OBSH: Vala e dytë e Covid mund të shkaktojë miliona viktima, si "Gripi Spanjoll" 100 vjet më parë. Edhe ai u dobësua në verë

27 Qershor 2020, 09:15Bota TEMA

Miliona njerëz në të gjithë botën mund të vdesin nëse ka një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit.

Dr. Ranieri Guerra, një asistent drejtor i përgjithshëm për iniciativat strategjike në OBSH, tha se pandemia ishte përhapur deri tani siç kishin parashikuar zyrtarët e saj, shkruan Daily Mail.

Duke krahasuar Covid-19 me shpërthimin e Gripit Spanjoll më shumë se 100 vjet më parë, Guerra tha se pandemia e vjetër ‘rifilloi ashpër’ në shtator dhe tetor, kur temperaturat ishin më të ulëta.

Ai i tha Rai TV në Itali:

“Krahasimi është me gripin spanjoll, i cili u soll ashtu si Covid: ai u dobesua në verë dhe rifilloi ashpër në shtator dhe tetor, duke krijuar 50 milion vdekje gjatë valës së dytë.”

Paralajmërimit iu bë jehonë nga shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e cila tha të Premten se “sigurisht mund të ketë një valë të dytë të rëndë nëse nuk mësojmë ndonjë gjë nga Gripi Spanjoll i 1918-19”.

Përhapja e gripit spanjoll shkatërroi shumë vende në botë, përfshirë Britaninë, ku kishte më shumë se 220,000 vdekje dhe SHBA, ku vdiqën 675,000 njerëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje