Cakaj në Uashington, takon Reeker dhe Palmer: SHBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme

27 Qershor 2020, 16:43Politika TEMA

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në  Uashington ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

“Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë!”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimet e zhvilluara.

4 komente në “Cakaj në Uashington, takon Reeker dhe Palmer: SHBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme”

  1. Konica Usa says:

    Bravo Shqiperia,Kosova me hajvanin Haradinaj dhe krricin delirant Albin Kurtin ka humbur shume,jam plotesisht ne nje mendje me Milaim Zeken qe shkarkimin e qeverise Kurti e quajti ngjarjen me te rendesishme pas pavaresise.

  2. qytetari says:

    Jepi djalosh se ne krah do te na kesh gjithmone me cfardo cmimi!

  3. Emigranti Athine says:

    Arritje e madhe.Paska takuar Zevendes Ndihmes Sekretarin.

  4. Lani says:

    Shume mire Cakaj vetem kujdes me qendrimin. Pak me i çliruar. (Dukesh pak si per gjynah).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje