Standarti i një “të poshtri” si Edi Rama ndër vite: Nga Plasari, te Haradinaj

27 Qershor 2020, 17:41Politika TEMA

Në një fjalim denoncues e avokues njëherësh të enjten në parlament, teksa mbronte Hashim Thaçin nga pretendimet e Speciales për të, kryeministri Rama jo vetëm s’e veçoi nga Haradinaj, por këtij të fundit i kushtoi një “kapitull të veçantë” duke e nominuar si rast unik vitaliteti në luftë e persekutimi në paqe, në raport me proceset që i janë ngritur në vite nga gjykatat ndërkombëtare.

Por siç dihet, Haradinaj duhet të përgjigjet në një gjyq që Rama ka hapur ndaj tij me akuzën e shpifjes. E kjo s’është pak, kur me gjasë e ka të humbur, e juridikisht do vuajë xanxën e shpifësit me vendim gjykate.

E ky është i fundit rast i një standarti etik të shtrirë në kohë, që Rama, edhe pse “i poshtër”, e ka përcjellë si askush tjetër ç’prej kur hyri në xhunglën e politikës shqiptare, dramatike në mungesën e etikës më minimale njerëzore.

Edhe cilësimi “i poshtër” për të, është një zgjedhje spekulative në funksion të idesë, pasi për shumëkënd ai është “i poshtër”, politikisht, sigurisht. Eshtë i tillë për kundërshtarët e tij, të rinj apo klasikë, të vonë apo të traditës. Te kjo e fundit veçon Berisha, që më shumë se “i poshtër”, që për të do ishte një cilësimpërkëdhelës, e heq kundërshtarin politik për fare nga lista e të qënit njeri.

E ka bërë me Ramën, e ka bërë dhe me çdo kundërshtar që ka patur përballë ndër vite në momente të caktuara. Ish-zëdhënësi i tij për një kohë, Ermal Hasimja, do i kushtonte një shkrim pikërisht këtij tipari të Berishës; faktin që për të, kundërshtari që ka përballë nuk është thjesht një rival, gjithsesi njeri, por një mostër njerëzore që s’meriton të quhet njeri.

Pra, “i poshtri” Rama, veç shumë poshtërsive, ka treguar ndër vite një lloj etike të pakonkurueshme deri më sot, ku përfshihet dhe vetë Berisha në një rast.

T’i marrin me radhë:

Plasari

Në 1998, si ministër Kulture, ai do emëronte Aurel Plasarin në krye të Bibliotekës Kombëtare, një post që Plasari do e mbante për 15 vite. Por siç dihet, Plasari ka qenë gjithëherë një kundërshtar në mos kulturor, patjetër politik i Ramës. Ky i fundit nga ana e tij, i padakortë me Plasarin edhe në çështje kulturore, siç “Teatri”, e ka vlerësuar atë si një ikonë të mendimit shqiptar.

Berisha

Me Berishën, Rama do sprovohej në etikë politike në rastin e Gërdecit. Dihet tashmë akti i tij i ngushëllimit dhe përkrahjes me rrahje shpatullash në rrethana spitalore, pak momente pas shpërthimit tragjik. Pos kësaj, Rama kurrë s’e futi Gërdecin në fjalor akuzator gjatë kohës së të qënit në opozitë.

Por jo vetëm kaq. Edhe politikisht, Rama ka vlerësuar qeverisjen e Berishës në tre vitet e para të mandatit 2005-2009.

Dashamir Shehi

Për atë që Rama ka bërë me Shehin vite më parë kur drejtonte Bashkinë, ky i fundit duhej të ishte tejet i rezervuar në telendisjet që mëton si i bën shefit të qeverisë për cilësinë qeverisëse. Sepse atë që s’ja ka dhënë as Berisha për 8 vite në pushtet, duke mos i besuar Shehit asnjë përgjegjësi shtetërore, të çfarëdo niveli qoftë, ka tentuar t’ja japë Rama, edhe pse jo i kahjes së tij politike. Rama do e ftonte Shehin që të bëhej pjesë e ekipit të tij në Bashki, pas fitores së 2007, duke ia pranuar e potencuar aftësitë e mundshme teknokratike, edhe pse pa tregues realë të tyre, duke qenë vetëm teorik. Shehi e refuzoi ofertën, duke thënë se do i qëndronte besnik shijes së tij politike si i djathtë.

I ndjeri Olldashi

Eshtë rast pa krahasim dhe i vetëm deri më tani në politikën shqiptare të pas ’90-ës; ikja e një figure të rëndësishme politike në kulm të karrierës, duke vënë në sprovë kundërshtarët në pushtet. Rama anullon menjëherë vizitën në Londër sapo merr lajmin kobzi, vlerëson me fjalë të përzgjedhura me kujdes njeriun që fort e luftoi, si dhe e rivalizoi në një garë për Bashkinë, e më pas i organizoi ceremoninë mortore.

Bujar Nishani

Në kulmin e acarimit politik, në periudhën më të vështirë të Ramës në opozitë përballë pushtetit të Berishës, pra viti 2012, ky i fundit zgjedh, pa tentuar asnjë konsensus, në injorim të plotë të kryeopozitarit, Bujar Nishanin si president. Ngjante dhe me një lloj përtallje kjo zgjedhje, si të zgjidhte veten për të qenë edhe në Presidencë përveçse në Kryeministri.

E Rama, për vetë kontekstin politik si ndodhi, do ishte normale ta bojkotonte ceremoninë e inagurimit. Nuk e bëri. Shkoi dhe respektoi Presidentin e ri, duke lënë pas çdo zemërim politik, sado legjitim.

Mit’hat Frashëri

Angazhohet në sjelljen në Shqipëri për më të urryerin në një pjesë të elektoratit të PS-së, atij të moshës së tretë e jo vetëm; pra të ish-kreut të Ballit Kombëtar, Mithat Frashëri. I organizon ceremoni nderimi që as ithtarët të tij s’do mund t’ja organizonin me aq solemnitet e seriozitet, e gjithashtu e vlerëson si figure me aso gjuhe e stili, jo vetëm letrar por dhe si të një historiani të ftohtë e profesionist, që po ashtu s’ka gjasë të mbrohet as nga të vetët në të gjallë me aq thellësi argumentuese për vlerat që mbart si figurë.

Zef Mazi

Zgjedh Zef Mazin si kryenegociator për negociatat me BE-në, një kritik i qeverisjes së tij, më tepër në planin diplomatik, ku dhe Mazi ka një karrierë brilante. Rama e potencon këtë fakt në përzgjedhje dhe emërim, pra të qënit kritik të Mazit ndaj tij, por thotë se është nder e fat për Shqipërinë që ta ketë atë si zërin kryesor në Bruksel.

Ilir Meta

Në një përplasje të paprecedent, e cila vijon të jetë aktive, Rama vendos ta respektojë Metën si kreu i shtetit, duke bërë ndarjen mes arsyeve të ngërçit epik mes tyre, e asaj që i nevojitej opinionit nën fatkeqësi. Ndodhi kjo dy herë, me tërmetin dhe krizën pandemike, duke mos diskutuar për asnjë çast shkuarjen në takimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirrur pra nga Presidenti. Nga një president pra shpallur si jo i tillë në etikë politike, në përgatitje për shkarkim.

Të gjitha këtyre, u shtohen dhe vlerësimet për disa kryebashkiakë të PD-së, bërë për ta vitet e fundit, si drejtues cilësorë me të cilët qeveria bashkëpunonte me zell. Veçonte atë të Tropojës, kushëri i Berishës, të Bilishtit e Përmetit.

Haradinaj pra, është i fundit i një serie aktesh etike të Ramës, të cilat të përkthyera politikisht janë një avantazh i madh ndaj kundërshtarëve, të tilla që instikti i zgjedhësit e përkthen në votë në çastin kur vendos se ç’do fusë në kuti.

Sikur Basha ta kuptonte këtë! (Tesheshi)

27 komente në “Standarti i një “të poshtri” si Edi Rama ndër vite: Nga Plasari, te Haradinaj”

  1. GAZETARJA says:

    Nje “i poshter ” Si Rama me vlera te larta njerezore , dhe nje “pusht” si Berisha , funderine njerezore.

    1. Alo alo says:

      Me pak fjalë, Rama e kthen b.thën nga fryn era ! Për pushtetin e vet, lëpin aty ku ka pështyr. Nuk respekton as ligjin kryesor të pashkruar të shqiptarëve : fjala e dhënë, mbahet ! Nuk përfaqëson shumë nga cilësitë që i janë dhënë Shqiptarit në shekuj. As i besës, as i trimërisë, as i atdhe-dashurisë ! Është i zgjuar, ironik dhe mjeshtër i gjuhës shqipe. Ka edhe një të mirë tjetër, nuk të vret si Berisha dhe Meta. Por të tre këta, rezultuan një fatkeqësi për Shqipërinë. Mos të flas për Lulin dhe Monën se do ishte humbje kohe. Duhet ndryshim e klasës politike…

  2. Sabriu says:

    Edi Rama gjithashtu i dha Dash Shehit leje ndertimi kur u be kryeminister. Lejen e ndertimit ja kishte premtuar t’ja jepte Basha, por pasi i mori Dashit 200 000 euro, nuk ja dha.
    Sander Frangaj shkoi ne zyren e Rames dhe i kerkoi leje ndertimi per Dashin pasi mund te plaste nje skandal i madh me zotin Luli Basha. Dhe Rama ja dha lejen. Kjo ka ndodhur ne shtator te 2015 pasi Basha kishte ik nga partia dhe Kunati i kishte marr leket.

  3. joel shkodra says:

    Ate punen e Gerdecit nuk e kuptova perse lihet ne heshtje dhe nuk denohet askush.

  4. Pogradeci says:

    Rama paska vlera njerezore? Leshin e Mariés, një funderrinë dhe asgjë më shumë…

    1. Eri says:

      Rama si i cmendur qe eshte,eshte dhe i paparashikushem.E vetmja gje qe dihet eshte se te gjitha gjerat i ben mut dhe i komplikon.Mjere Shqiperia nga keta te cmendur.

  5. Zigur Qarri says:

    Ilir Meta,
    “,….Rama vendos ta respektojë Metën si kreu i shtetit,….?!
    Rama dhe Meta jan Kryetaret e dy bandave mafioze stolisur me petkun politik,prandaj eshte absurde te flasesh per rrespekt,
    më fort kur dihet se banda e D’Rames eshte më e madhe dhe më rrafinuar se ajo e Metës.Edvin D’Rama e ka perdorur Meten per
    interesat e veta korruptive mafioze.Perse Metën,perse pikerisht zgjodhi Metën President,aleatin e Berishes,personin per shkak te cilit
    u protestua me 21 Janar 2011 ku u vrane kater persona?Ekziston ndonje”rilindas i ndershem” qe ti pergjigjet kesaj pyetje?Kryeministri
    piu nje kafe me ata te BILD-it dhe e terohoqi padine per shpifje!Kush terhiqet,ai qe ndjehet ne drejte apo ai qe eshte i dhjere?
    Edvin D’Rama ndoshta pin nje çaj me Ramush Haradinaj dhe terheq padine,sepse mafiozi kur e sheh qe nuk fiton,e kthen pllaken,
    dhe kete e shet per fitore.Le që,Edvin D’Rama ka 7 vite që humbjet i depoziton si fitore!Ka marrë huqet e serbeve!Vetem personat me
    moral te dyshimte mund te bëjn biografine e Edvin D’Rames tani qe eshte ne pushttet.Edvin D’Rama eshte shqiptari më i lig dhe më i
    pabesë i te gjitha kohrave,qe meriton karriken elektrike dhe e ka pak,aq shumë dëme i ka shkaktuar kombit dhe Shtetit shqiptare.
    Nuk ka qenë kurrë më parë shoqeria shqiptare kaq e polarizuar,nuk kan qenë kurrë më parë shqiptaaret kaq te perçare si sot.

  6. beni says:

    nuk e kuptoj kete shkrim te gjiyha te thenat jane ne kohe te ndryshme dhe per rethana te ndryshme……kush e ka bere kete shkrim pa vlere e pa kuptim?????????????

    1. Andi says:

      Shko mbaro tetevjecaren si fillim pastaj duke pare duke bere.

  7. Nje qefli filozofie says:

    Per Zotin, a po don me u talle, a si? Mua me kan mbuluar thinjat, po me kane mbetur edhe ca qime te zeza, po te me numerosh vetem qimet e zeza une nuk dal i thinjur. Megjithate, komplimenta, bythelepirje me te sofistikuar zor se gjen.

    1. Andi says:

      Ai qe I lepije ti bythen nuk hante puke nga finesa prandaj.Nje te lepire direkt e tek vendin,pa fjale fare dhe celsat tek dora ai ty.Nuk I hynin ne tru fjalet shpellarit.E donte me vepra konkrete.

      1. Nje qefli filozofie says:

        O Andi, ku e pe ti qe une lepij shpellarin? Kusht te tha ty qe po te shash mutin je me bajgen? Bota nuk eshte vetem o me Salen, o me Edvinin. Po ti e bon si puna e mesuesit te vjeter loqendarit Stalin :O ME NE O KUNDRA NESH. Ik e futi noi uje te ftofet se nuk je per keto pune.

  8. Qymyrshitësi says:

    Një „kotfutje“ gebelsiane si kjo, di veç Vuçiçi të shkruaj!
    Shërohu o njeri i sëmurë, e mos sëmurë edhe të tjerë!

  9. Raul says:

    Gjigandi Edi Rama eshte Napoleon Bonaparti i ri i Europes qe per fat drejton nje vend te vogel. Ai duhej te drejtonte Francen, apo Gjermanine. Te gjitha sjelljet e tij ne politike ngjajne me ato te njeriut me te madh, dhe me gjigand te njerzimit Napoleon Bonapartit qe realizoi bashkimin politik te Europes qysh para 200 vjetesh.

    1. ? says:

      Raullo, ti e ke me verte, apo tall bythen, se nuk kuptohet mire?

  10. selfo says:

    Dmth kush ka sy dhe veshe njeriu, duhet ta kuptoje e te mbylle buçen perballe Edi Rames, se po te ishte nje, dy apo tre raste, do thoshim e beri per kete e ate, por kur kjo ka qene vija e tij e panderprere do te thote se rralle gjen njerez te tille si Edi Rama qe une deri me sot nuk kam pare dhe degjuar, sikur vetem per keto sjellje qe jane edhe karakteri tij njerezor veç aftesise se komunikimit dhe veprimit, veç fjales magjike e te artikuluar ne moment me shume efiçence e zgjuarsi. Pastaj puna aq e madhe e bere ne te gjithe territorin e Shqiperise, vepra qe do ngelen ne kujtese si hidrocentralet e dikurshme te Drinit qe na mbajne edhe sot, te paerseriteshme. Kush ka veshe dhe sy ta degjoje dhe shikoje. E kisha vleresuar per keto gjera por nuk kisha arritur ne kete konklyzion, veçse vleresoja me shume nja dy tre gjera. Nuk ka share kurre dhe mallkuar si Sali Berisha dhe zagaret e tij qe e bejne dhe sot, nuk ka ofenduar kurre grate dhe s’ka pergojuar kurre familjaret e politikaneve; veç Monika Kryemadhit qe e meriton se eshte “dallandyshja” e politikes injorante. Tani filloni dhe e shani se ai do te ngelet ai qe eshte. Kur pemes nuk ja merr dot kokrrat, thua s’jane bere. Ky shkrim me vuri ne levizje qe shkrova kete koment. Me thoni nje politikan tjeter te sotem qe ti ngjaje sado pak; universal ne dije , kulture, edukate, politike, diplomaci , por edhe i drejteperdrejte. Une kam qejfmbetje me te per disa gjera, por populli yne i dikurshem thoshte: S’ja ha qeni shkopin. Edhe te godet atje ku duhet. Do kisha deshire te madhe te ishte ndonje tjeter i perafert se do kishim rivalitet.

  11. katarakti says:

    Nuk janë vetëm këto. Ka edhe shumë emërime të tjera nga Edi Rama të kundershtarëve tê tij ideologjikë. Që e bëjnë shumë të “poshtër”! Kjo për mua spjegohet fare thjeshtë: Edi Rama eshte shpirtërisht i djathtë. Edhe më i djathtë se Sali Berisha psh. Sali Berisha meqe ra llafi, nuk e di as vetë çfarë eshte. Tahmaja e tij eshte pushteti. Pêr atë ai eshte gati tê transformohet edhe në vampir. Sikur nuk është! Të gjithë ata që i ka caktuar Edi Rama në poste me rëndesi jane marrë nga e djathta si psh Arta Marku apo Lleshaj.etj etj. Edhe në grupin e vet politik apo në qeveri ai ka emëruar rioshë qê nuk kanë ndonje lidhje shpirterore me të majtën. Pa folur pastaj që shumica e tyre jane pa eksperiencë dhe reputacion. Si të marrë nga rruga. Eshte e qarte se Rama nuk ka shpirt të majti. Ai mund t’i fitojë prapë zgjedhjet vitin e ardhshëm se ka treguar disa cilesi shtetndertuesi, ndryshe nga gjëmtaret dhe shkaterruesit e vendit Saliu dhe kompani. Me Ramën Partia Socialiste, që vetëm emri i ka mbetur, eshte çvendosur krejt në qender të konfiguracionit politik në vend. Eshte mire apo eshte keq kjo, eshte pune tjeter.

  12. uuuaaaaa says:

    As ky qe i ka shkruar nuk besoj qe beson ne keto dokrra .

  13. USA says:

    Rama nuk eshte ai qe njohim mbase mer per mbare tjeter gje premtoi 2013 ka bere qe I ka rene preher berishes. Sa te jete berisha rama ne rregull Po vje puna qe berisha do i fuse nje plumce Te voge metes qe Te mbijetoje familja ku eshte rAma.

  14. O pika qe su bie says:

    Eshte turp te mburesh cdo politikan te ketyre 30 viteve.
    ‘ Sabriu’ , je qesharak qe mbur Ramen se ka mbajtur qokat e korupsionit.

  15. Virusi says:

    Shkrim interesant. Po qe s’ mund te kuptohet dhe pranohet lehte. Ceshtje fisnikrie. Grushtat, sherret, sharjet, baltosja, keto po kuptohen, vazhdoni.

  16. Ju shplafte panuklla says:

    Vertetim dinjitoz i mercenarizmit dhe servilizmit shqiptar. Merite e madhe se paska merre pjese ne Keshillin e Sigurise Kombetare thirrur nga Presidenti. Ne nje shtet normal nese K/ministri nuk shkon ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare SHKON NE WC. MOS HARRONI KUR NGA ASGJEJA U THIRR NGA NANO PER MINISTER DHE NGA META PER KRYETAR BASHKIE. E NDRITI EDHE ME PASURINE KOMBETARE DUKE E LECITUR, POR SE FUNDMI EDHE ME KOSOVEN POR KETO TE DYJA JANE ZERO PERBALLE THIRRJES QE I KA BERE DASH SHEHIT PER TE PUNUAR NE BASHKI DHE RRAHJES SE SHPATULLAVE HAJDUTEVE TE GERDECIT PA JU DHIMSUR JETA E ATYRE QE SHKUAN. TE CMENDURIT MUND TE BEJNE TE TILLA SHKRIME

  17. ben says:

    Keni harruar Visho Ajazi Lika qe nuk e shkarkoi nga pozita si kreu I SHIK-ut, kur dihej se Visho ishte njeri i Berishes. Jo vetem kaq, por kur i mbaroi mandati, e emeroi perfaqesuesin e Shqiperise ne seline e NATOs.
    Po keshty, propozoi per postin e Sekretares se Pergjithshme te Keshillit per Bashkepunim Rajonal, post te cilin zonja Bregu e mban edhe sot.
    Rama eshte qytetar i lindur e i rritur nga nje familje me tradita, kurse Berisha, nje shpellar qe edhe sepse ju dha mundesia qe te qyteterohej, mbeti kafshe e eger.

  18. Bled Kosi says:

    RA MO A ESHTE PROTOTIPO I BYTHPAMBUKEFE TE TIRANES QE MEQENESE JANE FRIKACAK E PA DINJITE VETEM LLAPIN E KUR VJEN PUNA PER PERPLASJE TERHIQEN NE DAC THUAJ SI KURVA E NE DAC SI KALAMAJ SEPSE NUK E NJOHIN BURRERINE APO DINJITETIN

  19. BERLLOGU says:

    or ben ,
    Berisha edhe bythen e ka me te shkolluar se Rama koken,
    Berisha ka nje titull PROFESOR ne zanatin e tij ,kurse Rama SHKARRAVITES eshte .
    Sa per traditat aman se dihen TRADITAT E RAMES , te pakten Gjyshin ja njofin mire ne Durres . Sa per baben Pyesni ish Gruan e Edit .
    Megjithse nuk ja vlen po mundohem pak me ta HAPE .. dijen, dijen

  20. Ani says:

    Vleresoj komentin e ”Raul”!
    Edi Rama eshte kryeminister pertej se majtes dhe te djathtes! Ne nje interviste te para shume viteve, pyetjes se: “Pse zgjodhi te perfshihej ne Partine Socialiste”, iu pergjigj: “Si e keqja me e vogel”!
    Sikur Shqiperia te te ishte pjese e BE – se dhe Rama te kishte akses ne piramiden e saj, sa me e mire do te ishte Europa!

  21. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Kush eshte dakort qe ditelindjen e Sali Brekskisha-s ta shpallim dite zije kombetare?
    A,me falni ai ka dy dite te lindura.
    Atehere dy dite zije kombetare.
    O milet,kupto “Berllog”,akoma ju me militantizem partiak?
    Si thote populli, shan i dhjeri te permjerin.
    E verteta e pakontestueshme eshte:
    Te gjithe aktoret politik te ketyre 30 vjeteve duhen larguar nga skena polkitike dhe i duhen dorezuar drejtesise.
    Ne rastin tone fatkeqe,Padrejtesise.
    Drejtesia ne Shqiperi eshte infektuar qe ne veze,kjo eshte mallkimi jone me i madh.
    PS.Me ate kursin e Plepave Saliu ja kaloi Majakovskit:
    Themi drejtesia, dhe mendojme Saliu
    themi Saliu, dhe mendojme drejtesia
    Kush me shpjegon kuptimin e fjales” Berllog”!,eshte i nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje