Zbardhen dëshmitë e mjekëve që ndihmuan Eduart Lamajn, u arrestua pas vrasjes së dyfishtë në Kurbin: Isha i detyruar, nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi

25 Qershor 2020, 12:13Kronika TEMA

Zbardhen dëshmitë e dy mjekëve të arrestuar nga Policia bashkë me 30-vjeçarin nga Laçi Eduart Lamaj, pas krimit të dyfishtë në Kurbin ku mbetën të vrarë dy biznesmenë.

Policia arrestoi me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ortopedin nga Lezha, Viktor Marku, 42 vjeç, si dhe kirurgun e Spitalit Ushtarak, Besnik Lame, 46 vjeç.

Sipas News24, mjeku Viktor Marku ka deklaruar në polici se ishte i detyruar të vepronte menjëherë për të operuar Lamajn pasi rrezikonte jetën.

“Pacientin e gjeta në narkozë. Isha i detyruar të ndërjurtja menjëherë. Pacienti rrezikonte të humbte jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi”.

Ndërsa mjeku Besnik Lame ka deklaruar: “Nuk jam i specializuar për të kryer ndërhyrje”.

2 komente në “Zbardhen dëshmitë e mjekëve që ndihmuan Eduart Lamajn, u arrestua pas vrasjes së dyfishtë në Kurbin: Isha i detyruar, nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi”

  1. Tullaci says:

    Ju si doktorr jeni te specjalizuar vetem per nderhyrje miljonash o te degjeneruar ,I paska plasur shum demek ktit jarit per pacientin ky lloj doktorr po nuk u pan miljonat buk I plas fare tani e ke radhen ne burg te hyn burgaxit te bejn nderhyrje tek ty gjakpirsa

  2. Speed says:

    Pasi mbaruat pune mund te therrisnit policine apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje