Kancelarja gjermane, Angela Merkel, (CDU) është shprehur, se gjatë presidencës gjermane të BE, që fillon më 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar të BE në drejtim të Kinës, dhe të drejtave të njeriut. Ngjitjen ekonomike të Kinës Merkel e sheh si një sfidë për demokracitë liberale në botë. Provën për superioritetin e tij, sistemi liberal nuk ka mundur ta sjellë, është shprehur Merkel në një intervistë me gazetën gjermane „Süddeutsche Zeitung”, në edicionin e fundjavës dhe media të tjera europiane. „Kjo më shqetëson”, ka shtuar ajo. Kancelarja gjermane ka këmbëngulur në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjshmërisë në BE.
Europa duhet të jetë vetë shembull
„Nëse Europa do të dëgjohet, duhet të japë vetë një shembull të mirë”, theksoi Merkel duke pasur parasysh këtu debatin për shtetin ligjor në BE. Kështu duhet që çdo opozitë të ketë „shansin e drejtë” që „të vijë sërish në qeveri”. Këtu bëjnë pjesë si koha e njëjtë për fjalën në parlament, ajo e transmentimit kohor njësoj në median publik dhe një drejtësi e pavarur. Në Bashkimin Europian aktualisht zhvillohen procedura verifikimi të respektimit të shtetit ligjor me Poloninë dhe Hungarinë.
Me vështrim nga Kina, Merkel kërkoi më shumë aftësi rezistuese në BE. „Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona”, është shprehur Merkel. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun „qëndrojnë mes nesh dhe Kinës.”
Samiti BE-Kinë i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër. Në këtë kohë duhet të që ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën, ka thënë Merkel. Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, „ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera”, ka thënë Merkel.
la/afp,sdd,dpa
Zj.Merkel! Ju lutem, jini me e sinqerte me vetveten! Ju e parnoni epresine e Kines, por duhet te thoni se ku jane difektet e Unionit. Pranoni qe sistemi i demokracive liberale ka deshtuar, per faktin e dy standardeve qe ai sistem aplikon.Shikoni cfare rracizmi ka shperthyer ne Europe! Vetem se ajo, qe demokracite liberale e quajne shtylle te sistemit- “Lirite dhe te drejtat e njeriut”- eshte neperkemur nga semundja e rracizmit nga e cila vuan Europa. Shikoni se cfare rracizmi perballet populli kosovar, por edhe te gjithe shqiptaret ne Ballkan! Nje popull i tere mbahet i mbyllur me lloj-lloj marifetesh, lloj-lloj kushtetsh dhe sterkmbsash qe u vihen atyre. Jepni shembullin e respektit per te drejtat e lirite e shqiptareve ne mes te Europes, pastaj kritikoni Kinen per lirite dhe te drejtat e qyetareve. Ne Kine nuk egziston urrejtja per rajone a po bashkesi te ndryshme brenda atij shteti. Lereni Hong Kongun, kur ju e keni bere Kosoven me keq se Hong Kongu! Mesoni se rruga e Kines drejt prosperitetit nuk mbeshtet mbi urrejtjen, mesoni se rruga e Kines drejt progresit mund te jete e vetmja rruge edhe per Europen pa urrejtje. Sistemin politiko-shoqeror ne Kine, mund t’a quajme si “Rrugen e Trete”. Deshtimi sistemeve te Demokracive Liberale dhe Diktatutes, t’a krijon kete pershtypje, se rruga e te ardhmes mund te jete modeli politik kinez.
Pse spekullohet kaq shume me fjalen demokraci? Dhe sidomos kur ajo s’egziston por eshte nje perceptim si shprehet Xhorxh Berkli: Une e shikoj nje objekt se e perceptoj, e mendoj. Pra e mendoj une qe para mua eshte nje trendafil dhe une e shikoj; pra e mendojne KËTA qe egziston demokracia dhe ate ne e provojme, me thjeshte akoma. Thone politkanet qe jemi ne demokraci dhe po jetojme te lumtur. Prandaj rregulloni ne radhe te pareju europiane qe gjykata e Hages te jape drejtesi dhe jo te beje politike; atehere do besoj 30% se eshte nisur demokracia e vje. Ku e kam fjale; pa drejtesi s’ka demokraci/. Sot drejtesia eshte vetem 1% ne te gjithe boten peshku madh ha te vogli. Ekonomi e tregut e ka mbuluar korrupsion masiv deri sa çpiken dhe ofshoret e nuk i asgjesone dot (!)., Pra e dine ku eshte e keqja, e thone dhe nuk marrin asnje mase. eshte çudi apo demokraci, eshte mashtrim apo eshte liri, eshte kataklizmo apo eshte çpikje madhore. te gjithe shesin mend dhe shkenctaret dhe injorantet, nder politikanet i rpanojne te dya.