosh komentet trecereku shajn vendin shqiperin e perdhunojn ate bij kurvash shqiptar te qelbur jan , kjo vjen se kte politik i ben janullatos me oficeret e asfalis greke qe ne pra saliu president yn dikur i vuri me qellim ne krye te kishes shqiptare , se vet ishte agjent serb , kte e di gjith shqiperia dhe shqiptaret ne mbar boten dhe gjysma popullit i shkon akoma nga pas kti antishqiptari te terbuar , kte e bejn se ata nuk e dhjesin kombin fare , ata shikojn paran interesin menyren me te cilen i ka joshur saliu , prandaj serbet jan me te mir se ne , ky esht problemi duhet te rrim shtrember por te flasim drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje