Hahn: Shpresoj shumë te një marrëveshje unanime mbi buxhetin e BE-së

25 Qershor 2020, 10:57Bota TEMA

“Për sa i përket buxhetit shumëvjeçar të BE-së jemi vonë me kohën, por tashmë, kemi një datë të qartë nga ana e presidencës së Këshillit Europian për një samit të jashtzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, deklaroi komisioneri i BE-së për Buxhetin, Johannes Hahn.

“Shpresoj që ky Këshill të jetë i përgatitur mirë mbi temën e buxhetit”, theksoi Hahn para Komisionit të Buxhetit të BE-së.

“Bazuar në përvojën tonë historike, mund të jetë e mundur që për herë të parë të kemi një marrëveshje në një takim të vetëm. Unë mendoj se ky duhet të jetë fokus ynë kryesor”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje