Memorie.al publikon historitë e panjohura të familjes së ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, që nga periudha e Monarkisë së Zogut dhe gjatë viteve të pushtimit të Shqipërisë, kur pas kthimit të tij nga internimi në Francë, ai dhe e gjithë familja e tij u lidhën me Lëvizjen Antifashiste, duke qëndruar maleve deri në mbarimin e Luftës. Ngjarja e llahtarshme e vitit 1944, kur vëllai i Mehmetit, Arshiu, për të mos u zbuluar nga forcat gjermane që po kalonin aty afër me një autokollonë, hodhi në greminë, vajzën e tij gjashtë muajshe, që qante papushim. Të gjitha këto dhe ngjarje të tjera, vijnë ekskluzivisht për Memorie.al nga intervista me Kujtim Shehun, djali i vëllait të ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, i cili tregon disa nga historitë më të përfolura të familjes së tyre, si: vrasja e oficerit italian që Mehmeti e kishte pasur shok shkolle në Modena dhe kishte qëndruar në shtëpinë e tij dhe trajtimi i gabuar që i ka bërë i biri, Bashkim Shehu asaj ngjarje në librin e tij, “Vjeshta e ankthit”. Raportet e Mehmetit me Koci Xoxen dhe tentativat për ta arrestuar në vitin 1947, kur ai u detyrua të fshihej në fshatin e tij, Çorush, marrëdhëniet e acaruara me Enverin, fejesa e Skënderit me Silva Turdiun dhe si u prit ajo nga vëllezërit e tij?! Si e mësuan ata në Fier lajmin e vdekjes së Mehmetit, ardhja e tyre në Tiranë dhe qëndrimi pranë xhenazes në vilën e xhaxhait në Bllok, që ishte rrethuar me roje me mitroloza! Varrimi i kryeministrit Shehu të nesërmen vetëm me njerzit e familjes nën survejimin e rreptë të njerëzve të Sigurimit të Shtetit, si dhe dhe trajtimi çnjerzor që u bë më pas ndaj familjes së tyre, që çuan në vëtëvrasja e kunatit që u hodh nga kati i pestë në Fier, e deri tek eleminimi fizik i vëllait të Mehmetit, Arshiut, babait të Kujtimit, që u gjet i vdekur në Urën e Mbrostarit në Fier etj.
Nga Dashnor Kaloçi
(vijon nga dje)
Zoti Kujti, çfarë vutë re kur shkuat aty, si ishte situate rreth “Bllokut të udhëheqjes?
Para se të afroheshim tek hyrja kryesore e Bllokut, unë i thashë babait, se ishin duke na ndjekur nga pas disa njerëz të Sigurimit të Shtetit, të cilët na ishin qepur nga prapa që nga shtëpia e motrës sonë, tek “21 Dhjetori”. Por Arshiu, i cili ishte bërë vrerë, m’u përgjigj duke më thënë se: ata kishin punën e tyre. Pasi i’u prezantuam se kush ishim, nga postoblloku tek hyrja e Komitetit Qëndror, e deri tek hyrja kryesore e vilës së Mehmetit, ne na shoqëruan përsëri disa njerëz të Sigurimit dhe situata aty ishte tepër mbytëse.
Njerëzit e Sigurimit që i’u shoqëruan për aty, ishin ata të grupit të shoqërimit dhe shërbimit që kishte pasur Mehmetit, apo të tjerë?
Ata që na shoqëruan për tek hyrja kryesore e vilës, ishin fytyra krejt të panjohura për ne dhe gjatë gjithë kohës që ne ishim aty, nuk pamë asnjë nga oficerët e grupit të shoqërimit apo të shërbimit, që kishte pasur Mehmeti deri në atë kohë.
Po Ali Çeno a ndodhej aty?
As Aliu nuk ndodhej aty.
Kush i’u priti kur u futët brenda në vilë?
Sapo u futëm tek dera kryesore e vilës së Mehmetit, na dolën përpara Vladimiri me Bashkimin, të cilët pasi na përqafuan, na shoqëruan për në katin e dytë, ku ndodheshin edhe njerzit e tjerë.
Cilët njerëz gjetët në ato momente aty brenda në vilën e familjes Shehu?
Pas Ladit dhe Bashkimit që na pritën në hyrje të shtëpisë, ne më pas u takuam me Fiqreten, e cila së bashku me dy djemtë, na shoqëroi për në dhomën ku gjendej trupi i pajetë i Mehmetit. Në atë dhomë, unë me babanë u takuam edhe me dy xhaxhallarët, e njëkohësisht vëllezërit e Mehmetit, Duron dhe Nexhipin. Po ashtu aty në atë dhomë, ishin dhe bashkëshortja e Vladimirit, Fatbardha, bashkëshortja e Bashkimit, Marjeta me gjithë babanë e saj. Lefterin, si dhe gruaja e xhaxhait, Duros, Afërdita. Nga familja e Mehmetit, aty mungonte vetëm Skënderi, i cili ndodhej me studime në Suedi.
Nuk kishte të afërm të tjerë aty në shtëpi?
Përveç këtyre që përmënda, nuk kishte asnjë njeri tjetër.
Po nga personeli i shërbimit, a kishte njeri aty?
Nga personeli i shërbimit të familjes Shehu, aty brenda ndodhej vetëm njëri nga mjekët, Miltua.
Po trupin e Mehmetit ku e kishin vënë?
Trupi i pajetë i Mehmetit i veshur me kostum, ndodhej aty në dhomën ku ishim të gjithë ne dhe ai ishte vënë mbi një nga divanët që gjendej aty. Trupi i tij ishte në një pozicion, disi jo të zakontë, duke e pasur dorën e majtë, me gishtin e madh pak të mbledhur dhe të mbështetur mbi bark, e dorën e djathtë të hapur dhe pak më poshtë së majtës.
Si e shpjegoni atë gjë?
Ndoshta trupi tij ishte vënë në atë pozicion për të treguar se ai ishte vetëvrarë.
Çfarë bisedash bënit me njëri tjetrin gjatë asaj kohe që qëndruat aty në atë dhomë?
Aty bisedat ishin fare të pakta, për të mosh thënë që nuk flitej fare. Të gjithë ishim të pikëlluar dhe të vetmet biseda që bëheshin në mes vëllezërve të Mehmetit dhe ne të tjerëve që ndodheshim aty, ishte ajo se si e bëri Mehmeti atë punë, duke vrarë veten?!
A i pyetët ju dy djemtë, Ladin me Bashkimin, apo Fiqretin se si kishte ndodhur ngjarja?
Që në momentet e para kur hymë brenda, unë e pyeta Vladimirin, se si kishte ndodhur puna dhe a kishin dëgjuar krisma.
Çfarë i’u tha Ladi?
Ladi na tregoi se se deri nga ora 01.00 e natës, ata e kishin përgjuar Mehmetin dhe pas asaj ore ata kishin rënë për të fjetur dhe nuk kishin dëgjuar asnjë krisëm. Unë e pyeta përsëri Ladin, duke i thënë se si ishte e mundur që nuk e kishin dëgjuar zhurmën e pistoletës, por ai m’u përgjigj, duke më thënë: “Ishim shumë të lodhur dhe nuk kemi dëgjuar gjë.
A erdhi njeri tjetër gjatë natës aty në vilën e Mehmetit dhe sa kohë qëndruat ju aty?
Gjatë gjithë natës së 18 dhjetorit dhe deri sa u gdhi në mëngjezin e 19 dhjetorit, aty nuk erdhi asnjë njeri tjetër. Ndërsa nga ne që ishim aty, vetëm Durua iku nga ora 12 e natës dhe aty mbeti bashkëshortja e tij, Afërdita, e cila kujdesej për Fiqretin dhe nusen e Vladimirit, Bardhën, e cila ishte shtatëzanë dhe priste me minutë për të lindur. Po kështu edhe Ladi, largohej herë pas here nga dhoma ku ishim, e kujdesej për Bardhën. Të gjithë ne të tjetër që ishim aty, e gdhimë duke pirë cigare në holl dhe duke qëndruar aty në dhomë, në më të shumtën e kohës pa folur fare.
A u kthye më Durua aty tek ju?
Jo, ai nuk erdhi më aty, sepse atë nuk lejoi Kadri Hazbiu të vinte. Atë gjë ne e kemi mësuar jo atë natë, por më vonë.
A patët ndonjë shenjë nga pjestarët e familjes se mos bisedat përgjoheshin, sepse nga dëshmi të ndryshme, është thënë se kohët e fundit, Mehmeti me Fiqreten e fëmijët, kur kishin ndonjë gjë me rëndësi për të biseduar, dilnin në lulishte, sepse e dinin që bisedat e tyre përgjoheshin?
Shenja për të mos biseduar ne nuk patëm nga asnjeri, por ndoshta gjithsecili nga ne që ishim aty dhe që kishim pasur informacion se si ishin zhvilluar ngjarjet deri në atë kohë, e mendonte atë gjë në vetëvehte dhe ndoshta për atë fakt, bisedat tona ishin të pakta.
Po telefonta a patët atë natë?
Vetëm motra ime Shqiponja, mori dy herë në telefon dhe duke qarë, kërkoi që të vinte aty, por Ladi i tha që më mirë të mos vinte dhe ajo nuk erdhi.
Po njeri tjetër jo i familjes, a i’u telefonoi atë natë?
Asnjë telefonatë tjetër nuk u bë më, sepse pas orës 12 të natës, telefonat e familjes u ndërprenë dhe nuk punuan më.
Po nga njerzit e personelit a erdhi njeri tjetër gjatë natës në vilë?
Me përjashtim të mjekut të familjes, Miltos, i cili u kujdes gjithë natën për babanë tim, Arshiun, duke i bërë qetësues, atë natë nuk erdhi asnjë njeri tjetër aty. Ajo natë ishte shumë e lodhshme për ne dhe jashtë vazhdimisht binte një shi, që nuk pushoi as të nesërmen.
Po nga vilat e tjera që dukeshin nga ajo e Mehmetit, a kishte drita të ndezura natën?
Nga ai pozicion ku gjendej dhoma që ishim ne, nuk dukej asgjë. Nga aty nuk mund të shikohej asnjë nga vilat e tjera.
Po në mëngjezin e 19 dhjetorit a erdhi njeri aty në vilë dhe si rrodhën ngjarjet gjatë asaj dite?
Aty nga ora 8.00 e asaj dite, Ladi me gjithë gruan e Duros, Afërditën, dolën nga shtëpia dhe shkuan në lagje për të nxjerrë lejen e varrimit. Ata u kthyen në vilë aty nga ora 10.00 dhe na treguan se i’u kishin nxjerrë shumë pengesa dhe mezi u’a kishin dhënë lejen e varrimit. Ata na treguan gjithashtu, se rreth e rreth vilës, kishte shumë ushtarë dhe oficerë të armatosur, deri me mitrolozë të lehtë.
Me kë komunikoi Ladi dhe përse shkoi ai për të nxjerrë lejen e varrimit, a nuk erdhën njerzit e personelit të shërbimit që të merreshin me ato punë?
Edhe të nesërmen aty nuk erdhi asnjë nga njerzit e personelit të shërbimit dhe gjatë gjithë natës, kafet i bënin vetë gratë. Aty mungonte edhe personeli i guzhinës dhe nuk kishte asnjëlloj furnizimi me ushqime. Kështu që Ladi me gruan e Duros, kishin blerë bukë me djathë në një dyqan aty afër dhe na i sollën ne për të ngrënë. Unë nuk e di se me kë komunikoi Ladi që shkoi për të nxjerrë lejen e varrimit, por ndoshta atë gjë i’a kishin komunikuar me telefon, ata që ishin caktuar për atë punë.
Po gjatë natës, a u diskutua aty në mes jush se si do të bëhej ceremonia e varrimit?
Aty nuk u diskutua fare për ceremoni varrimi, sepse siç po shihej situata, kuptohej lehtë se nuk bëhej fjalë fare për ceremoni varrimi nga shteti. Por me sa mbaj mënd unë, atë gjë Ladit i’a kishin komunikuar oficerët përkatës, që varrimi i Mehmetit do të bëhej në Sharrë.
Kur dolët nga vila për të shkuar në varreza?
Pasi erdhi Ladi me Dritën, pas tyre erdhi dhe një punonjës i Komunales, i cili solli arkivolin që ishte krejt i zakonshëm. Pasi ne të gjithë që ishim aty, e puthëm Mehmetin për herë të fundit, punonjësi i Komunales e mbylli kapakun e arkivolit. Pas kësaj u vendos që në varreza do të shkonim unë me Ladin, Bashkimin, Nexhipin, Lefterin e Marjetën. Ndërsa Fiqretja, me gruan e Duros, do të rrinin aty për t’u kujdesur për Bardhën, e cila priste makinën për të shkuar në maternitet për të lindur. Pas kësaj, ne të gjashtë, morëm arkivolin dhe dolëm jashtë në oborrin e vilës, ku tek hyrja e saj, kishte ardhur makina e varrimit, një “Zuk”, i vjetër, që përdorej nga Komunalja për popullatën.
Kur dolët nga vila me arkivolin e Mehmetit, si ishte situata rreth saj, a kishte përforcime në rojet e shërbimit?
Para se të përgjigjem për këtë, në parantezë desha të them se: ai shi i madh që kishte nisur dhe binte pa pushim që nga mbrëmja e një nate më parë, pushoi sikur ta kishte ndaluar njeri mje dorë, sapo ne dolëm nga hyrja kryesore e vilës dhe në atë kohë doli një rreze dielli. Po kështu, sapo ne futëm arkivoloin në makinën e funeralit, shiu filloi përsëri të binte, njësoj si më përpara. Kjo që po i’u them është më se e saktë dhe mua më kanë mbetur në mëndje si një diçka e pazakontë, pasi si pasardhës i një familje shehelerësh, unë jam shumë besimtar dhe them se ajo gjë s’ishte thjesht një rastësi. Ndërsa për masat e sigurisë rreth vilës dhe gjithë Bllok-ut, ato ishin të përforcuara, ashtu si një ditë më parë, me ushtarë dhe oficerë të shumtë, gjë e cila dallohej akoma më mirë atë ditë.
Përveç jush, aty jashtë a kishte njerez të tjerë që do të vinin në varreza dhe çfarë itinerari përshkuat për të shkuar në Sharrë ku do bëhej varrimi?
Përveç ne të gjashtëve, nuk kishte ansjeri tjetër për të ardhur në varreza. Pasi e vendosëm arkivolin në makinën “Zuk” të funeralit, ku ishte vetëm shoferi i ndërmarrjes Komunale, makina u nis duke kaluar në rrugën prapa Komitetit Qëndror të asaj kohe, nga ana jugore aty ku sot është Kryesia e Kuvendit Popullor, rrugë e cila shpie në drejtim të Lanës. Ndërsa makina ecte para, pas saj ishin Ladi, Marjeta e Bashkimi dhe pas tyre ecja unë me xhaxhanë, Nexhipin, e vjehrrin e Ladit, Lefterin. Ndërsa ne ecnim pas makinës, nga brenda murit rrethues me kangjella të Komitetit Qëndror, pamë që kishin dalë shumë punonjës të Kryeministrisë dhe të Ministrisë së Jashtëme, godina e së cilës asokohe ndodhej ngjitur me të. Sapo kaluam godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtëme, pamë të ndaluar një autobus të vjetër tip “Zis”, (nga ato që prodhoheshin asokohe në Shkodër), të cilin e kishin nxjerrë për të na marrë ne për në varreza. Ai autobus ishte fare i vjetër dhe pjesa më e madhe e dritareve ishin pa xhama, por ne zumë vënd aty pa folur fare. Pasi makina kaloi pas lulishtes ku sot ndodhen bustet e “Vëllezërve Frashëri”, u kthye majtas, duke përshkuar të gjithë rrugën buzë Lanës, deri tej Ura e “Vasil Shantos”. Nga aty nuk u kthyem për nga rruga që të çon tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, por vazhduasm drejt Lanës dhe dolëm në rrugën nacionale që të shpie për në Kombinat, e më pas në varrezat e Sharrës.
Përse kaluat andej dhe jo nga rruga kryesore, ku kalonin zakonisht makinat e kortezheve?
Makinën e varrimit dhe autobuzin i komandonte tjetër njeri, pa na pyetur ne dhe shoferët zbatuan urdhërat që kishin marrë prej atyre që kishin organizuar atë kortezh prej gjashtë vetësh.
Po kur shkuat në varreza, a kishte ndonjë njeri tjetër që kishte ardhur aty?
Në Varrezat e Sharrës ne mbërritëm rreth orës 11 e 30, ku vazhdonte të binte ende shi dhe aty nuk kishte asnjeri tjetër të gjallë, përveç nesh. Sapo zbritëm arkivolin, makina “Zuk” e funeralit dhe autobuzi u larguan menjeherë prej aty. Kur arritëm tek varri i hapur, (parcela e fundit, rreshti i tretë nga balli, ulëm arkivolin përmbi pirgun e dheut dhe në atë kohë, vumë re se në një distancë rreth 20-25 metra larg nesh, disa punonjës të Sigurimit të Shtetit që u vendosën në formë harku me fytyrë nga ne. Pasi nxorrëm arkivolin, Ladi nxorri një letër nga xhepi dhe foli rreth një minut, duke e lexuar atë që kishte shkruar. Pas fjalëve të tij që ishin dhe lamtumira e fundit, aty erdhën dy punonjës të varrezave, të cilët me lopatat që ishin aty, filluan të mbulonin varrin me dhe, duke u ndihmuar edhe nga ne. Kaq ishte e gjithë ceremonia e varrimit, që zgjati jo më shumë se 10 minuta.
Me çfarë u kthyet nga varrezat në shtëpi?
Ne u larguam me një “Gaz” gjashtë vëndësh, që e kishin sjellë enkas për ne, pasi aq persona bëheshim gjithsej. Edhe ai automjet që e kishin marrë në Gardën e Republikës, ishte shumë i vjetër dhe në vënd të ndenjësve, kishte stola druri.
Deri ku shkuat me atë automjet?
Ai automjet na la diku te Libri Universitar dhe pasi zbritëm aty, për të shkuar në vilë, nuk dolëm nga rruga kryesore e hyrjes për në Bllok, pra aty te Komiteti Qëndror, por i ramë nga lulishtja që është përballë godinës së Presidencës së sotme. Aty na ndaluan rojet dhe oficeri i shërbimit na tha se kishte urdhër, për të mos na lënë që të futeshim brenda.
A reaguat ndonjë prej jush?
Pasi na lanë nja 30 minuta në shi, ku ne u bëmë ujë, unë fillova të bëja fjalë me oficerët e shërbimit, duke u thënë se në vilë kisha babanë e sëmurë. Por Ladi filloi të më fliste, duke më thënë që të mos bëja fjalë me oficerët, pasi ata vetëm sa zbatonin urdhërat që ua kishin dhënë të tjerët.
Si e justifikonin ata atë gjë, pra urdhërin për të mos I’u lënë juve të fiteshit në vilë?
Mesa kuptuam ne, aty kishte kontradita në urdhërat që ishin dhënë për të na penguar ne dhe pas insistimit të Ladit, ajo gjë u sqarua dhe ne na lanë të futeshim. Kur u futëm në shtëpi, takuam Fiqretin dhe ndërsa ne i treguam se si shkoi varrimi, ajo na bëri kafet.
Sa qëndruat aty?
Unë nuk qëndrova shumë dhe bashkë me babanë, Arshiun, dolëm për të kapur trenin për të shkuar në Fier. Gjatë gjithë rrugës, edhe në tren, ne kishim njerëz të Sigurimit të Shtetit që na survejonin, pothuaj haptaz, pa tentuar të fshiheshin.
Gjatë udhëtimit me tren për në Fier, a biseduat ndonjë gjë me babanë?
Që kur hipëm në tren, ne na ngushëlluan fatorinot dhe njerëz të tjerë fierakë që na njihnin mirë. Babai gjatë gjithë rrugës, pothuaj qëndronte i heshtur dhe vetëm një herë foli me zë të ulët, duke më thënë: “Mjerë ju ku do përfundoni, por ishalla i lënë bashkë ata tre djem”, duke e pasur fjalën për Ladin, Skënderin dhe Bashkimin.
Po kur shkuat në shtëpinë tuaj në Fier, a kishte njerëz që kishin shkuar për ngushëllim?
Atë natë që ne ndodheshim në Tiranë, në shtëpinë tonë kishte shkuar për ngushëllim, Sekretari i Dytë i Komitetit të Partisë së rrethit, Vullnet Radovicka, i cili më pas e “pagoi shtrenjtë” atë gjë, pasi e përjashtuan edhe nga Partia, duke e dërguar mësues në fshat. Pas asaj dite, situata për familjen tonë u bë shumë e rëndë dhe duke e ditur atë gjë, babai u dërgoi fjalë të afërmëve dhe miqve tanë, që më mirë të mos na vinin në shtëpi, se do kishin probleme dhe pasoja. Mua më dërgoi babai në Patos tek shtëpia e Alush Manes, vëllait të Qamail Mane Islamit, mikut të ngushtë të Mehmetit. Unë i’a dhashë porosinë e babait, pra që të mos ndiheshin, por edhe Alushi u godit më pas me gjithë familjen e tij.
Si rrodhën më pas ngjarjet me familjen tuaj?
Pas ngjarjes së Mehmetit, familja jonë ishte vazhdimisht nën survejimin e njerëzve të Sigurimit të Shtetit dhe pasi tentuan disa herë që të na nxirrnin edhe nga shtëpia, neve na e hoqën të drejtën e ushtrimit të profesioneve që kishim pasur. Ndrësa ngjarja më tragjike ishte ajo e kunatit tonë, Llazi Polo (bashkëshorti i motrës sonë të madhe), të cilit në atë kohë i’u bënë shumë presione duke e thërritur disa herë në Komitetin e Partisë. Si rezultat i tyre, ai pësoi një depresion të rëndë dhe u shtrua gjashtë muaj në Spitalin Psiqiatrik. Vetëm dy javë pasi doli që andej, në kushtet tepër të rënduara psikologjike, ai i dha fund jetës, duke bërë vetëvrasje, pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Pas kësaj, motra ime mbeti e ve vetëm me dy fëmijët jetimë pa baba. Po kështu një fat të tillë pati edhe motra e tretë, Merushja, bashkëshorti i së cilës, (A.S.) që punonte si Oficer Sigurimi, u soll shumë poshtërsisht me të, duke i’a marrë fëmijët pasi manipuloi gjyqin dhe e la motrën tonë në gjëndje çmëndurie.
Po me babanë tuaj, Arshiun, çfarë ndodhi?
Që nga ngjarja me Mehmetin, babai mbeti vetëm se i’u larguan të gjithë dhe si fliste më njeri me gojë. Në fillim atë e përjashtuan nga Partia dhe më pas e ripranuan përsëri dhe e gjithë ajo bëhej që ta detyronin atë të fliste kundër vëllait të tij, Mehmetit. Deri aty nga fillimi i vitit 1985, babai kaloi momente tepër të vështira dhe strese të jashtëzakonëshme. Më datën 7 mars 1985, ndërsa unë isha duke punuar, djali i motrës sime erdhi dhe më tha se kishte humbur gjyshi. Unë shkova menjëherë në shtëpi dhe dy motrat e mija, Merushja me Pranverën, kishin dlaë për ta kërkuar dhe e kishin gjetur në afërsi të Urës së Mbrostarit, anës trasesë së trenit, në një pellg të vogël me pak ujë që e kishte lënë lumi që kalonte aty afër. Fytyra e tij ishte e mbuluar me balë dhe ai dha shpirt në duart e tyre.
Ç’kishte ndodhur me të, ishte vdekje natyrale, (se mund të ishte rrëzuar), vrasje, apo vetëvrasje?!
Ajo vdekje ngjalli shumë dyshime për familjen tonë, por unë as sot nuk e mendoj se babai kishte bërë vetëvrasje, siç u tha në atë kohë nga ana e Mjeksisë Ligjore. Këtë gjë unë e shpjegoj thjesht me deduksion llogjik, se: po të donte për të vrarë vetën, babai mund të hidhej e të mbytej te Ura e Mbrostarit dhe jo ku u gjet atje te një pellg me fare pak ujë dhe shumë baltë. Po kështu, ka dhe një fakt tjetër që e rrëzon versionin zyrtar të vetëvrasjes. Pak para asaj ngjarje, pra vdekjes së tij, rreth 1 km. larg atij vëndi, babai është parë nga disa njerëz, që të takohej me një person, (banues në Fier dhe me origjinë nga Veriu i Shqipërisë), i cili njihej nga të gjithë që punonte për Sigurimin e Shtetit. Ajo gjë s’mund të ketë qenë thjesht rastësi?! Ashtu siç kam dyshuar gjithnjë për vdekjen e babait tim, Arshiut, unë kam dyshuar edhe për atë të djalit të xhaxhait, Vladimirit, që edhe për të thanë se u vetëvra. Po kështu unë kam shumë dyshime edhe për vdekjen në rrethana misterioze dhe ende të pazbardhura të Fiqretit, në Burgun e Shënkollit.
Ku i bazoni ato dyshime?
Ato i bazoj në shumë gjëra dhe fakte të ndryshme, por preferoj që të mos flas tani për to. Tani gjej rastin t’ju them vetëm konkluzionet që unë kam nxjerrrë prej tyre: Sigurimit të Shtetit, gjithnjë sipas udhëzimeve që merrte nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, i interesonte vdekja e Vladimirit dhe e babait tim, Arshiut, për të thënë atë që tha dhe Partia, pra që; “Ata u vetëvranë, ashtu si dhe Mehmet Shehu”. Pra, duke hapur versionin e vetëvrasjes së tyre, i thuhej popullit, se: “Ashtu si Mehmeti, edhe Arshiu dhe Vladimiri, i dhanë fund jetës, pasi e kishin në gen vetëvrasjen”. Pra gjithçka bëhej për të mbuluar vrasjen e Mehmetit.
Pse ju besoni se Mehmetin e kanë vrarë?
Që Mehmet Shehun e kanë vrarë, atë e di e gjithë Shqipëria. Por nuk ka shumë rëndësi se kush e tërhoqi këmbzën e pistoletës. Mehmeti ishte “vrarë” disa muaj përpara dhe në mesnatën e 18 dhjetorit 1981, atij vetëm sa i’u bënë “formalitetet e fundit”.
Ju te gjithe si farë e fis nuk hoqet gjë tjeter me shume…ju vetem latë dhe shperlatë borxhet qe patet…mjer populli cfare ka hequr nga rraca juaj…por ju ratë nga froni dhe kaq ishte…zoti jep drejtesi..
Dhe si pas ju m*t,ali pasha,kjo ishte drejtesia e Zotit?
Gamor:kjo ishte drejtesia e vampireve:e.hoxha, r.alia,n.hoxha,k.hazbiu, h.isai dhe e injoranteve te tjere byroiste katundare!
E verteta eshte se Mehmeti kishte vendosur te vriste vehten,sepse s’mund te duronte dot injorantet byroiste te kurdisur nga hiena karieriste ramiz alia , qe e donte rrugen e paster.Keshtu Mehmeti shkroi letren.POR AI U HELMUA NGA “CAJI QETESUES I VERDHE”Kete e verteton gjaku dhe zhdukja e kamarjeres.Vrasja u krye nga zagari kadri hazbiu,ne bashkepunim me hienat: r.alia dhe n.hoxha.Kete e verteton hyrja fshehtas e k.hazbiut,shenjat e qellimit afer-afer(qe absolutisht nuk kryhen nga nje vetevrases)qellimi pa zhurme,mos kryerja e autopsise,fjalet e Llambi Zicishtit,thenia e r.alise oficerit:”mos e lejo k.hazbiun te hyje me pas ne vila e Mehmetit”
Por hienat r.alia dhe n.hoxha nuk do te ishin te qete me k.hazbiun ne mes,pmv premtimit per ta bere kryeminister.Ata sajuan dhe pastruan k.hazbiun. dhe si pa te keq ne fjalim r.alia do te thoshte:”enveri na e la rrugen e paster”.Ate rruge qe ai e “pastroi vete “se e.hoxha ishte ne ate bote.
Nuk dihet qendrimi veprimi ,roli i fiqirete shehut.
Kete mund dine vetem familjaret.
Krimineli M.Shehu nuk duhej të çuditej,se ai ishte nga ata që e krijuan dhe e dinte si luhej loja e armiqve të partisë.
Lutja dhe mendimi im shkon tek ata demokratikë dhe atdhetarë qe u vranë dhe persekutuan për këtë arsye.
Ish byroistët dhe bashkë- përgjegjësit e krimeve te diktaturës paguan përgjegjësinë e krimeve që kryen.
O kaloc tlumt ajo Menü.
Per dite na cmall me te bukurin e te fismin fisnikun ENVER.
Edhe Babe TA kishe o burre sdo TA kujtoje kaq shume.
Leqe Baba jot mit ne te mos kete Dale ndonje Here ne Foto i ziu.
Po ne mire na Ben na cmall me ato Foto te bukura ku tregohet me gjithe madheshtine e tij fizike trupore.
Flm ymer i ATShse nga Tepelena qe na mundeson kete Rubrike ditore.
Kujto_ENVER.al

O kaloc tlumt ajo menie.
Per dite na cmall me te bukurin e te fismin fisnikun ENVER.
Edhe Babe TA kishe o burre sdo TA kujtoje kaq shume.
Leqe Baba jot mund te mos kete Dale ndonje Here ne Foto i ziu.
Po ne mire na Ben na cmall me ato Foto te bukura ku tregohet me gjithe madheshtine e tij fizike trupore.
Flm ymer i ATShse nga Tepelena qe na mundeson kete Rubrike ditore.
Kujto_ENVER.al
Soji i fshatarëve u bënë me shërbëtorë, pastruesa dhe me furnizues ushqimesh dhe grinden se atë natë nuk punuan shërbëtorët dhe hëngrët bukë e djathë dhe se nuk ju erdhi kadillaku për varrim po zuku. A ju hëngërt që s ju ha keni gojë dhe të grindeni. Fshatarë që u zhytët në krime dhe në lluks borgjezësh. Komunistë ju…na japët barkun po pse kanë komunistët shërbëtorë dhe pastrues dhe guzhinierë dhe dado dhe gjithçka që quhet komoditet borgjezësh. Kështu e ka kjo jetë sa me lartë të ngjitesh aq më shumë të dhemb bytha kur bie. Dhe të tjerët nuk kanë nge të dëgjojnë sa ju dhemb bytha juaj prej fshatarësh barbarë…në djall shkofshi të tërë rracë e keqe…
Hajt tung se trungje jeni të tërë.
i Nderuar Kujtim Shehu…Respekt per Vepren Madheshtore Politike te Familjes suaj si dhe Kontributin qe ka dhen Familja juaj, per MBROJTJEN E INTERESAVE KOMBETARE..
1-E di Ku Banonit ju ne Fier, te Pallati 4-ter Katesh ne Lagjen 11-Te Janari….isha Famije kur me Terhiqte Gjyshi prej dore dhe me ThOSHTE:Ketu Banon Arshi Shehu Vellai i Mehmetit,Biles nje Dite pata Rastin ta shikoja Babane tuaj Jur Terriqete Kembet Ngadale duke u Ngjitur neper Shkalle..
2-Me Vjene keq per FATKEQESINE qe Gjeti Familjen tuaj..dhe Ngushellime te Sinqerta per Babin tuaj Arshiun…por ate Nate Dhjetori te Mbuluar me nje Shi te Ftohte dhe Imte,DO TE FILLONTE DRAMA E SHKATERRIMIT TE SHQIPERISE,Drame qe VAZHDONE EDHE SOTE…
3-Si nje Nxenes qe radhitesha nder me te Miret per Kohen…”Kur Studjonim” Vepren e madhe te “Shokut Enver Titistet”…Me Intrigonte Vazhdimishte ajo qe Shkruante Enver Hoxha:Mehmet Shehun e Dergoj Harri Fullci ne Luften e Spanjes, per te Marre Diplomen e Luftetarit Interrnacjonaliste”??????????????????????Kete ja Theme edhe nje Shoku te Klases,Babi i te cilit ishte Oficer ne Divizjonin e Fierit,dhe Diskutonim ne Shtepine e Shokut ,sepse ishim Caktuar nga Shkolla ne Grupin Konkurues midis Shkollave ne Fier….Babi i Shokut(Eshte Gjalle)…Na degjone se ne Flisnim me ze te Larte, dhe Kujto Pallatet 2-Dhoma/nje Guzhine..Hyne ne Dhomen tone ku ne Diskutonim…dhe na Thote:Dicka Degjova??Po i them-si munde te Shkkoj Dikush ne Lufte per te Marre Diplomeen e “Luftetarit Interrnacjonaliste”…kur Fare mire Munde te Vritet qe ne Betejen e Pare??????????????????????????????????DHE I Tregova, rreshtat ne Librin Titistet???????????????ME SHIKOJ ME SY TE ZGURDULLUAR, dhe e Mbuluan Djerset, sa Hoqi Syzet dhe filloj ti Pastronte ..pasi Nuk dinte si te Pergjigjej…pasi me Pyeti se na Isha:Me thote DJEMA KUJDES..dhe hodhi shikomin nga i Biri….mos beni Gafa te Tilla,se keto Kushtojne Shtrenjte….dhe “JU DUHET TE ORJENTOHENI NEN Orentimet e Partise per Demaskimin e Kryeagjentit”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!POR E PASHE EDHE VETE, se ato qe thoshte NUK I BESONTE…
@@i Nderuar Kujtim;Mbase Gabohem por Personi nga Veriu qe citoni me siper qe eshte pare me Babin tuaj Munde te kete Qene Shkelzen Bajraktari….?????????????????Mbase edhe jo….
sa per “Vetevrasjet” qe Flisni:ASNJEHERE NUK KAME BESUAR SE Mehmet Shehu ka Vrare Veten…kete e kame Degjuar edhe nga Bashkepunetore te Mehmetit…dhe asnjehere nuk Besoj se Vladimiri “U Vetevra”….
Inteligjenca Gjermane thote:Nje Here edhe Ndodhe, e dyta Here eshte RASTESI, por e Treta Here eshte me Qellim….Eleminuesit e Bashkefamiljareve tuaj jane Gjalle edhe sote..por se paku te kene KURAJON Civile dhe se paku le ta Komentojne ne Faqen e Gazetes akoma edhe Anonime…..(Por duket Llogjika e Spiunit thote:SE I IKURI DHE I VDEKURI NUK KANE VLERE).-…..edhe njehere Kujtim te UROJE SHENDET…lol
Pa u futur ne temen qe diskutohet.Nga menyra si shkruan,(plot gabime ortografike) nuk me dukesh te kesh qene nganxenesit me te mire.Uroj te mos kesh te njejten metode dhe me gjuhen e huaj,ne se ndodhesh ne emigracion.
Mehmet Shehun e vrau UDB (me plehrat e saj ne shqiperi fillo me kurven Enver Hoxha, baxhellen e Miladin Popovicit e Dushan Mugoshes).
Kam pyetur dhe skam marre pergjigje:
Ne cilin vit eshte zhvilluar STERVITJA ME E MADHE USHTARAKE NE DREJTIM TE VERIUT TE SHQIPERISE GJATE DIKTATURES ????
1. Gjeni vitin ? (ju fanatike komuniste)
2. Lidheni me demostratat ne kosove te vitit 1981, ku gjate demostratave e me pas jane vrare me dhjetra kosovare dhe jane keqtrajtuar dhe burgosur me mijera kosovare… Por ka pasur te vrare dhe nga ushtaret serbe.
3. Dhe ate qe UDB (me kurven enver) vonoi per 50 vjet,,, u arrit ne 1998 me UCK
4. Figurat dhe udheheqesit e demostratave ne Kosove te vitit 1981 jane te respektum ne te gjithe Kosoven sot e kesaj dite… bile bile disa prej tyre jane vrare gjate viteve pa ardhur 1998.
Fanatike komuniste gjeni vitin e STERVITJES ME TE MADHE USHTARAKE QE KA BERE SHQIPERIA DREJT VERIUT GJATE DIKTATURES
Ky zoteria na rrefen me realizem vuajtjet e familjareve te tij pas vetvrasjes se Mehmet Shehut, dhe mua personalisht me vjen shume e jashtezakonisht keq per vuajtjet e tyre te tmerershme gati nje dhjetevjeçar te plote…… Derik etu zoteria merr hidherimin tim tejet te sinqerte dhe dhimbjen time per ate çka u ndodhi atyre me pas…
Por kur ky zoteria duhet te kuptoje se Mehmet Shehu ishte nje njeri jo dosido dhe kur realizoi je krushqi familjare me Arshi Pipen (qe u njihte si nje armik i flakte dhe i betuar i regjimit farketimit e ndertimit te te cilit i edhe vete Mehmeti kishte kontribuar…) pra ai gaboi sepse morali i kohes vinte ne pikepyetje te “ardhmen” politike te anetareve te thjeshte te PPSh-se e jo me te vete Kryeministrit i cili vete ishte i famshem dhe teper sektar perkundrejt te te tjereve qe benin “gabime” te tilla poltike…,,, prandaj Mehmet Shehu u vetvra fizikisht nga ai vete
Natyrisht vetevrasja fizike e Mehmet Shehut ndodhi pas “vetvrasjes” poltike e “morale” qe ia kushtezuan ato norma e ligje te regjimit qe kishin si bashkeautor dhe vete personin poltik te Mehmetit..
Ketu behet pyetja sepse Mehmeti do te duhet te bente perjashtim nga te tjeret …??..
Ndaj te cileve Mehmeti ishte treguar agresiv e teper intrasigejnt ne “zbatimin” e luftes se klasave…!!!…
Ngjarje makabre për Mehmet SHehun familjen të afërmit dhe mbi të gjitha për fatin e keq për popullin shqiptar që humbi njeriun më besnik udhëheqësin historik ishë kryeministri më jetëgjat e legjendar të shqiptarve .
Kështu ka ndodhur , personi që kishte qëlluar mbi Presidentin e SHBA Xh.Kenedin më v.1963 , ishte Lee Harvey Osvald, i cili u arrestua menjëherë pas vrasjes. Zyrtarisht, e konfirmuar nga SHBA-të, Lee Harvey Osëald ishte një vrasës i vetmuar. Por, gjithmonë edhe sot e asaj dite ai thuhet se ishte agjent i CIA-s ose KGB-së.
Vrasja e Mehmet Shehut tronditi themelet e shtetit shqiptar dhe vetë Enver Hoxhën luftëtarin më besnik ,vrasisi pa dyshim e kam thënë ishte dora e CIA ,ose KGB-ja ,këtu nuk ka dyshim.
Asnjë herë M.Shehu nuk ka vra veten.Kjo është loja e konsiracionit për fejesën me familje me përbërje të keqe politike të lidhur me CIA ,të cilët kan krye atë krim makabër ,për interesa të tyre..
?️,fteri :Osvald ishte vrases i vetmuar,per te qeshur: POR KUSH DHE PERSE E VRANE ATE,DHE ATE QE E VRAU OSVALD ??? SORRY YOU ARE RONG WAY !⚖?
E, personi që kishte qëlluar mbi të ishte Lee Harvey Osvald, i cili u arrestua menjëherë pas vrasjes. Zyrtarisht, e konfirmuar nga SHBA-të, Lee Harvey Osëald ishte një vrasës i vetmuar. Por, gjithmonë edhe sot e asaj dite ai thuhet se ishte agjent i CIA-s ose KGB-së.
Vrasja e Kenedit, tronditi gjithë botën dhe kjo ishte hera e parë që nga viti 1901 kur edhe ishte vrarë presidenti Uilliam Mekinli, që një president amerikan humbte jetën nga plumbi i një vrasësi.
Kennedy, po ashtu ka shërbyer edhe si komandant në Ushtrinë Amerikane në Forcat Detare të Amerikës në flotën detare dhe si komandant i anijes luftarke PT-190 dhe më vonë në atë PT-59 në Paqësorin e Jugut në Luftën e Dytë Botërore.
Madje ndihmësit besnike të tij, Kenneth Donnell dhe Dave Poëers, pesë vite më parë, e titulluan librin e tyre të kujtimeve të vitit 1972, “Johnny, ne pothuajse s’të njohëm fare”, pavarësisht faktit se ata shërbyen nën administratën e tij që kur ai ishte një kandidat te kongresi i ri në Boston.
Kennedy njihet për fjalimin e tij të famshëm inaugures, ku ishte zotuar se kombi “do të paguante çdo çmim, do të mbante çdo peshë, të përballej me çdo vështirësi, të mbështesë çdo mik, të kundërshtonte çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë”.
Se kuptoj akoma mereni me fantazmat.
Mehmet Shehu ishte po aq kriminel sa dhe enver hoxha.
Kujtim mos u qa shume 5 ose 6 vjet vuajte e ne fier ishe prpae.
Po keq me vjen per prindrit e tu se vuajten po lti leri keto tragjikomedite se ste kane hije.
Mos haro te tjeret e kane ngrene qe ne 45
Dhe vuajten 50 jet.
Dhevuajten dhe ata qe sia kishin borxh Mehmetit po vetem. se ishin miqte tuaj.
Ps
Shaqo bregu shiko rrugen para lere ca ube se gremisesh
Mba mend atehere dmth para viteve 1975 qe ky Arshiu kishte gjete rroba gjenerali dhe i vishte e dilte neper Fier, sa e kapen e futen brenda e ja hoqen, por ish i vellai Mehmetit dhe nuk pesoi gje. Prandaj nuk u besoj ketyre thenieve te djalit te tij a kush eshte ky. te gjitha maqinat paskan qene me stola druri edhe zuku dhe autobuzi me xhama cope cope, pra , te pabesueshme per ata qe kane jetuar kohen dhe “te besueshme” per keta qe tregojne perralla sot per te mashtruar njerezit mehmet Shehu te hante driten e syrit, te vriste vete edhe ne ate kohe. merre me mend, kur Enveri shkonte ne jug ai dilte e shkonte ne veri per te terhequr vemendjen. Megjithate, per mua vdekja i ka ardhe nga vetja sepse Turiri Mehmetit nuk pranonte ta ofendonte Lenka Cuko e ti kerkonte llogari ne byro, prandaj kryeneçsia e tij dhe fundi i tij qe e dinte se u kish dhene fundin edhe te tjereve ky, beri ate qe eleminoi veten. per çdo gje qe flitet e thuhet jane pordhe me rigon. Mehmeti ka merita per trimeri, per luften me çeten Garbaldi e per operacionet partizane, por ishte aq i rrezikshem sa qe mund te te eleminonte vete dhe s’kishe se çfare ti bente njeri. Thote populli qe “femija te ha koken” dhe atij ja hengri koken femija, pa s’kishte vdekje.
Pseudo kodosh nacionalisti komentues ketu me siper.
Enver Hoxha nacionalisti i madh Shqiptar
Enver Hoxha dhe vellerezit Gervalla
Enver Hoxha dhe qeveria e Tiranes ishin ne Kontakt dhe mbeshtetste grupin e Jusufit.
Prandaj dhe e vrane agjentet e UDB ne Gjermani.
Ndersa Rugoven e priti miloshevicit per kafe.
Familjes se Isufit Ju dha azil Politik dhe gezonin te drejtat Si anetar te byrose politike.
Pyetni Suzana Gervallen qe hynte ne shtepi te Enverit Sikur te ish familjare e afert e tij.
Vajza e vogel Pioneer qe i dha lule Enverit ne tribune dhe ai e pergezoi me Plot dashuri eshte Donika Gervalla (1 Maj 1983)
https://youtu.be/_BdwyUzHQkg
Lulet ne tribune, shporta me bozhuret e kuq qe Ju dorezua Enverit nga Solisti i baletit te asamblit te kengeve popullore Besim Zekthit, vinte nga Kosova, grupi Adem Jasharit
Ja dhe per pregatitje e Shqiperise se Enverit per te nderhynte me forcen e armeve ne ndihme te popullsise Shqiptare te Kosoves.
Prandaj U derdh dhe U shpenzua per ushtrine e per armatim.
http://www.gazetadita.al/rrefimi-i-kolonelit-lufta-e-kosoves-nga-plani-sekret-i-enver-hoxhes-te-bombardimet-e-nato-s/
Jam me se i sigurt se Po te mos e kish vdekur Enveri dhe intensifikimit te veprimtarine udbashe ne rradhet e drejtusve te Shqiperise, ne momentin qe Yugosllavia (gje qe Enveri e ka parashikuar dhe e ka pare Si shpresen e vetme per nje bashkim te dy shtetve Tona ne librin e tij “Titistet”) u shperbe kish ardhur dita per te nderhynte me forcen e armeve.
Ti pyet per stervitje ne veri, Po Kukesin e nendhenshem E ke pare ti “nacionalist”
https://www.google.com/amp/s/abcnews.al/ekskluzive-dalin-pamjet-e-kukesit-te-nendheshem-spitale-e-furra-buke/amp/
Po agjentura Serbe punoi dhe ne 90 beri Shqiperine mender m… Qe skish Si ndihmonte vellezerit e saj ne Kosove. Dhe ate ushtri te tere, pasuri e tere, e shiti dhe e shkateroi.
E sabotuan dhe tradhetuan Enverin dhe popullin Shqiptar te Kosoves gjithe udb sleeper qe U zgjuan dhe u aktivizuan Pas vdekjes s Enverit derisa sa shkaktuan shkatermin e plote te shtetit dhe ushtrise Shqiptare ne nje Moment teper deciziv per Kosoven dhe popullin e saj.
Ja ky ishte Enver Hoxha
Shko informoju ti “nacionalist” per nacionalisun e madh Shqiptar, unikal Enver Hoxha.
Po na tregon uck, e treguam Pas Lüfte se cfare ich n.
ATA te vertete U vrane me familjen Jasharit, jeta te UCK Po mos ISH NATO per interesat e veta strategjike…
E shikoni n Si ziehen sie qente dhe i tregojne botes mbare qe Shqiptaret nuk Jane ne gjendje te qeverisin Pa tutoriatin serb .
Turbo dhe flamurin e kuq e te lare me gjak breza te tere e Kane blu.pi te ISH vertete per UCK do e kishin n te kuq me shkabe te zeze. Flamurin e te pareve.
Kurve e keqe udbashe
Iku Enver Hoxha, Shqiperise i humbi shpata dhe mburoja.
Shqiperia nje Republik bananedh e ambasadoresh prej azie, vendi ku gjejne strehim gjithe kriminelet drogaxhinjtev, diversante fundamentalist Arabe, mashtrusa Indianer e ministra te korruptuar Mexikaner APO uruguajane qe kerkojen nga interpoli, kodosh e Tutor dhqiptarevdhe bpsat e magies se frohes , se trafikut te qenieve njerezore.
Shqiptaret te kercenuar dhe neperkembur nga fqinjet, Si Sllave ashtu dhe greke, te varferiar e te vjedhur nga nje Kaste politike qe ka ardh nga shpellat, keto 30 vitet e fundit.
Ja kjo eshte Shqiperia e mbetur kokoshi nje thele, 2 milion nga 4 qe e la Enveri.
Me nje brez te Ri qe die vetem Diskon dhe ate Pune…
Dhe ne shkolle i mesojme vetem Turin e turit te turit prej turit.
hartime me teme: flet komisari i partise dhe masat degjojne,,,, mua sme emocionojne
Vitin,,,, e di vitin e stervitjes ne veri te shqipersie apo jo…. qe te kuptosh si, pse dhe kush e vrau Mehmet Shehun.
Kryekurva enver hoxha, agjenti me i mire i udb-se,,, baxhella e miladin popovicit dhe dushan mugoshes,,, ai qe shiti kosoven te INTERNACIONALIZMI PROLETAR
DHE QE CARMATOSI ME MIJERA PARTIZANE KOSOVARE DHE IA DHA SERBIT ATA TRIMA PA ARME
dhe i la te kalonin neper shqiperi derisa i vrane ne tivar
Lexo ndonje gje per masakren e tivarit o shoku komisar
Kujtimi,Arshiu,Merushja e familja kane bere nje jete normale,ne Fier,pothuajse si gjithe te tjeret,po privelegje te dukeshme.Per kete jane deshmitare fieraket.Edhe Arshiu,qe kishte merita ne lufte,si fshatar i thjeshte,e takonte Mehmetin absolutisht me pak se nje here ne vit.A ju kujtohet Arshiu qe vishte ne dimer nje pallto te perdorur me pare nga M.Shehu.Jo per gje por te jemi te vertete,per ato qe shkruajme.Kujtimit nuk i kujtohet,por me sa dihet,ceremonine e varimit ne Sharre e ka kryesuar,Kico Kasapi ne ate kohe,Sekratar i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave.
Pseudo kodosh nacionalisti komentues ketu me siper.
Enver Hoxha nacionalisti i madh Shqiptar
Enver Hoxha dhe vellerezit Gervalla
Enver Hoxha dhe qeveria e Tiranes ishin ne Kontakt dhe mbeshtetste grupin e Jusufit.
Prandaj dhe e vrane agjentet e UDB ne Gjermani.
Ndersa Rugoven e priti miloshevicit per kafe.
Familjes se Isufit Ju dha azil Politik dhe gezonin te drejtat Si anetar te byrose politike.
Pyetni Suzana Gervallen qe hynte ne shtepi te Enverit Sikur te ish familjare e afert e tij.
Vajza e vogel Pioneer qe i dha lule Enverit ne tribune dhe ai e pergezoi me Plot dashuri eshte Donika Gervalla (1 Maj 1983)
https://youtu.be/_BdwyUzHQkg
Lulet ne tribune, shporta me bozhuret e kuq qe Ju dorezua Enverit nga Solisti i baletit te asamblit te kengeve popullore Besim Zekthit, vinte nga Kosova, grupi Adem Jasharit
Ja dhe per pregatitje e Shqiperise se Enverit per te nderhynte me forcen e armeve ne ndihme te popullsise Shqiptare te Kosoves.
Prandaj U derdh dhe U shpenzua per ushtrine e per armatim.
http://www.gazetadita.al/rrefimi-i-kolonelit-lufta-e-kosoves-nga-plani-sekret-i-enver-hoxhes-te-bombardimet-e-nato-s/
Jam me se i sigurt se Po te mos e kish vdekur Enveri dhe intensifikimit te veprimtarine udbashe ne rradhet e drejtusve te Shqiperise, ne momentin qe Yugosllavia (gje qe Enveri e ka parashikuar dhe e ka pare Si shpresen e vetme per nje bashkim te dy shtetve Tona ne librin e tij “Titistet”) u shperbe kish ardhur dita per te nderhynte me forcen e armeve.
Ti pyet per stervitje ne veri, Po Kukesin e nendhenshem E ke pare ti “nacionalist”
https://www.google.com/amp/s/abcnews.al/ekskluzive-dalin-pamjet-e-kukesit-te-nendheshem-spitale-e-furra-buke/amp/
Po agjentura Serbe punoi dhe ne 90 beri Shqiperine mender m… Qe skish Si ndihmonte vellezerit e saj ne Kosove. Dhe ate ushtri te tere, pasuri e tere, e shiti dhe e shkateroi.
E sabotuan dhe tradhetuan Enverin dhe popullin Shqiptar te Kosoves gjithe udb sleeper qe U zgjuan dhe u aktivizuan Pas vdekjes s Enverit derisa sa shkaktuan shkatermin e plote te shtetit dhe ushtrise Shqiptare ne nje Moment teper deciziv per Kosoven dhe popullin e saj.
Ja ky ishte Enver Hoxha
Shko informoju ti “nacionalist” per nacionalisun e madh Shqiptar, unikal Enver Hoxha.
Po na tregon uck, e treguam Pas Lüfte se cfare ich n.
ATA te vertete U vrane me familjen Jasharit, jeta te UCK Po mos ISH NATO per interesat e veta strategjike…
E shikoni n Si ziehen sie qente dhe i tregojne botes mbare qe Shqiptaret nuk Jane ne gjendje te qeverisin Pa tutoriatin serb .
Turbo dhe flamurin e kuq e te lare me gjak breza te tere e Kane blu.pi te ISH vertete per UCK do e kishin n te kuq me shkabe te zeze. Flamurin e te pareve.
Kurve e keqe udbashe
Iku Enver Hoxha, Shqiperise i humbi shpata dhe mburoja.
Shqiperia nje Republik bananedh e ambasadoresh prej azie, vendi ku gjejne strehim gjithe kriminelet drogaxhinjtev, diversante fundamentalist Arabe, mashtrusa Indianer e ministra te korruptuar Mexikaner APO uruguajane qe kerkojen nga interpoli, kodosh e Tutor dhqiptarevdhe bpsat e magies se frohes , se trafikut te qenieve njerezore.
Shqiptaret te kercenuar dhe neperkembur nga fqinjet, Si Sllave ashtu dhe greke, te varferiar e te vjedhur nga nje Kaste politike qe ka ardh nga shpellat, keto 30 vitet e fundit.
Ja kjo eshte Shqiperia e mbetur kokoshi nje thele, 2 milion nga 4 qe e la Enveri.
Me nje brez te Ri qe die vetem Diskon dhe ate Pune…
Dhe ne shkolle i mesojme vetem Turin e turit te turit prej turit.
Please public my comments.
You dont’ t want to show me, you are afraid from the Word “ENVER”, do you?
************************
Pseudo kodosh “nacionalisti” komentues ketu me siper.
Enver Hoxha nacionalisti i madh Shqiptar
Enver Hoxha dhe vellerezit Gervalla
Enver Hoxha dhe qeveria e Tiranes ishin ne Kontakt dhe mbeshtetste grupin e Jusufit.
Prandaj dhe U vra Jusufit me vellane dhe shokun e tij nga agjentet e UDB ne Gjermani ne 1982.
Ndersa Rugoven e priti miloshevicit per kafe. Dhe se vrau njeri kete Rugoven AS thacin AS kurtin AS haradinaj bile AS U perpoq njeri.
Pa le keta te drejtuesit sotem kosovar i Kane Si qylym per te fshire kepucet.
http://www.gazetatema.net/2014/01/30/ja-cfare-i-shkruante-jusuf-gervalla-diktatorit-shqiptar-enver-hoxha/
Bile Enveri e keshilloi Jusufin te mos luftonin ne planin Ideologjik (AS m-l) dhe AS mos te zinin emrin e Enverit APO PPSH ne lüften e tyre per lirine dhe Pavaresise e Kosoves. ATA duhet te luften n ne planin nacionalist per te drejta te nje Kombi te shtypur e te mohuar.
http://www.gazetadita.al/konsujt-e-enverit-ne-kosove/
Familjes se Isufit Ju dha azil Politik dhe gezonin te drejtat Si anetar te byrose politike.
Pyetni Suzana Gervallen qe hynte ne shtepi te Enverit Sikur te ish familjare e afert e tij.
Vajza e vogel Pioneer qe i dha lule Enverit ne tribune dhe ai e pergezoi me Plot dashuri eshte Donika Gervalla (1 Maj 1983)
https://youtu.be/_BdwyUzHQkg
Lulet ne tribune, shporta me bozhuret e kuq qe Ju dorezua Enverit nga Solisti i baletit te asamblit te kengeve popullore Besim Zekthit, vinte nga Kosova, grupi Adem Jasharit
Interessant sherbimi fshehte serb eliminonte vetem ata qe kishin Kontakt me Enver HOXHEN dhe regjimin e tij persa kohe ai ISH gjalle Po dhe pas vdekjes se Tij.
Ja dhe per pregatitje e Shqiperise se Enverit per te nderhynte me forcen e armeve ne ndihme te popullsise Shqiptare te Kosoves.
Prandaj U derdh dhe U shpenzua per ushtrine e per armatim.
http://www.gazetadita.al/rrefimi-i-kolonelit-lufta-e-kosoves-nga-plani-sekret-i-enver-hoxhes-te-bombardimet-e-nato-s/
Jam me se i sigurt se Po te mos e kish vdekur Enveri dhe intensifikimit te veprimtarine udbashe ne rradhet e drejtusve te Shqiperise, ne momentin qe Yugosllavia (gje qe Enveri e ka parashikuar dhe e ka pare Si shpresen e vetme per nje bashkim te dy shtetve Tona ne librin e tij “Titistet”) u shperbe kish ardhur dita per te nderhynte me forcen e armeve.
http://www.gazetadita.al/historiani-rus-enver-hoxha-kishte-planifikuar-te-sulmonte-jugosllavine/
Ti pyet per stervitje ne veri, Po Kukesin e nendhenshem E ke pare ti “nacionalist”
https://www.google.com/amp/s/abcnews.al/ekskluzive-dalin-pamjet-e-kukesit-te-nendheshem-spitale-e-furra-buke/amp/
Po agjentura Serbe punoi dhe ne 90 beri Shqiperine mender m… Qe skish Si ndihmonte vellezerit e saj ne Kosove. Dhe ate ushtri te tere, pasuri e tere, e shiti dhe e shkateroi.
E sabotuan dhe tradhetuan Enverin dhe popullin Shqiptar te Kosoves gjithe udb sleeper qe U zgjuan dhe u aktivizuan Pas vdekjes s Enverit derisa sa shkaktuan shkatermin e plote te shtetit dhe ushtrise Shqiptare ne nje Moment teper deciziv per Kosoven dhe popullin e saj.
Ja ky ishte Enver Hoxha
Shko informoju ti “nacionalist” per nacionalisun e madh Shqiptar, unikal Enver Hoxha.
Po na tregon uck, e treguam Pas Lüfte se cfare ich n.
ATA te vertete U vrane me familjen Jasharit, jeta te UCK Po mos ISH NATO per interesat e veta strategjike…
E shikoni n Si ziehen sie qente dhe i tregojne botes mbare qe Shqiptaret nuk Jane ne gjendje te qeverisin Pa tutoriatin serb .
Turbo dhe flamurin e kuq e te lare me gjak breza te tere e Kane blu.pi te ISH vertete per UCK do e kishin n te kuq me shkabe te zeze. Flamurin e te pareve.
Kurve e keqe udbashe
Iku Enver Hoxha, Shqiperise i humbi shpata dhe mburoja.
Shqiperia nje Republik bananedh e ambasadoresh prej azie, vendi ku gjejne strehim gjithe kriminelet drogaxhinjtev, diversante fundamentalist Arabe, mashtrusa Indianer e ministra te korruptuar Mexikaner APO uruguajane qe kerkojen nga interpoli, kodosh e Tutor dhqiptarevdhe bpsat e magies se frohes , se trafikut te qenieve njerezore.
Shqiptaret te kercenuar dhe neperkembur nga fqinjet, Si Sllave ashtu dhe greke, te varferiar e te vjedhur nga nje Kaste politike qe ka ardh nga shpellat, keto 30 vitet e fundit.
Ja kjo eshte Shqiperia e mbetur kokoshi nje thele, 2 milion nga 4 qe e la Enveri.
Me nje brez te Ri qe die vetem Diskon dhe ate Pune…
Dhe ne shkolle i mesojme vetem Turin e turit te turit prej turit.
Fatekeqesi eshte normal sic tregon ky Fieriaku…
Ore ha e din tibse sa Fierake dhe ku i gjithe Populli ka vuajtur nga vuatjet me te tmershme ,,nga krimineli B***** Q****** Mehmeht…
Se mos na dilni dhe te Presekutuar tani…
Pfiuuuu..Shqiptare Esapi…cfare nuk ndegjojme …