Memorie.al publikon historinë e panjohur të Zef Pren Ndocit me origjinë nga fshati Spaç i Mirditës, familja e të cilit gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut pati shumë probleme dhe atyre u’a dogjën kullat, pasi një nga burrat më të dëgjuar të saj që ishte diplomuar në Vienë, shërbente si sekretar dhe këshilltar i Kapidanit të Oroshit, Gjon Markagjonit dhe morri pjesë në kryengritjen e Mirditës në vitin 1921. Shkollimi i Zef Ndocit në Internatin e Oroshit dhe në Shkollën Bujqësore amerikane të Golemit, ku ai pasi denoncoi idetë komuniste që përhapnin nxënësit e asaj shkolle, si Mhill Doçi, Pal Mëlyshi, Rexhep Doda etj., u bashkua me forcat e çetës së Abaz Kupit, duke marrë pjesë në disa luftime që zhvilloi ajo kundër italianëve. Mospranimi i Zefit për t’u larguar nga Shqipëria në nëntorin e ’44-ës me eksponentët e tjerë të Ballit dhe Legalitetit dhe kthimi nga Shkodra në Mirditë, për të organizuar rezistencën antikomuniste në atë krahinë. Qëndimi i tij në malet e Mirditës deri në vitin 1947, duke marrë pjesë në shumë luftime kundra Forcave të Ndjekjes, ku dhe u plagos dy herë prej tyre. Si pranoi Zefi dhe 100 burra të tjerë mirditorë të dorzoheshin pas një amnistie që dha qeveria komuniste e Tiranës, pasi i kishin vënë dy kushte Bardhok Bibës. Dënimi i Zefit me pushkatim dhe thyerja e burgut të Pukës para se ai të ekzekutohej, dhe arrestimi i tij për herën e dytë, pasi e preu në besë familja nga Gjegjani i Pukës ku ai qëndroi i strehuar, nga ku ai përfundoi burgjeve dhe internimeve deri në vitin 1977.
Nga Dashnor Kaloçi
“Nga mbarimi i Luftës e deri në shtatorin e vitit 1947, unë qëndrova nëpër male me grupet e rezistencës antikomuniste që udhëhiqeshin prej Mark Gjonmarkajt, duke rënë disa herë në përpjekje me repartet e Forcave të Ndjekjes dhe ato të Sigurimit të Shtetit që drejtoheshin prej Kryetarit të Degës së Brendëshme të Mirditës, Bardhok Bibës. Në një nga ato përpjekje të zhvilluar në fshatin Dom afër Gjegjanit, unë u rrethova prej tyre dhe mbeta i plagosur nga një plumb të cilin edhe sot pas 60 vjetësh e kam akoma në mushkëri. Duke mos pasur asnjë rrugëzgjidhje tjetër, në shtatorin e vitit 1947, unë bashkë me 100 burra të tjerë të Mirditës, u dorëzova pas një amnistie të dhënë nga qeveria komuniste e Tiranës”. Kështu e kujtonte periudhën kur ishte në arrati, Zef Pren Ndoci, me origjinë nga fshati Spaç i Mirditës, ish- pjestar dhe komandant i grupeve të rezistencës antikomuniste në vitet 1945-1947, i cili na rrëfente të gjithë historinë e tij, që nga periudha e Luftës kur luftonte në çetën e Abaz Kupit, dhe më pas me Komitetin e Maleve që udhëhiqej nga djemtë e Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit.
Mosmarrëveshjet me Mbretin Zog
Zef Ndoci u lind në vitin 1924 në fshatin Spaç të Mirditës prej nga është dhe origjina e familjes së tij, e cila asokohe kishte tre kulla të mëdha. Më i njohuri i fisit të tyre ishte një nga kushurinjtë e parë të Zefit, i quajtur po me emrin Zef Ndoci, i cili ishte diplomuar në Vjenë të Austrisë dhe shërbente si këshilltar e sekretar i Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit. Pas Kryengritjes së Mirditës në vitin 1921, Zef Ndoci u largua për në Jugosllavi dhe në atë kohë shtëpia e tyre u dogj nga forcat qeveritare, të cilat kishin marrë pjesë në shtypjen e asaj kryengritje irredentiste. Dy vjet më vonë, në vitin 1926, Zef Ndoci u kthye nga Jugosllavia dhe mbeti i vrarë në Orosh të Mirditës, në një përpjekje me forcat qeveritare. Që nga ajo kohë familja Ndoci ra në një armiqësi dhe në mosmarrveshje të vazhdueshme me Ahmet Zogun, të cilat u sheshuan aty nga viti 1928, kur Nikoll Pjetër Ndoci, u vesh si oficer Xhandarmërie me gradën e kapitenit. Në atë detyrë Nikolla shërbeu deri në vitin 1932, kur u vra për probleme hasmërie nga disa persona që ishin kundër Gjonmarkajve. Pas vrasjes së Nikollës, Mbreti Zog dekretoi si oficer (kreshnik) në rezervë, kushëririn e tij, Ndue Pjetër Ndocin dhe që nga ajo kohë, problemet e familjes Ndoci me Mbretin Zog, pothuaj u normalizuan plotësisht. Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë e gjithë familja Ndoci njihej si mbështetëse e Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit dhe në prillin e vitit 1939, kur ai mblodhi forcat për të shkuar e luftuar në Durrës, u bashkua me ta me armë në dorë edhe babai i Zefit, Pren Ndoci.
Në çetën e Abaz Kupit
Zef Ndoci mbaroi shkollën unike me bursë shtetërore në Internatin e Oroshit në Mirditë dhe më pas ai ndoqi mësimet në shkollën Teknike-Buqësore Amerikane të Golemit të Kavajës, bashkë me patriotët e tij nga Mirdita, Pal Mëlyshi, Mhill Doçi, Ndue Pjetër Gjomarkaj dhe Rexhep Doda nga Reçi i Peshkopisë. Lidhur me këtë dhe aktivitetin e tij pas mbarimit të asaj shkolle, Zef Ndoci kujtonte: “Gjatë kohës që isha student në Bujqësoren e Golemit, ashtu si shumë të rinj të asaj kohe, edhe unë u njoha për herë të parë dhe rashë në kontakt me idetë komuniste. Por pasi u njoha mirë me atë doktrinë demagogjike nëpërmjet broshurave të ndryshme që na sillnin nga Tirana, që në mbledhjen e parë të celulës unë u largova duke i denoncuar hapur idetë komuniste. Kjo gjë ka ndodhur aty nga viti 1942 dhe pas marrjes së diplomës në gushtin e atij viti, unë vendosa të bashkohesha me forcat e Abaz Kupit, ku ishte dhe axha im, Ndue Pjetër Ndoci. Atë vendim timin e bërë realitet menjëherë, duke shkuar në fshatin Shënmëri të Krujës, ku ishte Abaz Kupi me shtabin e tij. Që nga ajo kohe e deri në datën 6 maj të vitit 1944, unë kam qenë efektiv i çetës së Abaz Kupit, ku bashkë me axhën tim, kemi marrë pjesë në disa luftime kundra italianëve. Nga ato luftime mund të përmënd ato në fshatin Mallkuç të Krujës, ku na u vra major Marka Jaku nga Kurbini, bashkë me tre të tjerë dhe betejën kundra garnizonit italian të Burrelit më 31 korrik të vitit 1944. Ato luftime të cilat u zhvilluan bashkarisht edhe me forcat partizane, u udhëhoqën nga Abaz Kupi, Bilal Kola, Kurt Sulkurti, Isuf Beg Selmani dhe të tjerë krerë nacionalistë. Më pas unë mora pjesë edhe në betejën e Qaf-Shtamës, ku nën komandën e Abaz Kupit, ne i zumë pritë forcave italiane që u tërhoqën nga Burreli, ku mbeti i vrarë komandanti i tyre me gradën e kolonelit. Pas asaj beteje ne kemi luftuar edhe kundra gjermanëve që erdhën me tre kamionë në Krujë, ku u asgjesuam një pjesë të madhe të tyre. Aty nga fundi i pranverës së vitit 1944, kur forcat partizane nisën operacionet kundra krahinës së Mirditës, Gjon Markagjoni dha kushtrimin që të mblidheshin të gjithë burrat nën armë. Por unë me axhën tim, Ndue Pjetër Ndocin, nuk mundëm që të shkonim në Mirditë, pasi ishim me forcat e Abaz Kupit. Më datën 6 maj të atij viti, xhaxhai im Ndueja, më nisi për në fshatin Gjurë të Matit, ku ishte shtëpia që streohej Cen Elezi me krerët e tjerë nacionalistë dhe oficeret anglezë që ishin atashuar pranë shtabit të Abaz Kupit. Aty në atë shtëpi unë u takova me Abaz Kupin dhe i tregova për kushtrimin që kishte lëshuar Kapidani i Mirditës. Pasi më dëgjoi deri në fund, Abaz Kupi më tha: “Të mblidhni forca dhe të shkoni në Mirditë tek Gjon Markagjoni, për të luftuar në front kundra komunistëve”. Që nga ajo ditë bashkë me axhën tim, Nduen, e disa të tjerë shkuam në Mirditë dhe pasi u takuam me Gjon Markagjonin, morëm pjesë në luftimet kundra forcave partizane që përbëheshin nga Brigada e VI-të, e VII-të dhe e XVII-të, ku luftimet më të ashpëra i bëmë në fshatin Gëziq”, kujtonte Zef Ndoci atë kohë kur luftonte në çetën e Abaz Kupit dhe nën komandën e Gjon Markagjonit, kundra forcave partizane që kishin filluar operacionet për nënshtrimin e Mirditës.
Vrasja e babait të Zefit
Aty nga fundi i shtatorit të vitit 1944, në shtëpinë e Gjon Fushës në fshatin Bulger të Rubikut, u zhvillua një mbledhje e gjatë ku morën pjesë disa nga krerët kryesorë të forcave nacionaliste të Legalitetit, Ballit Kombëtar, si dhe të Bllokut Indipendent. Në atë mbledhje ku mori pjesë dhe Zef Ndoci, krerët nacionalistë diskutuan gjatë rreth masave që duhet të merrnin për t’u mbrojtur nga goditjet e partizanëve që kishin nisur një mësymje në shkallë të gjerë kundër tyre. Mbarimi i Luftës e gjeti Zef Ndocin në nënprefekturën e Shpalit të Mirditës, ku pas vrasjes së xhaxhait të tij, Ndue Pjetër Ndocit, ai kishte marrë komandën e forcave në vënd të tij. Lidhur me këtë dhe ngjarjet që rrodhën më pas, Zef Ndoci dëshmonte: “Unë i kisha të gjitha mundësitë që të largohesha nga Shqipëria, ashtu si shumë eksponentë të tjerë nacionalistë, por mendova se lufta kundër komunistëve duhej të zhvillohej vetëm këtu në Shqipëri. Aty nga fillimi i dhjetorit të vitit 1944, kur ndodheshim ende në qytetin e Shkodrës, Mark Gjonmarkaj më ngarkoi si detyrë që të kthehesha në malet e Mirditës, me qëllim që të riorganizonim luftën kundër forcave komuniste. Ndonëse ajo gjë ishte tepër e vështirë dhe krejtësisht e pamundur, unë së bashku me Frrok Mëlyshin, Ndue Gjet Simonin, Ndrec Pren Tucin, Ndue Bajraktarin dhe disa mirditorë të tjerë, u kthyem në Mirditë për të zbatuar detyrën e ngarkuar. Aty nga data dhjetë janar e vitit 1945, forcat partizane të Divizionit të VIII të Mbrojtjes Popullore që vazhdonin operacionet në Mirditë, të udhëhequra nga Bardhok Biba, Mat Doda, Mark Dodani, Pal Mëlyshi etj., m’i dogjën shtëpitë në fshatin Spaç dhe na i sekuestruan të gjitha pasuritë që kishte familja jonë. Pas kësaj ata më morën peng, babanë tim, Pren Ndocin, të cilin e mbajtën me vete në një udhëtim të gjatë duke përshkuar rrugën: Mirditë-Tiranë- Korçë-Shkodër. Bashkë me babën tim, si peng të komunistëve ishin dhe disa burra të tjerë mirditorë, si: Gjet Vokrri nga Fani, Gjet Ndoi nga Oroshi, Ndue Përnoci etj. Babai im Preni, vdiq në tortura në një nga qelitë e burgjeve që kishin hapur asokohe komunistët në qytetin e Shkodrës, saqë e dhe sot nuk dihet se ku prehen eshtrat e tij”, kujtonte Zef Ndoci, lidhur me hakmarrjen e komunistëve kundër familjes së tij dhe për vrasjen e të jatit që komunistët e mbajtën si peng për shumë kohë.
Plagosja në përpjekje me Sigurimin
Po si rrodhën më pas ngjarjet me Zef Ndocin dhe familjen e tij? Lidhur me këtë, ai dëshmonte: “Në atë kohë pas vrasjes së babait, unë ndodhesha i arratisur në mal bashkë me Pjetër Lleshin, Nikoll Ndue Përdedën, Bardhok Markagjokën, Gjon Gjinajn etj., dhe në mal mësova se komunistët kishin internuar familjen tonë në qytetin e Beratit dhe më pas në qytetin e Lezhës. Që nga ajo periudhë e deri në shtatorin e vitit 1947 që unë qëndrova i arratisur nëpër malet e Mirditës, së bashku me shumë shokë të tjerë kemi rënë në përpjekje dhe jemi rrethuar rreth 25 herë nga Forcat e Ndjekjes. Sipas situatave të ndryshme, unë hera herës kisha dhe detyrën e komandantit të çetës, por të gjithë ne ishim nën urdhart dhe komandën e Komandantit të Përgjithshëm të Rezistencës Antikomuniste, Mark Gjonmarkajt, i cili u vra më 13 qershor të vitit 1947, në fshatin Prosek. Në atë betejë të përgjakshme me forcat komunisite, bashkë me Markun, mbeti i vrarë dhe vëllai im, Nikoll Ndoci. Disa ditë më vonë, më 17 korrik, unë së bashku me Pjetër Kimzën dhe Dedë Laloshin, në fshatin Dom afër Gjegjanit, u rrethuam nga forcat e Sigurimit që i udhëhiqte Bardhok Biba. Pas çarjes së rrethimit nga dy shokët e mi, unë mbeta krejt i vetëm dhe u fsheha në një zgavër të madhe lisi, ku qëndrova pa lëvizur për disa ditë me rradhë. Në atë betejë unë mbeta i plagosur rëndë nga një plumb, të cilin edhe sot pas 60-vjetësh e kam akoma në mushkri. Ashtu i plagosur qëndrova nëpër male duke u strehuar nëpër shpella, deri në muajin shtator të atij viti, kur qeveria komuniste e Tiranës shpalli një amnisti për të gjithë të arratisurit. Në atë kohë shumë prej nesh u arratisën nga Shqipëria dhe dolën në Perëndim, kurse unë së bashku me 100 burra të tjerë, vendosëm të dorzoheshim. Atë vendim, si unë ashtu dhe të tjerët, e morëm jo për vete, por për të lehtësuar vuajtjet e familjeve tona që ndodheshin nëpër internime. Vendimin për t’u dorzuar, ne e morëm vetëm pasi i vumë dy kushte Bardhok Bibës. Kushti i pare, ishte që të mos na e kërkonin se kush na kishte mbajtur me bukë gjatë kohës që ishim në arrati dhe kushti tjetër, ishte falja e jetës. Vetëm pasi u pranuan këto dy kushte nga ana e Bardhok Bibës që në atë kohë ishte Kryetar i Degës së Brendshme, unë bashkë me 100 burra të tjerë mirditorë u dorzuam në fshatin Shpal, që ishte qëndra e nënprefekturës së Mirditës. Por Bardhok Biba nuk e mbajti besën e dhënë dhe pas dorzimit, ku na prisnin forcat e Divizionit të VIII-të, ne na lidhën të gjithëve me tela dhe të hipur në tre kamionë, na nisën për në Degën e Brendshme të Shkodrës”, kujtonte Zef Ndoci lidhur me dorzimin e tij pas amnistisë që kishte nxjerrë qeveria e Tiranës në vitin 1947.
Dënimi me vdekje dhe arratisja
Po si rrodhën ngjarjet më pas me Zef Ndocin dhe antikomunistët e tjerë që u dorzuan në besë të Bardhok Bibës? Lidhur me me këtë, ai dëshmonte: “Në qytetin e Shkodrës ne gjetëm edhe 150 burra të tjerë nga Veriu i Shqipërisë, të cilët ishin dorzuar si ne. Në mes tyre kishte dhe emra shumë të njohur, si: Mark Mala, Pal Thani, Mark Sadiku, Lek Vojvoda, etj., dhe gjyqi kundër nesh u zhvillua në shtëpinë e familjes Pogu, ku ndër 17 të pandehurit e parë isha edhe unë. Në fillim, pretenca e prokurorit kërkoi për të gjithë dënimin me vdekje, por më pas ne na dhanë dënimin me burg të përjetshëm. Gjatë asaj kohe që unë isha në burg për atë dënim, u akuzova edhe për disa vrasje politike dhe për atë akuzë u mbajta për gjashtë muaj i lidhur kokë e këmbë. Kjo gjë vazhdoi deri në 11 janarin e vitit 1948, kur unë dhe shumë të burgosur të tjerë, u liruam pas një amnistie që u dha nga qeveria komuniste me rastin e tre vjetorit të Shpalljes së Republikës. Një muaj pasi isha liruar nga burgu, më thirri Bardhok Biba dhe më kërkoi që të bashkëpunoja me Sigurimin, por unë nuk pranova duke e refuzuar atë në mënyrë kategorike. Në fillimin e gushtit të vitit 1949, kur u vra Bardhok Biba, unë ndodhesha i shtruar në spitalin e Shkodrës nga plumbi që kisha në mushkri. Ato ditë pasi ishin arrestuar dhe internuar me qindra mirditorë për atë vrasje, në burgun e Shkodrës më erdhi nënkryetari i Degës së Brendshme të Pukës, Mat Doda dhe deshi të më arrestonte. Por mua më mbrojti Dr. Mborja i cili u tha: Unë nuk u lejoj që ta merrni tani, sepse kam për detyrë që ta shëroj. Pastaj ju po të donin mund ta pushkatoni. Po atë ditë mua më arrestuan dhe më nisën për në Degën e Pukës, ku dy gardianë që dikur kishin qenë dhe karabinierë, më treguan se donin të më pushkatonin. Pas kësaj ashtu i lidhur, unë theva burgun dhe u arratisa që andej. Ajo gjë shkaktoi alarm të madh dhe ardhjen e forcave të shumta ushtarake nga Tirana, Shkodra, Kukësi etj., të cilat nuk lanë vënd pa kontrolluar. Pas 15 ditësh mua më kapën, pasi më preu në besë një familje nga Gjejgjani i Pukës ku isha i strehuar. Pasi më lidhën këmbë e duar, më dërguan përsëri në Degën e Brendshme të Shkodrës, ku më lanë për tre vjet me rradhë në një birucë. Në vitin 1951 më nxorrën në gjyq dhe më dënuan me shtatë vjet burg, pastaj më ulën dy vjet dhe si përfundim unë u lirova në vitin 1954, pasi vuajta katër vjet burg në kampin e artizanatit të Tiranës. Pas daljes nga burgu, qëndrova në fshatin tim në Mirditë, ku u arrestova përsëri në vitin 1966 dhe pasi vuajta një vit në burg, në vitin 1967 më internuan në fshatin Shtyllas të Fierit, ku qëndrova deri në vitin 1977”. Kështu e përfundonte rrëfimin e tij, Zef Ndoci, një nga ish-pjestarët më aktivë të grupeve të rezistencës antikomuniste, që luftoi përreth tre vjet nëpër malet e Mirditës me Forcat e Ndjekjes, prej të cilëve ka si “kujtim” një plumb automatiku që e ruan edhe sot në mushkrinë e tij.
cfare ishte “kryengritja e Mirdites ne 1921” e Gjon Markagjonit,a e dinI?
Me pidh te semes vaft ky palaco.Na plasi bytha se paska nje plumb me trup.Gjynah qe nuk paska shkuar me ate bote.pisi.
Kishte luftuar itlajanet thote. Po ndaj gjermaneve hodhet ndonje pushke?
Gjon Marka Gjoni, i mbeshtetur nga jugosllavët, u ngrit në vitin 1921 kunder qeverise se ligjshme të Tiranês për tê shpallur republikën e pavarur të Mirditës! Siç nenvizohet edhe në dokumentin e mêposhtëm ai i shërbente “atij që e paguante më shumê”! E njejta gjë kishte ngjarë më 1914, sapo ishte shpallur pavararësia e vendit, nga “Republika e Pavarur e Epirit të Veriut”! Pra nga një anë Beogradi dhe nga ana tjetër Athina! Historia veç se përseritet.
“Les différends entre Mirditors et le gouvernement albanais ont été exploités par le gouvernement yougoslave. Le gouvernement albanais a été troublé par la détermination du Marka Gjoni à enfreindre ses règles à Prizren, ainsi que par la “gentillesse” du gouvernement yougoslave envers les Albanais catholiques. À la tête d’un groupe de partisans, Marka Gjoni est retournée à Mirdita, afin d’organiser les habitants de cette province contre le gouvernement albanais. L’annonce de la “République de Mirdita” à Prizren, dirigée par un fugitif, rappelle le “Gouvernement autonome de l’Épire du Nord” de 1914. Le gouvernement britannique a estimé qu’il était clair que le gouvernement yougoslave avait l’intention d’annexer l’ensemble du nord de l’Albanie. Le principal facteur qui a poussé le gouvernement britannique à intervenir pour la défense des Albanais a été Lord Robert Cecil. La convocation du Conseil de la Ligue des Nations par le Premier ministre britannique David Ll. George pour traiter l’agression du Royaume serbo-croate-slovène contre l’Albanie a été une victoire importante remportée par l’État albanais. Il a obtenu le soutien du gouvernement britannique à un moment critique du sort du pays, et l’État yougoslave a été amené devant le procès international. L’opération militaire du gouvernement albanais pour la répression du soulèvement n’a pas réussi. Début novembre 1921, Le Premier ministre Pandeli Evangjeli a nommé Ahmet Zogu commandant des opérations militaires à Mirdita. À la fin de ce mois, les troupes du gouvernement albanais commandées par Ahmet Zogu sont entrées dans Orosh et ont rétabli l’autorité de l’État albanais à Mirdita. Des sources diplomatiques britanniques ont clairement montré que le “soulèvement de Mirdita” était organisé et soutenu en grande partie par le gouvernement yougoslave. Ils soulignent que le légat britannique en Albanie a conseillé à Gjon Marka Gjoni de garder sa paix, mais il a préféré être riche en espèces venant de l’étranger, “se vendant plus cher”…
Vous connaissez sûrement la langue française car vous avez publié un article en français. Je l’ai lu et parce que depuis je vécu je à Mirdita depuis 1971 22 ajusqu’à 1992,ns, je connais plus ou moins leur histoire. Ils ne connaissaient que Bajraktar et le prêtre et rien d’autre. Peuple ignorant. Tout au long de l’histoire, aucun personnage historique patriotique n’a fait quoi que ce soit pour la nation albanaise. Exclure Dom Kacorri, qui était le signataire de l’indépendance de l’Albanie en 1912.
Mesa di une kurre ska patur kryengrotje ne Mirdite dhe asnje force nga Mirdita nuk ka shkuar ne Durres per ta kundershtuar pushtimin fashist italiane. Pervec Dom Kacorrit qe eshte edhe nenshkrues i Deklerates se Pavaresise ne 1912 une nuk njoh asnje figure te rendesishme nga mirdita.
Eshte me te vertetë e pa kuptueshme se si mirdita dhe mirditoret qe ishin nje nga kundershtarët me te medhenj te komunizmit ne shqiperi sot jane nje nga perkrahesit dhe votiesit e rregullt te kelysheve te tyre.
Aq sa ka qene burrnia dhe trimeria e mirditorëve ka qene edhe pabesia dhe spiunlleku.
Historikisht mirditoret kundershtarë te regjimit komunist jane spiunuar dhe tdadhetuar nga po mirditorët.
Eshte i pashpjgueshem ky qendrim i tyre.
…te gjithe antikomunistet e atehershem kane qene fashiste.
Populli zgjodhi midis komunisteve dhe fashisteve…
Mjaft o Mero me perrallat e Kalocit eshte pinjoll fashisti.
Bandite, kriminele dhe halabake ordinere keni qene dhe keni mbetur, o funderrina te historise!
Enver te lumte dora dhe pushka …
Mos harro te dalesh ke rradha qumshtit dhe e prasit qe te spiunosh komshiun e rradhes ore bythqiri Enverit e pjese e paster e ujerave te zeza te kombit shqiptar. Enveri diskrimioi camet ne Jug dhe vrau e masakroi Veriun vetem e vetem qe te mbante pushtetitn duke i sherbyer interesave to grekut e te serbit. Ja keta jeni ju, funderrinat e verteta te kesaj toke. Akronimi qendron per Vdekje Fuksave Liri Popullit o truthare.
Namik..Enveri nuk i sherbeu aspak interesave të grekut dhe serbit. Ai e ngriti dhe e forcoi Shqiperinë nê atë farë feje saqë as greku dhe as serbi së bashku nuk mund t’i preknin asnje fije floku. Enveri ishte komunist, ishte diktator, njëlloj si Hitleri, por ishte nacionalist po si ai. Keta të sotmit që e shkaterruan Shqipërinë me farë e me rrënjë, që i kanë mbushur xhepat për 7 breza, këta po, që e kane shitur Shqipêrinë për një euro! Prandaj mos shkruaj marrezira.
O katarakt, te eshte thare ujet, si barazoke Enverin me Hitlerin? Nuk te vjen zor qe tregon sa.nivel te ulet intelektual qe ke? Po Enveri u muar me mbeturinat e fashizmit, qe dihej qe ishin antikomuniste, kjo nuk do mend, po nuk ishte diktator per popullin; se populli cdo lloj diktature e shemb, por diktator per cubat e malesise qe vrane gocat e Mirdites se donin shkolle e te trajtoheshin si njerez e jo si kafshe; donin te kishin dhe te ishin vetem ata; te tjeret sklleverit e tyre. A nuk po shikon sot se cfare behet; si jeton Saliu bajraktar i Vicidollit dhe Ilir Meta bajraktar i Skraparit qe talkin me nder b…ne popullin duke u tallur cdo dite e duke u bere karshillek nga supervilat e tyre?
Rri shtrember por fol drejt nese nuk je pasardhes i fasshisteve te djeshem.
O Namik o kokfik, o halabak rrugesh! Enveri eshte HERO KOMBETAR! Kush ende nuk e ka kuptuar eshte kokrra e budalles, kush ende e kundershton eshte kokrra e maskarait!!!
Ky eshte mendimi yt o Flutura që tê janë tharê flatrat. Unë mendoj ndryshe. Se e kam jetuar atë epokë duke pasur parasysh të mos shprehnja as edhe kritikën më të vogel ndaj sistemit. Kush guxonte të ankohej se po çohej në 3 të natês për një shishe qumësht?! Apo të thoshte se në Perendim jetohet më mirë se në Shqipêri?! Pêr mua nuk ka asnjë dyshim se Enveri ishte diktator i pashpirt. Njëlloj si Hitleri, Stalini, Mao Ce Duni etj etj. Dhe meqë po flet për nivelin intelektual: -Një nga karakteristikat kryesore të diktatorëve a e di se cila eshte?! Mësoje tani. Vrasja e shokëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Po të kujtoj Robespierrin që vrau Maratin dhe Dantonin, bashkeudheheqësit e revolucionit francez, 1789. Hitlerin që vrau Rohm-in. Mos pyet pastaj per Stalinin që edhe gruan e vet e detyroi të bëjê vetvrasje, apo Mao Ce Dunin me Liu Shao çinë etj etj. Ndërsa Enveri jo vetëm që i mbushi burgjet me komunistê, por i shfarosi edhe nja tre Byro Politike, duke filluar qe gjatë luftës me grupet komuniste të Zjarrit dhe të Rinjve dhe duke vazhduar me Koçi Xoxen, Beqir Ballukun, Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin, Mehmetin, Kadriun dhe nuk po e shtoj më listën. Dhe nuk po flas këtu për ata qê u pushkatuan me gjyq apo pa gjyq se quheshin fajtorë se nuk e donin komunizmin dhe Partinë e Punës! çfarë krimi i padëgjuar! Së fundmi: Ti më pyet nêse e shikoj apo jo se çfarë bëhet sot?! E shoh shumê mirë dhe e di sepse. Sepse në krye të shkerdh, më fal demokracisë, doli një ish-komunist 24 karatsh që nga komunizmi dinte vetêm se “nga gërmadhat do ngrejmë botën e re”! Dhe e ktheu gjithë Shqipërinë në germadhë! Shqiperia eshte kështu siç eshte sot se gjatë këtyre 30 vjetëve në krye kanë qëne vetëm komunistë dhe bij komunistësh. Se eshte kaq keq sot kjo nuk do te thotê se dje ishte mirë. Kaq për sot.
Ja ke fut kot “katarakt”. Ne ate kohe kritika ka qene nje veprim shume i zakonte dhe shume i perdorur ne shoqerine shqiptare. Po mesa duket interesat e tua njerezore shkojne deri te “shishja e qumeshtit”. Ti ben pjese te ai grupi i njerezve te vegjel qe gjithe jeten merren me gjera te vogla! Keshtu te vegjel do mbeteni perjetesisht …
Mirditoret u lidhen fort me PPSHn se PPSHja i siguroj pun arsim shendetsi falas pa gjakmarrje dhe jet te qet e te garantuar , ate qe sot e 30 vjet nuk ka byth njeri ta garantoj per ktet popull , e garantoj PPSHja , kjo esht arsyeja pse Mirditoret u lidhen me PPSHn , dhe jo vetem kta po i gjith populli SHQIPTAR ne at koh , se çfar thot kaloç suma me antishqiptaret dhe bashkeputoret e te huajve kunder interesave komtare esht gje tjeter. MIRDITORET jan atdhetar , panvarsisht se kishin ne mes tyre vemje si ky plera ne artikull , kta ishin kriminelet llumi dhe pjesa me e keqe e krahines se mirdites.
Mirdita ka qene edhe vazhdon te jete komuniste! Atje gjithmone edhe pas viteve ’90 ka fituar e majta. Kriminelet dhe tradhetaret nga ajo zone nuk ja bejne dot pis fytyren mirditorit! Mirdita eshte e Bardhok Bibes dhe jo e Gjon Markagjonit!!!!
Thuaj komunistave falemidnderit qe paske mbetur gjalle .
Ky me se paku është atdhetar. Ky është një mercenar. Fanatik fetar. Që palla si ka hanger për Shqipërinë.
PETRITI me te njejtin Mendim …
Po ky cne cfare Beste i kerkonte Bardhok Bibes !
Sa qesharake ,,njerezit e pa Beste kerkonin Bese. !
Pfiuuuu..hajde mere veshe ..Shqiptare hesapi ,aqe me keqe kure behet fjala per Maloket !
Pa Hofenduar ndonje Malsore te vertete te rregullt dhe te paster ,,por kjo ndodhe rradhe ,,se Jane te rradhe ..
Po keto 30 vjet demokraci,pse keta mirditoret nuk kane dhene asnje kontribut per mire,por kane mbeshtetur ish komunistet ne vazhdimin e shtypjes dhe shfrytezimit te popullit shqiptar?
Ja pra se mirditoret kane bashkepunuar gjithmone me pushtuesit e jo me clirimtaret!
Ca thua mor robqim!? Mirditoret kane dhene kontribut te jashtezakonshem per kombin ne te gjitha epokat e historise. Natyrisht ata kane mbeshtetur komunistet, sepse ishin pikerisht komunistet qe ishit atdhetaret e ketij vendi, ata qe ngriten shtetin shqiptar dhe ndertuan cdo gje qe ekziston ne Shqiperi.
Ti nuk ja ke idene se kujt i thone “shtypje e shfytesim” o RROT CARI Erhard palla!
Pse ky hero nuk teegon pse u arreztua e denua ne 1966.
Prralla me mbret!
Të gjithë këta kolaboracionistë e morën atë që meritonin dhe tani shesin pordhët për trimëri.
Dava halabakesh ordinere, cuba te degraduar.
Amnistia ka qene per te genjyerit e jo per kriminelet mor horr.
Keta duheshin zhdukur se infektojne ambientin, ky eshte faji i Enver Hodhes.
Plumbin e meritoje në ballë !Gabimisht e ke në mushkëri!
Asnji nga ne komentuesit nuk asht ne gjendje me gjyku historine e ketij disidenti ( ju quajeni si te doni ). Na’ veç se ja fusim kot, ose pse dikush na jep nje cope kothere.
Ne shumicen e komenteve, mundesh me vu re tendenca fetare, krahinore edhe ideologjike, por absolutisht rracjonale. Biles dikush ketu shkon edhe ma lerg ne naivitet, kur thote : Te gjithe anti – komunistet e atehershem, kane qene fashiste !! A mund te kete thanje ma naive se kjo ?!! Ti shikosh gjerat bardh e zi, nuk ta mbush mendjen per inteligjence.
Sot, ato anti – komunista po nderohen nga bijte e atyre qe deri dje i denuan dhe i masakruan ato. Atehere, ku asht ajo ” pastertia ” e atyre komunistave ” patriote ” ?!! Na’ ala nuk e kuptojme se sa poshte kena ra’.
Rralle ka pas popull me shpirt ma fisnik se na’, e sot, rralle gjen popull ma me pak vlera se na’. . As ne Ferr nuk gjen vese ma shume se nder ne.
Mik kokfik, qe ti ke ra poshte ket e ka kuptu ene katunari mo i fundit! Po qe ti pasker mesu fjalen “racjonale” aaaaaa ketu na ke habit or ti mik ? ? ? ? ? ?
U dhive duke qesh. Shko te mami te te pastroje dhe bej te fala.
Ok s’kom kundershtim. Ku banon jot’ome qe t’shkoj sa mo shpejt ? ? ? ? ?
bravo mirditorve trima e te zgjuar,gjithmone kunder diktatures pavarsisht se edvin mafia i vjedh votat kudo ne shqiperi
Po na dalin tradhtart heroj,
Por tradhtari, tradhtar metet,
Si i dekun si i gjadh.
kryengritja e Mirdites ishte kunder qeverise Shqiptare dhe Pro Serbve.Meso Historine O Kaloç se nuk eshte Patriot Njeriu apo familja e Tij kur del kunder Interesave te Atdheut
Paska luftuar kunder italianeve ne 31 korrik 1944???!!!
Italianet kapitulluan ne shtator te vitit 1943!
Paska qene patriot i madh!
O Dashnor krimineli me Mero Bazen i pakuptushem qe lejon publikimin e endrrave qe sheh Koloçi dhe jua atribon ketyre “trimave” qe kan vrare njeritjetrin . Po si more Dashnor rrota ky 17 vjeç i rritun ne pyll paska dit çeshte komunizmi , duket edhe ne surrat . Po keto te gjithe bandit kan qene dhe cuba tu vra njeritjetrin biles tu vra edhe vajza e gra qe me qe nuk e din ti as kanuni nuk e lejon jo me ligjet qe u vendosen mbas çlirimit . Çfare jane keto budalleqe qe flisni sot ne shekullin 21 qe thoni shprehjen : Kan luftu komunizmin ” po si luftohet nje ide me arme apo me nje ide tjeter more kriminela si ata edhe ti qe i shkruan edhe ky qe lejon shkrime te tilla . Atehere kjo pjesa tjeter sot qe nuk e don sistemin kapitalist qe jane 80% me u çu me arme ne dore dhe me ju vra ju ty te parin e pastaj Meron e me rradhe . Atehere ku na shpie mushka .
dikur, shekuj me pare, nje apo nje grup burash te mencur dhe me autoritet shpiken institucionin e BESES. Dhe mesa kuptoj, kjo gje u be nga halli, pasi ishin te gjithe te pa bese. Ky popull jemi ne!
Aty mbaje dhe 60 vjet te tjera sa te dal nje komunist tjeter me bole se ai qe ta futi heren e pare ka qene amator
dhe per arsye se kishte pak arme dhe nuk ja ja dinin shume
po thone se plumbi me plumb del ….dhe shpresoj se do gjendet nje komunist ta shty plumbin e pare dhe me
kete te dytin ik nje here e mire per lesh dhe ti demokrati i mirdites
Sikur s’del llogaria , plagosur ne 47 sot ne 2020 ben 60 vjetorin e plagosjes , lufta kunder italianeve me 31 korik 1944 , kur Italia kapitulloi ne shtator te 43 it , per te qene me i sakte ne aratisjen i lidhur nga burgu , do bente mire te theshte me aratisen te lidhur nga burgu , per t’ja shperblyer partise e popullit me detyra te rrendesishme .
Mero , mos e ndy gazeten me refenja te tilla !
A te pa fytyre komunista .. dihet mire se gjithçka qe shkruhet per krimet e komunizmit nuk ju pelqen , mbasi ju ose prinderit tuaj kane pas dore ne keto krime,keshtu qe ju kurr nuk lodhi duke na kujtuar se ishte vendi analfabet se u rrit popullsia se u bene vepra etj , (kurr nuk thoni si u bene). u bene me pune te paguar shume pak, ose u bene me gjakun e te burgosurve ….. si perfundim ku na gjeti viti 90 .. ma keq se Afrika ne te gjitha drejtimet ,aaaaa u zgjata shume ju jeni njerez kumplet me tru te shperlare , e ma e keqja ja u keni trasheguar edhe femijeve tuaj !!!!
Ky Surat spaci morracak e gdhe dru me pre.
Kaloc te hengert kanceri me gjithe rrobt e fisit qe Po i nxjerr antikomuniste, gjithe kriminelet qe cdo Vend botes do i kish var per gjuhe per krimet e bera.
Ti qen bir qeni ardhur nga talibanet dhe isisi nuk luftove kunder komunisteve po kunder Popullit e bashkefshatareve te tu paqedashes dhe arsimdashes dhe kunder grave te pambrojtura.
Te hengert kolera, sipas kanunit burrat nuk luftonin kunder grave Duke U zene pusi ne Terrine e nates. Ti qen bir qeni meriton qeline ne ferr.
Thuj nje cike Si e vrate mesuesin n e drites sepse U bente mesim femijve qe te mos ngeleshn analfabete e te dilte vetem bajraktari Si me i quti vetem se dinte me lexu?
https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Komisari_i_drit%C3%ABs
Na thuaj Pse i vrate heroinat e Mirdites, Marta e Prenda Tarazhi, Mrike Lokja, Shkurte Cara, Nena, vajza, gra trimerisha Mirditore vetem Pse deshen nje emancipim, e jete e kushte me te Mira per femijet e Familjet e tyre. I vrate ne sy te femijve e nenave te tyre ju Kriminele te ardhur nga mesjeta.
http://www.albaniapress.com/lajme/18969/KATER-HEROINAT-E-MIRDITES-MRIKA-LOKJA-SHKURTE-CARA-MARTA-TARAZHI-DHE-PRENDA-TARAZHI-.html
https://www.lajme.al/vrasesi-vjen-nga-kanadaja-dhe-rreh-gjoksin-si-u-masakruan-kater-heroinat-e-mirdites/
…
“Njëra ishte pa sy, pa një pjesë të kafkës. Tjetra ishte pa buzë, pa mollëza të faqeve, pa… ishin një tmerr. I dalluan nga rrobat. Bjeruni më fort. Thikat nguleshin egërsisht në trupin e tyre. Vendimi ishte që të vdisnin me tortura. Në fytyrë, dëgjoi një britmë të egër. Copëtojani fytyrën
…
Keta antikomunistet e “komitetit taliban Isis te maleve”
Erdhi 90 cfare Ben keta pasardhesit e “komitetit antikomunist por Taliban Isis te maleve” te paren gje ne Mirdite, Si per te festuar “demokracine” hoqen per turpin e tyre monumentin e ketyre 4 vajzave heroina qe luftuan per Pak emancipum per dije per drite”.
Sot mbasi Ju ndertoi komunizmi rruge e shkolla e spitale ato Grate e vajzat U dalin zhveshur Öse i merrni e mire nxirrni vete rrugeve te Lombardise ke semaforet.
Ate Mirdite se morri Turku Po e la nen hyqmin e bajraktarit atje te izoluara ne maj te maleve.
Dhe komunistet e bijte me te mire te ketij vendi luftuan e punuan Duke dhene dhe jeten e tyre te Re qe populli i Mirdites te gezonte dije e perparim emancipim, qe te dilte nga mesjeta e bajrakut Po te mbushej me mjeke e mesues inxhinjere e minatore.
Keta ishit e jeni Ju fashiste Diversante “antikomuniste”, antiatdhetare e antipopullore.
Hahaha tropoja ardh nga shpellat.
Keta mirditoret i shtypte vetem bajraktari nuk kish nevoje per diktature. Turku zgjodhi bajraktarin, Si guvernatoret qe emerojne shtet Perendimore ne kolonite e tyre, dhe e di vete bajraktari Si ja U rregullon e shtyp kurrizin Si TA dun e Kur TA dune.
Sa me injorante e analfabete te jene aq me kollaj zvarriten ne toke.
Dhe “komunizmi” Provoi dhe beri ATE qe Miredita se kish pare e pasur kure ne historine e vete: dije arsim emancipim
Shpresa e diversantve,kriminel të zi të Gjon Mark Gjonit ,kan kryer krime xhenocid mbi popullin mirditër ,mbi cucat e maleve ,duke i masakruar me thika dhe zjarr ,vetëm se dolën vullnetar për ndërtimin e rrugve,shkollës dhe të hekurudhës kundër ndërtimit shqipërisë
Veçanrisht që nga v.1949 ,nga ajri deti toka u futën në shqipëri me qindra diversant të tillë. Të gjitha shërbimet e spiunazhit -imperjalist,si ai amerikan,anglez,grek,italian,dërguan grupe të tëra diversantësh dhe pothuajse në të gjitha zonat e shqiprisë ,jo vetë të Munellës.mirditës ,që ishin më injorantët shtazarak në krime kundër aktivistve të rinisë partisë dhe sabotonin ndërtimin e vendit.
Raksionit të brendëshëm i kishin rënë pendët ,pa ndihmën e diversantve të[ stërvitura në shkolla spiunazhit gjermani ,ngli ,greqi jugosllavi dhe itali nuk pritej gjë nga raksioni brendëshëm,
Diversantë duheshin :
1) Për të siguruar informata me karakter politik ,ushtarak dhe ekonomik .2) Për të kryer akte terrorizmi e sabotazhi,me qëllim që të krijonin një gjendje të pa sigurtë dhe të dëmtonin ekonominë e vendit ; 3)Për të mbajtur lidhje me elementë reaksionar ,për të mbajtur gjallë shpresat se do të përmbysnin pushtetin popullor; 4) Për të arritur në organizimin e të gjitha bandave të armatosura në një kryengritje të brendëshme.Por dihet se edhe kësaj here llogaritë bëheshin pa hanxhinë ,pa popullin e mirditës dhe të shqiprisë ,e cila kishte bërë që të dështonin shumë pçlane të tilla .Shumica e diversantve populli dhe organet e sigurimit shtetit i kapën për gryke ose i vranë ,porsa vunë këmbën në tokën shqiptare .A nuk jan këta diversant të zi autor për ekzekutimin e kaq patëriotve shqiptar të LANÇL ?…
&&&&Lufta kundër diversantve është një nga faqe e lavdishme e luftës së popullit shqiptar për pavarsinë e atdheut dhe mbrojtjen e fitoreve socialiste.
Shqipëra ishë çiflig i bejlerve e bajrektarve e agallarve ,ishte kthyer në varrmihës të popullit vet ,një gjysëm koloni italiane me satrapin Zog
në krye.Shqipria ,më në fundë humbi dha pavarsinë.Dhe pikrisht këta vakabond ,fashistë ,të gjitha markave të arratisur u vunë në shërbim të pushtuesve ,u kthyen në Diversant. Bandit.si ky mercenari me plumb në mushkri,ishin kundër mirditës , mirditën e mbajtën në konflikte e nënë zgjedhë e në varfëri vetëm e shfrytëzonin si kafshë ,asgjë popullit nuk i dhanë përveç plagve e hakmarrjes që kullonin gjak..
Shpresa e diversantve,kriminel të zi të Gjon Mark Gjonit ,kan kryer krime xhenocid mbi popullin mirditër ,mbi cucat e maleve ,duke i masakruar me thika dhe zjarr ,vetëm se dolën vullnetar për ndërtimin e rrugve,shkollës dhe të hekurudhës kundër ndërtimit shqipërisë
Veçanrisht që nga v.1949 ,nga ajri deti toka u futën në shqipëri me qindra diversant të tillë. Të gjitha shërbimet e spiunazhit -imperjalist,si ai amerikan,anglez,grek,italian,dërguan grupe të tëra diversantësh dhe pothuajse në të gjitha zonat e shqiprisë ,jo vetë të Munellës.mirditës ,që ishin më injorantët shtazarak në krime kundër aktivistve të rinisë partisë dhe sabotonin ndërtimin e vendit.
Raksionit të brendëshëm i kishin rënë pendët ,pa ndihmën e diversantve të[ stërvitura në shkolla spiunazhit gjermani ,ngli ,greqi jugosllavi dhe itali nuk pritej gjë nga raksioni brendëshëm,
Diversantë duheshin :
1) Për të siguruar informata me karakter politik ,ushtarak dhe ekonomik .2) Për të kryer akte terrorizmi e sabotazhi,me qëllim që të krijonin një gjendje të pa sigurtë dhe të dëmtonin ekonominë e vendit ; 3)Për të mbajtur lidhje me elementë reaksionar ,për të mbajtur gjallë shpresat se do të përmbysnin pushtetin popullor; 4) Për të arritur në organizimin e të gjitha bandave të armatosura në një kryengritje të brendëshme.Por dihet se edhe kësaj here llogaritë bëheshin pa hanxhinë ,pa popullin e mirditës dhe të shqiprisë ,e cila kishte bërë që të dështonin shumë pçlane të tilla .Shumica e diversantve populli dhe organet e sigurimit shtetit i kapën për gryke ose i vranë ,porsa vunë këmbën në tokën shqiptare .A nuk jan këta diversant të zi autor për ekzekutimin e kaq patëriotve shqiptar të LANÇL ?…
&&&&Lufta kundër diversantve është një nga faqe e lavdishme e luftës së popullit shqiptar për pavarsinë e atdheut dhe mbrojtjen e fitoreve socialiste.
Shqipëra ishë çiflig i bejlerve e bajrektarve e agallarve qyshë më v. 1924 ,ishte kthyer në varrmihës të popullit vet ,një gjysëm koloni italiane me satrapin Zog në krye.Shqipria ,më në fundë humbi dha pavarsinë më 7 prill 1939 .Dhe pikrisht këta vakabond ,fashistë ,të gjitha markave të arratisur u vunë në shërbim të pushtuesve ,u kthyen në Diversant. Bandit.si ky mercenari me plumb në mushkri,ishin kundër Mirditës , Mirditën e mbajtën në konflikte e nënë zgjedhë e në varfëri vetëm e shfrytëzonin si kafshë ,asgjë popullit nuk i dhanë përveç plagve e hakmarrjes që kullonin gjak nga brezi në brez.Vetëm PPSH me legjendarin Enver Hoxha zhdukën gjaqet e hasmëritë i siguruan popullit mirditës dhe gjithë shqipërisë lirinë ,qetsin ,shkollimin ,mjeksinë ,sigurinë dhe lumturinë,kjo nuk ka diskutim ..
Dhe ky Gjokmarkaj qe sot eshte pedagog universiteti dhe vjell vrer neper studjo televizive ,nip i ketyre moracakeve qe i mbante me buke GjonMarka Gjoni dhe u mbarste grate eshte.
O MJERAN A E KUPTONI TANI SE CFARE KOLLOSI E ATDHETARI KA QENE ENVERI I LAVDISHEM QE U THEU KOKEN KETYRE MONSTRAVE E CUBAVE HAJDUTER E TRADHETAR ME NAM
TE PERGEZOJ MERUSHE PER KETE BASHKEPUNIM ME NJE PLEHRE SI KY KALUSHI PER TE EKSPOZUAR LUFTEN TITANIKE QE BERI ENVER HOXHA PER TA SHPETUAR KETE VEND NGA KAFSHE SI KETA CUBAT E MIRDITES ME SHOKE