Seuli dhe Uashingtoni angazhohen për paqen, 70 vjet pas Luftës së Koreve

25 Qershor 2020, 14:03Bota TEMA

Seuli dhe Uashingtoni rikonfirmuan sot angazhimin e tyre për të mbrojtur paqen afatgjatë në gadishullin e ndarë, me rastin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Koreve.

Forcat koreano-veriore, pushtuan Jugun më 25 qershor 1950, pikënisja e një konflikti të përgjakshëm që shkaktoi miliona të vdekur, pjesa më e madhe civilë.

Armët ”u ulën” tre vjet më vonë falë një armëpushimi, që nuk u pasua kurrë me një traktat paqeje, që do të thotë se, teknikisht, dy pjesët e gadishullit të ndara me Zonën e Demilitarizuar (DMZ ) janë akoma në luftë.

“Në këtë ditë të vitit 1950, aleanca ushtarake mes SHBA-së dhe Republikës së Koresë lindi nga nevoja, përpara se të forcohej në gjak”, theksoi sekretari amerikan për Mbrojtjen, Mark Esper në një deklaratë të përbashkët me homologun e Koresë së Jugut Jeong Kyeong-doo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje