Tri këngë zie për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë!

28 Qershor 2020, 08:50Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Hedhja në erë e takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, provokoi jo vetëm një nga debatet më të mëdha me këtë temë por na bëri që të shohim në sy disa të vërteta që deri para kësaj, nuk thuheshin me zë të lartë.

I. Raporti i drejtësisë me politikën

Kur zyra e Prokurorit Special të Hagës njoftoi se ka ngritur akuza kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK Kadri Veseli, është pranuar gjerësisht se ky hap nuk kishte të bënte me drejtësinë, por me politikën. Sepse akuzat ishin ngritur që më 24 prill, 2 muaj përpara se të bëheshin publike dhe vetëm 3 ditë përpara takimit që synonte arritjen e pajtimit e njohjes reciproke.

Analizat e bëra nga personalitete botërore që kanë qenë pjesë e këtij dialogu në të shkuarën, nuk e fshehin se deklarata e tejkalonte të drejtën e vet, duke pranuar kësisoj se indirekt ishte në funksion të lojës politike. Të lojës që pyet: Dialogun, e udhëheq SHBA apo BE? Apo e koordinuar nga të dyja palët?

Ky kazus tregon sesa të drejtë kishte Piero Kalamandrei kur thoshte se “kur nga dera e drejtësisë hyn politika, drejtësia del nga dritarja!” Sepse pas kësaj, për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për UÇK dhe luftën e Kosovës sido që të jetë vendimi në fund, ajo gjithçka do të quhet por vetëm drejtësi jo. Sepse politizimi që iu bë kësaj çeshtje, përmes njoftimit të Prokurorit të Posaçëm, ka hedhur në erë bashkë me takimin e Shtëpisë së Bardhë edhe besueshmërinë e kësaj çështje dhe integritetin e Gjykatës Speciale.

II. Dialogu, i pavarur nga Gjykata Speciale?

Një nga tezat që qarkullon në Prishtinë, në mediat shqiptare e ndërkombëtare pas kësaj, është se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë i pavarur nga procesi në Gjykatën Speciale të Hagës. Teorikisht kjo është gjëja më logjike që duhet të ndodhë. Kjo është shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Sepse në praktikë, për aq kohë sa deklarata e Prokurorit Special e bërë publike më 24 qershor, jo vetëm për nga koha por edhe nga përmbajtja, u pa që nuk kishte të bënte me marrëdhëniet me publikun por me minimin e takimit në SHBA, kuptohet që ajo nuk është e pavarur. Por duam apo sduam ne, e pranon apo nuk e pranon Prokuroria e Posaçme e Hagës, ajo është bërë tashmë palë. Pra, nuk është e pavarur.

Si mund të kemi një dialog të pavarur mes Kosovës e Serbisë nga puna e Gjykatës Speciale, kur që në gjenezë të saj, procesi që do zhvillohet mbi akuzat e ngritura nga Prokurori nuk ishte i pavarur?!

III. Pajtimi, në dorë të brezave të ardhshëm?

Për nga mënyra sesi po rrjedhin ngjarjet pas anullimit të takimit, një nga pyetjet që shtrohet është: A do ia arrijë pas kësaj, elita aktuale politike në Prishtinë dhe Beograd, që ta sigurojnë paqen dhe njohjen e ndërsjelltë? Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, etj janë aktorët kryesorë të jetës politike shqiptare në Kosovë dhe të gjithë janë ballafaquar me Hagën.

Nga ana tjetër edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është vizatuar nga mediat shqiptare si një nga “shërbëtorët” e Vojsllav Sheshelit dhe Sllobodan Millosheviçit të akuzuar si ideuesit dhe realizuesit e genocidit dhe projektit të spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë. Nga përfundimi i luftës dhe çlirimi kanë kaluar 21 vjet, ndërsa nga shpallja e pavarësisë, 12 vjet. Vuçiç është betuar dhjetra herë se kurrë nuk do ta firmosi njohjen e një Kosove të pavarur nga Serbia.

Pyetja që shtrohet pas kësaj është: A mund ta arrijë ky brez politikanësh paqen dhe njohjen reciproke? Apo duhet të presim të vijë një brez tjetër politikanësh në Beograd, që të bëjë xhestin e ish Kancelarit Vili Brandt më 1970, për tu ulur në gjunjë për krimet e nazizmit në Luftën II Botërore?!

Ekuacioni i raportit mes Prishtinës dhe Beogradit është komplikuar sëtepërmi, jo vetëm për të dyja palët, por edhe për ndërkombëtarët. Një gjë është e sigurtë, se Haga në vend që të kontribuojë për drejtësinë, i shërbeu lojës politike të ditës! Fakt është se pas kësaj, si drejtësia për krimet e pretenduara, ashtu edhe zgjidhja politike për të ardhmen e Kosovës e Serbisë, sot janë më larg se kurrë.

7 komente në “Tri këngë zie për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë!”

  1. butrinti says:

    Nje gje eshte e qarte Marty dhe Ponte e lane jashte varrit litarin .

  2. Ledio says:

    Nuk ka zgjidhje te ceshtjes se Kosoves pa u pastruar me pare spiunet e Beogradit ne Tiranë edhe Prishtine. Per mendimin tim ne Beograd duhet lene vetem nje zyre sa per te hedhur ndonje vule edhe asnje gje me shume edhe le ta quajne ambasade. Nuk duhet te ketë asnje marveshje tregetare ose kulturore me Beogradit si edhe kushdo qe kapet duke i sherbyer interesave Serbe qoftë ne Tirane apo Prishtine duhet te denohet maximalisht. Keto gjera duhen bere ne heshtje edhe pa zhurme edhe le te kerkojne takime sa here te duan. Thjesht here pas here lejoni ndonje violinist nga Beogradi ti bije violines para shtëpisë se Saliut &Metes & Rames& Bashes etc. Duam nuk duam ata kane diplomaci kurse ne Tirane &Prishtine kurva edhe spiuna.

  3. VATRA says:

    Një është e sigurt se zgjidhje të problemeve serbo kosovare nuk do të ketë se veq Kosoves dhe shqiptarëve të tjerët nuk e dojnë konsekuencat vazhdon ti mbanë i dobëti por mund të jetë edhe pëlqimi i Vashingtonit që të dëmtohet delegacioni kosovar

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Raportet e Shqiperise me Perendimin kane qene gjithmone te komplikuara.
    Analiste,politikane dhe intelektual te ndryshem mundohen ta zghidhin kete ekuacion,pa sukses.
    O shqiptare,ka vetem nje konstante ne kete ekuacion:
    Ne konsiderohemi si vend mysliman.
    Kete e dokumentoi Doktor Mortja me futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike.
    A ka njeri me dy fije mend ne koke se Europa kristjane do mbeshteste nje vend mysliman ne perplasjen e tije me nje vend te krishtere?
    Utopi.

  5. Pellazgos says:

    Po te ishin si Angleset ne Amerike Serbet zoti Peza,sot nuk do kishin probleme me Arnautet (Arvanitas,Arber),ashtu sic nuk kane te ashtuquajturit Shtetet e Bashkuara Anglese me skllever nga Afrika me te ashquajturit “Indiane” te zhdukur,asimiluar.
    Kosovaret turq ne Identitet jane bashkepunetore te Turqise dhe nuk kane lidhje me Kombin Istorik te Epirit,Ilyrise Pirros Megas Kostandinos.
    Pse?Se nuk martoheshin me ata qe nuk u tur-qizuan,nuk kane kerkuar falje qe ndruan Ndergjegjen Kombetare (vetem po te jene Mongole),Besen Orthodhokse te Jeorgios Kastriotis.
    Jo vetem qe nuk kane kerkuar falje,por sollen perseri Tur-qine,me mijera Xhamija,Medrese,Skolio turke etj,Fesra Arabe, duke mos marre mendimin e atyre qe u bene viktima te Tur-qise dhe per nder te te pareve u bene rrefugjate ne Peloponiso,te ashtuquajturit Arvanitas (Arnaut),ne Magna Grecia te ashtuquajturit Aeberesh (Arnaut) dhe nuk u dorezuan tek barberet myslimane turq.
    Sa per Serbet,jane me te mire se Turqit,Amerikenet,Cifutet se kane 1000 vjet me perpara tyre pushtimet e tyre ne Ballkan.
    Te ashtuquajturit Arbanas,(Arnaut) Arvanitas,Arberesh,Albanas jane ne anen e kundert te historise (vetem po te jene turq dhe hiqen “Pellazge apo Ilyre”) duke u perdorur nga turqit,amerikanet colonizatore,cifutet,fashistet.

  6. american16al says:

    Veprimet e fundit te Europes me Kosoven tregon se nuk jane per nje zgjidhje te saj por per te ruajtur statukuone e se kaluares, prandaj e kam theksuar dhe me pare mos ushqeni ndonje iluzion per ndonje shtet te vecant ne Europe pervec Italise kurve, te tjeret nuk e rruajne fare per shqipetaret pervec interesave te tyre, prandaj duhen pare interesat e shqipetereve me ata qe i perkrahin hapur ata USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje