Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv: Dënim maksimal për ata që dëmtojnë monumentet historike

27 Qershor 2020, 09:49Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit do të dënohen të gjithë ata që tentojnë të shkatërrojnë monumentet historike e kulturore në vend.

Sipas vendimit, çdokush që dëmton një monument publik do të ndiqet “në shkallën më të lartë të ligjit”.

Një numër i monumenteve në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar që nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd, ku protestuesit shfaqën zemërim të madh përmes protestave.

Presidenti, përmes Twitter njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në Nju Xhersi dhe po qëndron në Uashington për të siguruar se rendi dhe ligji po zbatohen.

1 komente në “Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv: Dënim maksimal për ata që dëmtojnë monumentet historike”

  1. Vlora 9 says:

    Monumentet nuk mund ti imponohen populli. Ai vendos se kush e meriton e kush Jo. Nuk mundet te mbrohen Monumentet me ushtare e masa represive apo akoma me keq te derdhet gjak per to. Nga distanca e kohes eshte bere e qerte se ato personalitete qe kontestohen Jo vetem qe nuk meritojne monumente por perkundrazi meritojne te gjykohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje