Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli ka folur për procesin e dialogut të drejtuar nga BE-ja dhe për anulimin e udhëtimit në Washington.
Hoti ka thënë se Kosova është e përkushtuar që dialogu s’ka alternativë dhe si proces duhet të përmbyllet shumë shpejtë, meqë ka interesim shumë të madh nga Brukseli dhe Washingtoni.
“Ne mbesim të përkushtuar për dialogun. Besojmë thellë që dialogu nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam prezantuar edhe në BE. Është me interes për Kosovën që ky proces të mbyllet sa më shpejtë, duke qenë se ka interesim të madh nga BE dhe SHBA. Për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit, ne kemi shtyrë vizitën në Washington”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.
Ai gjithashtu ka treguar se ka qenë në komunikim intensiv me ambasadorin Grenell, për anulimin e takimit të 27 qershorit, derisa ka shtuar se shumë shpejtë do të caktohet data e re e takimit në Washington.
Kam pasur komunikim intensiv me ambasadorin Grenell. Pas diskutimit që kemi pasur më të, jemi pajtuar që ta shtyjmë për një datë tjetër, që do të caktohet së shpejti. Agjenda e takimit mbetet e njëjtë, për t’i dhënë shtysë dialogut përmes zhvillimit ekonomik”, ka theksuar Hoti.
Po ik or palaco se nqs do kishin nevoje per kryeministrin ata paten albinin por jo kishin nevoje vetem per thacin
Deshi zoti qe prokurori qe leshoi akuzen ishte amerikan pra ka akoma aministrata amerikane njerez qe nuk e shesin kosoven per tu zgjedhur si tramp
Prandaj ti sa me pak te flasesh me mir ben sepse nqs thaci nuk do jete ne takim ti per cfar do flatesh kur ata kane 7 vjet qe bejne pazare dhe nuk jane publike?
Apo thjesht do hedhesh firmen dhe do kthehesh ne kosove mos chi merak isa do e marre llogarine ne zgjedhjet qe vijne
Dorëheqje Idiot me gjithë atë Lesh – Grenel