Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali arrin nivelin më të ulët

27 Qershor 2020, 18:30Bota TEMA

Italia vijon me hapa të ngadaltë drejt “shërimit” nga pandemia e koronavirusit, e cila e goditi rëndë vendin fqinj ku mijëra persona humbën jetën ndërsa qindra mijëra të tjerë u infektuan.

Emergjenca Civile raportuan për herë të parë sot një bilanc që mund të krahasohet me fazat e para të nisjes së pandemisë së virusit me origjinë nga Kina.

Sipas të dhënave zyrtare 8 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orë ndërsa të infektuarit e rinj janë 175, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen sërish në Lombardi.

Për herë të parë të shtruarit në terapinë intensive ranë nën 100, ndërsa personat aktivë me koronavirus janë në shifrat 16 mijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje