Nga Albert Nikolla
Në një ndër anekdotat e shkrimtarit të madh M. Tuein shquajmë një dialog mjaft interesant ndërmjet burrit dhe gruas: “Pse vazhdon akoma të më flasësh për gabimet e mia të së shkuarës – e pyeti burri – Isha i bindur se ti tashmë më kishe falur dhe i kishe harruar”! Gruaja i përgjigjet: “Po, është e vërtetë që të kam falur dhe i kam harruar fajet e tua, por doja të isha e sigurtë që as ti nuk ke harruar që unë të kam falur”!
Jetoja në Itali në vitin 1996 dhe mbaja kontaktet nëpërmjet telefonateve dhe sidomos përmes letrave. Kisha mjaft letërkëmbime tradicionale me disa miq dhe këtë fakt e kujtoj me nostalgji. Në një nga letrat e asaj kohe, teksa shfletoja arkivën në arkën e kujtimeve, gjeta një syresh që u referohej ngjarjeve të majit dhe qershorit të atij viti. Pyetjes sime tronditëse se si ishte e mundur që një parti që kishte lindur nga ëndrrat tona për liri, të ushtronte një dhunë barbare ndaj opozitës që kërkonte zgjedhje të ndershme, miku im iu përgjigj: “I dashur Berti, partia tek e cila kishim mbështetur krejt ëndrrat tona ka ndërruar emër dhe thelb: Nga PD është kthyer në PDH: parti e dhunës. Ajo nuk ka asgjë prej ditëve të paharrueshme të dhjetorit. Grupi udhëheqës i saj i përgjigjet verbërisht Berishës i cili tashmë nuk e fsheh më prirjen e tij të pakthyeshme diktatoriale. Unë dhe miqtë e mij tashmë jemi të bindur që kishim të drejtë kur u larguam prej tij. Personalisht, mua, largimi prej tij më ka sjellë një lehtësim ndërgjegjeje”!
Kur më vjen ndërmend dhuna e pashoqe e regjimit të partisë së dhunës kundër protestuesve të Partisë Socialiste, kujtesa më shpie tek një sqimatare e interpretimit të ekzistencës, mendimtarja S. Weil e cila thoshte se kontakti me shpatën dëmton gjithsesi, edhe kur e mban shpatën tek doreza edhe kur e mban tek tehu. Partia e dhunës, që kërkonte me doemos 90% të votave të zgjedhjet e majit, nuk u mjaftua me vjedhjen më të paskrupullt të votave në historinë pas komuniste shqiptare, por ushtroi një dhunë të paimagjinueshme në një vend që kishte nisur udhën e demokracisë. Edhe Presidenti ish-komunist R. Alia kishte realizuar zgjedhje demokratike në vitin 1991, ndërkohë që kjo klikë e dhunshme krijoi precedentin e vjedhjes së votave që u shndërruar në kulturë për shumë zgjedhje që pasuan. Kam bindjen se ato votime kanë shënuar një pikë kthese për së mbrapshti duke shkaktuar gjithë problematikat që kanë hasur zgjedhjet në Shqipëri prej asaj kohe. Në fakt dhuma që kjo parti nxiti e mbështeti vijoi edhe në vitin famëkeq të 97-s ku u vranë rrethe 4.000 vetë.
Profesor S. Pëllumbi dhe zv/kryeministri E. Braçe u shndërruan në ikonat e qëndresës së asaj dhune duke u bërë shembuj të protestave demokratike dhe burim frymëzimi jo vetëm për socialistët e thjeshtë por për çdo qytetar vullnetmirë shqiptar që ishte zhgënjyer nga mashtrimet e partisë së dhunës. C. Pavese thoshte se kur një popull nuk e ka më gjallnike ndjenjën e së kaluarës, shuhet. Edhe ne vetë bëhemi krijues kur e kemi një të kaluar. Rinia e popujve është një pleqëri e pasur. Dëshmia e tyre është përherë e më aktuale kur shohim se si edhe pas 24 vitesh, përmbajtja e grimcave ideologjike të partisë së dhunës është po ajo: e mendon ardhjen në pushtet vetëm nëpërmjet dhunës. Kryetari i saj real flet ditë e natë për revolucione imagjinare duke përfytyruar vandalët e tij që hedhin në Lanë gjithë socialistët shqiptarë.
Në analizën antropologjike politike “Fenomenologjia e pushtetit”, studiuesi gjerman Heinrich Popitz, kur flet për dinamikën antropologjike të përdorimit të katër formave të pushtetit si dhuna, kërcënimi, autoriteti dhe pushteti për të krijuar të dhëna faktike (veprimin teknik), shtjellon se forma e dhunës është e lidhur më së shumti me zanafillën tribale të politikës dhe një aktivitet i tillë nuk e përmbush plotësisht cilësimin “politik”. Besoj se partia e dhunës, po nuk u rithemelua duke hequr nga thelbi i saj thirrjen tribale të dhunës, nuk do të ketë asnjë të ardhme autentike në politikën shqiptare. Duket sikur një kordon kërthizak e mban atë të lidhur pazgjidhshmërisht me dhunën.
Përkundër, Partia Socialiste, edhe pas atyre trazirave çmeritëse të shkaktuara prej pushtetit të PD-së, gjeti forcën e kurajën e faljes dhe marrjes në dorë të fateve të Shqipërisë. Kujtesa e rezistencës së PS-së është thesar jo vetëm për mijëra socialiste të rinj por edhe për vetë shoqërinë shqiptare. Kujtesa është kapital edhe për kulturën në përgjithësi: vetëm nëpërmjet trashëgimisë të së kaluarës mund të arrijmë maja më të larta edhe në ushtrimin e politikës, pa u dashur të kthehemi mbrapsht dhe të rifillojmë sërish. Kujtesa është në taban të besimit politik dhe Partia Socialiste është krenare për të.
Me sensin e saj të faljes dhe mosqasjen me hakmarrjen e dhunshme, PS-ja e ka bërë të sajën moton e predikuesit francez Locardaire: “Doni të jeni të lumtur për një çast? Hakmerruni! Doni të jeni të lumtur përgjithmonë? Falni!”
Po per dhunen 45 vjecare qe ushtroi Partia – mëmë e Partise Socialiste ke noi gjo per te thone ti o Berti? Jo per gjo po nuk kemi pa e nigju noi socialist te kerkoje falje, se para se te falesh te tjeret eshte mire te lash halet e tua, apo jo?
Po si e do përgjigjen o zotëri? Le të shuhet PDh si PPSh dhe keni kërkuar dhe ju falje. Bile jeni në avantazh se keni vjedhur e jeni pasuruar sa ju ka dashur kokrra e qejfit.
Ti ndofta je nga ata që nuk kanë vjedhur po përgjithësisht mentaliteti juaj justifikon grabitjet me moskërkimin e faljes nga PS.
Meqë ata nuk kërkuan falje ju keni të drejtë të grabisni sa të doni.
ti ediik ke arritur ne nje konkluzion te gabuar, mua nuk me rruhet hiç per PD. Ate punen e te vjedhmes me gjithate e filloi tjeter kush para PDse. Po qe per grabitje sot, ti me verte e ke qe po grabit PD? PD grabiti ne 2005 – 2013, pasi kishte grbitur PS e Tosit te Nanove 1998 – 2005 per t’ia kaluar atyre te PDs e me pare atyre te PPSH e keshtu ata qe kemi ngel me gisht ne goje jemi une e ti or zoteri. Prandaj dhe une kerkoj qe ky Berti mos bertasi ujku, ujku dhe ta lejm çakallin te boje kerdine. Apo jo? Ku e pe ti qe une kam thene qe mire ben PD qe grabiti meqe PPSH nuk kerkoi falje. Po ta intrpretoi une si ty ate qe thua ti i bie te them meqe grabiti PD, PS te vazhdoje te grabisi e mos caje menderen per noi falje.
Nuk eshte pune partie ,por geni i kombit.Gjithmon shqiptaret kane qene te zotet per te vrare njeri tjetrin.
Pirdh se shfryhesh i themi ne nga anet tona.
Historine e shkruan fituesi dhe keshtu eshte qe ne kohen e Mesopotamise.
Sot besojme qe Napoleoni eshte personazh negativ, qe Hitleri ishte nje i semure mendor dhe gjermanet nje tufe bagetish qe ndiqnin nje te cmendur dhe komunizmi ishte sistemi me mizor qe ka ekzistuar.
Vazhdoni jetoni ne boten e enderrave qe krijojme per te mbajtur me kembe mitin qe kjo qe po jetojme eshte me e mira e mundshme. Kete besonin francezet ne kohen e Napoleonit, gjermanet ne kohen e Hitlerit, sovjetiket ne kohen e BS, shqiptaret ne kohen e E.Hoxhes dhe perendimirey sot.
Cdo gje eshte pluhur dhe ajo qe sot eshte lart neser bie poshte dhe anasjelltas.
ME VJEN KEQ I NDERUAR ME KETE SHKRIM.JE LARG SHUME LARG REALITETIT NGA 2013 E DERI TANI.PS ESHTE JO NJELLOJ POR SHUME ME TEPER SE PD.PARTIA “JOTE”PS KA NDERUA EMERIN DHE QUHET”RINGJALLJA E SE KEQES”MBASI SI KA LENE ASGJE MANGUT ATYRE QE SHKRUANI JU POR ME METODA ME FASHISTE E ME DEMAGOGJIKE.UNE SOCIALIS NUK JAM ME KETE KOMENT QE JU NA JEPNI,NE NJE REALITET TE DUKSHEM KORUPSIONI,ME I LARTI NE 30 VJET,GRABITJE TE PASURIVE PA ASNJE FRIKE,POR HAPUR,PRESIONE,MASHTRIME E POSHTERIME TE NJEREZVE TE NDERSHEM TE PS,VETTEM E VETEM SE NUK PRANOJNE KETE DUKURI TE KLANIT TE RILINDJES.AFROHU ME SHUME NE VARFERINE E POPULLIT NE KETA 7 VJET E DO THUASH SE KU ESHTE RINGJALLJA E SE KEQES QE KOPJOI SALIUN DHE PD.MORI NGA PD FENOMENET ME TE POSHTRA DHE I NGRITI NE SISTEM.
Fenomenet me te poshtra te PD ishin vrasja,vjedhja,shitja e atdheut,trafikimi,degjenerimi moral she kulturore.Cikat prej ketyre ngrini PS ne piedistal o qelbesire tranizicioni.Kuhton se hane bare shqiptaret she nuk dijne ta ndajne veten prej teje.
Tama ANDI, kurse PS eshte llagaro nga Edvin PPP deri ke Balla Librazhdi dhe Erion Ahmedinaxhadi, se desh harrova ate Spidhipalin…shifi te gjithe neper apartamente 1 dhome e nje guzhine i ke e me biçikleta bredhin.
Izvor leshi PS po e rinderton Shqiperine, po nderton shtetin ligjor qe PD ja jote nuk e don, ka ndermare reforma ne çdo fushe e sektor dhe po e integron vendin ne BE duke marre statusin kandidat dhe tani hapi negociatat. PDH e Lesh e Lija nuk kane bere asgje vetem hajduteri. I shikon rruget , qytetet si kane ndryshuar?? Njerzit e mire e punetore qe jane ne shumice mbeshtesin PS se e dine qe ajo po beri diçka per popullin. U permbyt Shkodra ne 2009 PD jote su dha asgje jua ka dhene PS pas 2013 . Ju jeni hajdute. mashtrues, dhunues po ju ra ne dore pushteti e shitni jo vetem detin qe e bete njehere por edhe token. Haram e paste kush ju jep vote PD e Lesh e Lise se Mona -Metes.
Dikujt qe i ka bere pershtypje shkopi i gomes ne nje demostrate e gjen veten tek partia qe gjakosi e vrau mijera shqiptare e shembi kisha e xhamia. Nje katolik qe paskerka shembull frymezim partine qe mohoi Zotin. Albert si nje letyre e peshtire qe je ke gjetur vendin e duhur per te kontribuar.
Ja dhe nje Rilindas qe jeton ne realitetin VIRTUAL TE EDI RAMES !!
PD kishte shancin historik per ta filluar demokracine siç duhej. Gaboi rende. Simpatizantet e PD nuk duhet te mbrojne shkateruesin e PD dhe te Shqiperise
Te lumte pena Albert. Ke bere nje analize te mire duke sjelle data dhe fakte ngjarjesh reale, qe nga çdo ane qe t’i kthesh nuk i shtremberon dot, siç bejne disa “komentatore”. Sa per krimet e komunizmit jane kriminelet e PDH qe me e pakta qe duhet te bejne eshte te kerkojne falje pasi ne radhet e tyre jane sekretaret e partise “meme” dhe sigurimsat qe kane çu ne burg me mijra shqiptare. Mos beni sikur keni harruar miq komentatore.
O titi, po sikur ato datat t’i filloshim nga 1944?
Thjesht fjale nga katedra.
Duket e cuditeshme ne siperfaqe,por ju komunist-socialistet,jeni favorizuar ne marrjen dhe mbajtjen e pushtet,nga ´´demokracia e shpellave´´ te Tropojes dhe Skraparit,nje amalgame e katundareve cuba te eger,kriminele dhe injorante aziatik dhe komunist.
Me bemat e tyre,ata implatuan kullat e errta te tyre,drejt qyteteve tona dhe i pushtuan ato,duke ngjallur neverine dhe urrejtje ekstreme,ne shoqerine shqiptare.
Dhe instiktivisht shoqeria kerkoi shpetim dhe zgjidhje dhe kthyen syte se kush qendronte ne pozicionin e partise opozitare.
Dhe doli qe ishit ju,qe kishit kaluar ´´cuditerisht´´ ylberin brenda nje nate,por megjithse shqiptari i thjeshte ja u njifte mire nenen dhe babane,dinte ta bente ndryshimin,midis atyre qe kishin te njejten nene dhe baba,por te ardhur nga shpellat dhe juve,qe binit ere qyteti.
Dhe doli qe ate qe kishim peshtytur me pare u detyruam ta lepinim nje pjese te saj.
Pra ju jeni partia,´´ kur nuk ke pulen ha sorren´´.Dhe vertet sorre keni dale.
Ju a dhame voten se pari,qe tju tregonit vendin ne baze te ligjit,hordhive te zbritura nga malet qe shkretuan ekonomi dhe vrane e masakruan demokracine e sapo lindur shqiptare.
Na e premtuat,por ja ku jemi mbas shume vjetesh te pushtetit tuaj:
Ata kriminele dhe bandite primtive,vazhdojne te bejne po ato gjera dhe te kene po ate fuqi ekzekutive si me pare.
Kur kemi nje kryeminister(pa le me shpuren e temenese mbas tij),qe sapo ngrihet ne mengjez,thote,si me leverdis me mire sot per karrieren time ´´historike´´te jem me Perendimin apo me sulltanin aziatik Babe Rexhepin.
Dhe vetingu ishte kryefjala perse ne ju zgjodhem:Dhe ja ku eshte,po fiket dhe po jep shpirt pa filluar,nga virusi i kulles dhe kadilleret e infektuar te saj.
Dukuria me e habiteshme historike e kryeminstrit tone,eshte se nuk e ka per gje te nxjerre gjoksin prej ´´trimoshi te prape`´dhe te zbraze batare,aty dhe me fjale rrugesh kunder presidentit amerikane dhe Europes,dhe kur vjen puna brenda vendit,futet ne bunker kur bandat i djegin dhe neperkembin institucionet tona aty dhe qeveritare.
Dhe kur ´´gjyqtaret´´vazhdojne si me pare te bashkepunojne me krimin dhe parane,kryeministri heq bythen menjane duke thene qe ne nje ´´vend demokratik´´(a thua qe ai nuk e di se ne cfare vendi jeton?),pushteti nuk nderhyn tek gjyqesori.
Po kush ta kerkon qe te nderhysh tek gjyqesori,por vec qe te mbash qendrim te rrepte KRITIK qytetar,karshi padrejtesive,te cilat jane te dukeshme dhe te ndjera nga te gjithe.
Dhe po ky kryeminister,ne te njeten kohe,per te njejtin institucion,mban qendrim diametral,duke e share me fjale bombastike dhe te ashpra nje institucion te drejtesise europiane sic eshte Gjykata e Hages.Kjo cfaqie patetike e dhimbeshme dhe pa substance,thjesht per te bere nacionalistin e cartur, thjesht per ti pelqyer miletit yrja-byrja lart dhe poshte.
Ky vend pra vazhdon te kundermoje keq,nga te gjitha anet.
Keshtu ndodh,edhe kur ´´lideri´´,mendon thjesht per personin e tij qe te lere ´´emer ne histori´´.
Por ne cfare historie?
Albert p Nikolla.
Fakti qe je nje kelysh komunisti nuk te ben aspak te besueshem.
Per lepirje me kaq shume zell nana parti te shperbleu duke te bere z/minister.
Ne te vertetë PD ne ‘96 beri shume pak.
Duhej te ishte treguar minimumi 5 herë me e dhunshme ne menyre qe fara e keqe komuniste te ishte zhdukur njehere e mire.
Por nuk ishte e thene.
U desh te ‘97 qe partia kriminale socialiste te behej nje me bandat e kohes dhe te perdorte popullin e thjeshte kunder shtetit.
Ti ndoshta nuk don ta kujtosh por njerezit e ndergjegjshem e kujtojne shume mire se me ndihmen e kujt erdhi ne pushtet nana parti.
Ti e din shume mire se si e rimori pushtetin nana parti ne 2013-2017-en.
Pa me thuaj shoku komunist kush kontrollon sot pushtetin.
A nuk jane ne majat e pushtetit brezi i parë i ish pushtetarëve te komunizmit ?
A nuk kontrollohet sot pushteti nga mafja dhe krimi ???
A nuk eshte sot nana parti nje parti komplet e kriminalizuar ?
Po eshte e vertetë.
Partia socialiste nuk harron
Qe nga 41 qe u krijua u bazua ne krim.
Shkrime te tilla , nga shqiptare , e percajne dhe e perbaltin shum me mire popullin , se nje apo pese armiq te shqiperise , cilido qofshin ata . Per bemat e 97-tes Berisha ndoshta ishte kryerori , por s’mbeten hic pas edhe opozita e kohes ; orientimi ishte o fitojme ne ose shkaterrohet gjithcka , -fjale e thnene , pune e bere , gjithcka u shkaterrua , u dogj dhe na perveluan ne qe kerkonim qetesine . Zoteri Nikolla thotse ka qene ne Itali , pra s’ka humbur asgje , por ne na zhduken ekonomine , me zjarr e flak u ndrua pushteti , ata gezuan pushtetin ne gezuam varferine . Ky ishte rezultati zoterinj te nderuar . A thua ta kthejme perseri koken pas !?.apo duhet harruar njehere e pergjithmon ajo baterdi . Shkrime qe sjellin percarie nuk jane te mirpritura nga populli . E pesuam dhe e mesuam .
Lexova nje shkrim te shkelqyer.
PS nuk eshte gje tjeter vetem se nje vazhdim i PK qe me pas u kthye ne PPSH,PS dhe ne fund Rilindje.Ama ka nderruar vetem emrat sepse per pushtet nuk kane asnje ndryshim nga PK-ja,vazhdojne akoma luften e klasave ,vazhdojne te heqin nga puna te aftet e te vene injorantet per ti pasur nen zap,Nuk besoj se mund te presesh ndonje te mire prej atyre qe fusin ne burg te varferit per 1200 leke drita te papaguara kur per vete vjedhin miljona,qe bejne sikur jane duke bere drejtesi duke hequr ca gjygjtare gjoja per mosjustifikim pasurie ndersa pasurite dhe vjedhjet e tyre jane me miljona (jo leke si te atyre te drejtesise) por £
Nuk e di pse nukse pranoni ti botoni te vertetat e pa mohushme . Zoteri Berisha mund te themi se me kokfortesin e tij per te hapur rrugen ne ate moment teper kritik , kur piramidat dhe shkaterrimi i zgjedhieve pregatiten nje lufte te te gjith kunder te gjitheve ,nukse pranoji deshtimin , dhe te largohej paqesisht nga pushteti . Zoteria , ishte faktori kryeror , ku shqiperia mori tatepieten . Por te mos harrojme se edhe opozita e kohes beri ate qe i duhej ashtu si i duhej . Nuk e di ku i ka pare zoteri Nikolla ato sjellie te ekulibruara te drejtimit te revoltave nga zoteri Pllumbi e zoteri Brace e te tjere ,kur nga ato revolta u nxine gjithe institucionet , gjithe njesite tregetare , gjithe njesite e industrise se lehte e ushqimore , nga ai mllef zjarrvenes u shkaterrua gjithcka , shoqeria dhe ekonomia u shemben per toke , sidomos ne jug . Ka edhe sot ne detyra te larta , zoterinj qe ne ate kohe , benin thirrie per shkaterrim djegie e mjerim . Keto jane protestat demokratike , sipas zoteri Nikolla !?. Zoteria thot se , opozita e kohes , mbas gjithe rremujes dhe remetit , gjeti kurajon e falies , — Besojse e ka fjalen per zoterin Berisha , — . E kujt i duhej kjo falie , kur popullit dhe ekonomise se tij ju vu zjarri . Mirpo ky eshte mendimi i zoteri Nikolla , barazon nje njeri –cilidoqoft ai , me nje popullte tere . Zoteri i nderuar , bej propaganda sa te duash , per cilindo qe te duash ; por mos i kujto popullit te ndershem , te gjith te zezat qe i pregatiten dhe i zbatuan , mbi te , forcat politike se bashku me ju sahanlepiresit . Kujtesa , eshte mire te jete edhe ne tabanin tend .
mjere ti o qyqar qe nuk qenke ne gjendje te besosh se PS e PD jane njelloj,madje PS ne disa drejtime edhe me e keqe se PD. Edhe ti e paske gelltitur ndonje luge corbe te prishur.
Tregoni nje korektese minimale:
Beni te barabarte numerin e komenteve tek ekspozeja e shkrimeve me ate te shkrimit vet.